Grupi Parlamentar i Frontit Europian në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dërguar një letër formale katër instrumenteve kyçe të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon një vlerësim urgjent dhe ekspertizë mbi drejtësinë selektive pas tragjedisë në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj. Letra është adresuar drejtpërdrejt te: z. Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut; znj. Claire Bazy, Kryetare e Komisionit të Venecias; znj. Livia Stoica Becht, Sekretare Ekzekutive e GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit); z. Theodoros Rousopoulos, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të…
Author: Hamdi Kumanova
Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht informon opinionin se qëndrimi i kryetarit të komunës së Vrapçishtit, z.Isen Shabani për kandidaturë të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale është qëndrim personal i tij dhe jo i strukturave të Aleancës në degën e Vrapçishtës. Dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapcisht qëndron pas çdo vendimi në fuqi që ka marë Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Sa i përket zgjedhjeve lokale që vijnë dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrpaçisht do të jetë në koordinim të plotë me organet qendrore të partisë. Kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Vrapçisht…
Gjatë 24 orëve të fundit territori I Maqedonisë së Veriut u përfshi nga nja valë me lagështi duke kushtëzuar rreshje të shiut që vende-vende ishin me procese në formë të motit të lig. Në 24 orët e fundit, sipas MeteoAlarm, më shumë shi ka rënë në Demir Kapi – 40 litra në metër katror, në Pozharanë 42 litra, Kumanovë 26 litra e kështu me radhë. Me ndryshimin e motit shënohen edhe procese intensive të motit të lig. MeteoAlarm njofton se për herë të parë këtë sezon, moti I lig shënohet në fshatin Novak të Qendrës Zhupa. …
Para Kuvendit nisi protesta e qytetarëve në organizimin e Nismës “Kush është i radhës”. Kjo protestë mbahet pas dy protestave të kaluara për tragjedinë në Koçan, ku mbetë të vdekur 59 persona.
Hungaria ka dërguar policë në Bosnjë dhe Hercegovinë për të ndihmuar Milorad Dodikun të largohet nga vendi në rast arrestimi, shkruan media zvicerane Schweizer Fernsehen (SRF). “Me mbështetje për Dodikun, veprojmë si kundërpeshë ndaj Perëndimit që po ushtron presion mbi të”, ka thënë zv/ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Levente Madar, për SRF. Ai nuk sheh problem në kërcënimet e vazhdueshme të Dodikut për shkëputje, të cilat destabilizojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Përkundrazi, ai mendon se Perëndimi “me politikën e tij në fakt po i shtyn drejt ndarjes serbët e Bosnjës”. Në ditën kur u dha vendimi i shkallës së…
Shoqata e pensionistëve Dibër-Qendër Zhupë ka shprehur shqetësime për hallet e shumta me të cilët ballafaqohen mbi 2500 pensionistë të kësaj ane. Problemet kryesore kanë të bëjnë me numrin e madh të pensionistëve që marrin pensione të ulëta, si dhe me atë se çfarë do të bëhet me pleqtë e vetmuar, numri i të cilëve po rritet nga viti në vit për shkak të migrimit masiv të popullatës së re. Kryesia e shoqatës në fjalë ka ndërmarrë shumë aktivitete për përmirësimin e situatës, por duket se kjo është e pamjaftueshme. Pensionet që i marrin pjesa më e madhe e pensionistëve…
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, sot në një konferencë për media njoftoi se më 2 prill do të protestojnë në rrugët e Shkupit. Kjo vjen pasi të martën Qeveria miratoi informacionin se paga minimale do të rritet për 1800 denarë neto, dhe sipas LSM-së, vendimi është i kundërligjshëm, transmeton Portalb.mk. Ai tha se vendimi i Qeverisë që në mënyrë të njëanshme të miratojë informacionin, sipas të cilit është përcaktuar paga minimale, është në dëm të punëtorëve në Maqedoni dhe mospranimi i propozimeve për shumën. Sipas Trendafilovit, nuk ka negociata me shumicën e sindikatave të degëve…
Në drejtim të integrimit të përshpejtuar rajonal të tregjeve energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregjet tashmë të organizuara të Evropës Qendrore dhe Juglindore, ShA MEPSO sot ishte nikoqire e takimit në të cilin morën pjesë përfaqësues të SELeNe CC nga Greqia dhe përfaqësues të operatorëve të sistemeve transmetuese nga Kosova dhe Shqipëria, KOSTT dhe OST-ja. Siç u theksua gjatë takimit, bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i tregut të brendshëm të energjisë elektrike nuk mund të zhvillohen pa një Qendër koordinuese rajonale. Përfaqësuesit e operatorëve të sistemeve vunë në dukje se secili prej tyre tashmë ndodhet në një fazë të…
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar aktakuzë kundër 20-vjeçarit Vasill Jovanov, i cili në mbrëmjen e 29 janarit e ka shkelur për vdekje Frosina Kullakovën. Vepra për të cilën ngarkohet Jovanov, është sipas nenit 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 291 paragrafi 1 i Kodit Penal. Dënimi maksimal për këtë vepër është 20 vite burg. Sipas Prokurorisë, Jovanov fare nuk ka pasur leje për vozitje. “Sipas provave, më 29 janar, 15 minuta para mesnatës, i akuzuari pa poseduar fare patentë shoferi ka drejtuar automjetin “Pezho 207” në pronësi të babait të tij. Nuk u është përmbajtur rregullave dhe…
Ministri për Çështje Evopiane, Orhan Murtezani, ka reaguar pas kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim për ndërhyrje urgjente nga Komisioni Evropian në RVM, pasi siç thonë, Qeveria ka kapur plotësisht sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjyqësorin. Në një prononcim për gazetën LAJM, Murtezani tha se BDI-së nuk i intereson zbulimi i të vërtetës, por mbulimi i saj. Sipas tij, BDI-ja gjatë 22 viteve në pushtet ndërtoi një sistem të drejtësisë që i djeg të gjallë njerëzit. “BDI-së nuk i intereson zbulimi i të vërtetës, përkundrazi, asaj i intereson mbulimi i së vërtetesë. Pas 22 viteve në pushtet duke ndërtuar vetë këtë…
Nga gjithsej 12 shkolla fillore dhe gjashtë të mesme në Tetovë, katër prej tyre plotësojnë rregullat për mbrojtje kundër zjarreve, shkruan Alsat. Mungesa në aspektin e mbrojtjes kundër zjarrit, inspektorati ka vërejtur edhe në Universitetin e Tetovës dhe tek Enti për Punësim. “Mbikëqyrja është kryer në gjitha shkollat fillore e të mesme, kopshtin e fëmijëve dhe institucioneve shtetërore që gjenden në territorin e komunës së Tetovës. janë inspektuar 12 shkolla fillore, 5 të mesme, dy shkolla qendrore, Maarif, UEJL UT dhe çerdhet. Nga të gjitha mbikëqyrjet e realizuara, inspektorët kanë konstatuar se nga gjitha objektet e kontrolluara, plotësisht plotëson kushtet…
Nga sot Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka hapur konkursin për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë, i cili do të nxisë zhvillimin e industrive kreative në vitin 2025. I ndarë në gjashtë zëra – festival i industrive kreative që zgjat së paku 15 ditë, festival i industrive kreative që mbahet në vazhdimësi dhe janë realizuar të paktën dhjetë edicione, festival i industrive kreative që mbahet vazhdimisht dhe janë realizuar të paktën pesë edicione të një koleksioni të industrisë/arteve të ndryshme. Fituesit, ku në zërin e parë kanë të drejtë të konkurrojnë komunat, do të mbështeten me një…

