Arben Taravari konfirmoi se liderët e VLEN-it sonte do të jenë për iftar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan TV21. Mes tjerash Taravari tha se pritet të diskutohet edhe për tema politike. Por, mohon se në takim do të flitet për atë se kush do të jetë lider i koalicionit VLEN. “Sonte të gjithëve na ka thirrur z. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës për një iftar. Mes tjerash mendoj se do të bisedojmë edhe tema politike, por as që është diskutuar se kush është lider i VLEN-it. Nëse ju ofrohet një gjë e tillë a do ta pranoni? As që e…
Author: Hamdi Kumanova
Struganët kërkojnë nga organet kompetente lokale që të bëjnë kontroll të detajuar në të gjitha objektet gastronomike në bregun e Strugës, në mënyrë që siç thonë ata të parandalohet puna joligjore, shkruan Alsat. “Gjithçka është ndërtim pa leje. Nuk ka asgjë normale. Kjo është thirrje për të gjitha komunat e vendit. Le t’i thirrin mendjes ata që janë nëpër institucione se çfarë mund të ndodhë”, tha një qytetar. “I gjithë sistemi nuk funksionon siç duhet. Jemi dëshmitarë si zjarrfikës, ndërkohë që jemi në intervenime”, u shpreh një qytetar tjetër. Një grup qytetarësh të Strugës i kanë dërguar shkresë komunës duke…
Shkruan: Naser Pajaziti Një iftar me shkas sot në Prishtinë do ta shtroj kryeministri Albin Kurti me krerët e koalicionit VLEN. Përpos shtrëngimit të duarve, hurmave dhe aminit në prag të përfundimit të muajit të Ramazanit, ky iftar e ka në tryezë edhe faktin se çka po ndodhë me Qeverinë e koalicionit me VMRO-DPMNE dhe sidomos kërshëria se çka po ndodhë me VLEN, pas debateve të fundit për zgjedhjet lokale se a do shkojnë dorë për dorë apo të ndarë për të matur secili se sa e ka kaçikun?! VLEN nuk është më një koalicion në opozitë, por një forcë…
Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit është duke analizuar informacionet nëse ish zyrtarët, deputetët dhe ish deputetët të cilët para një muaji u gjobitën për shkak të mos paraqitjes së pasurisë, e kanë kryer këtë obligim pasi janë gjobitur. Kryetarja e komisionit Antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska, thotë se megjithatë ka mangësi ligjore për këtë obligim. “Të mos lejojmë që me pagesën e gjobave të amnistohen të gjithë personat e zgjedhur apo të emëruar nga obligimi për paraqitje të gjendjes së pasurisë. Nëse konfirmohet se një pjesë e atyre personave nuk kanë dorëzuar listë anketuese edhe përskaj pagesës së gjobës, do të…
Qyteti në juglindje të Serbisë, Piroti, e ka shpallur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si person të padëshiruar në territorin e qytetit. Kuvendi i Qytetarëve të Pirotit miratoi një vendim ku shpalli Vuçiqin si “persona non grata”. Ky vendim ka ardhur pas një kërkese për të zbardhur qëndrimin e autoriteteve lokale ndaj dhunës të ushtruar gjatë protestës “15 për 15” që u mbajt në Beograd më 15 mars, ku studentët dhe qytetarët u sulmuan nga forcat e sigurisë, shkruan mediumi Nova. Po ashtu, Kuvendi ka kërkuar nga kryetari i Pirotit, Vladan Vasiq, që të informojë qytetarët lidhur me çdo mbështetje…
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër А.М.(36) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“ dhe kundër XH.SH.(57) dhe S.М.(31), të gjithë nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“. Më 20.03.2025 në Kumanovë, i raportuari i parë ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët kanë kryer detyra zyrtare, ndërsa ka tentuar të përdorë edhe send të mprehtë. I raportuari i dytë dhe e raportuara e tretë i…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari edhe njëherë ritheksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i mbulon të gjitha shpenzime e personave të lënduar nga zjarri në Koçan, përfshi dhe harxhimet e 2 nga familjarët e secilit pacient që ndodhet për kurim jashtë vendit, shkruan Alsat. “Për të gjithë pacientët kurimi është falas, zero denarë. Për të gjithë pacientët, nga dy anëtarë të familjes është siguruar biletë aeroplani, apo në rast se kanë udhëtuar me autobus apo diçka tjetër, transporti është siguruar, plus është siguruar edhe vendosja për dy anëtarë të familjes të secilit pacient, për të gjithë.…
Filantropi dhe biznesmeni i njohur, Lazim Destani, edhe këtë Ramazan ka vazhduar traditën për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ai ka ndarë disa kuponë për këto familje dhe ka bërë thirrje të ndihmohen personat në nevojë, shkruan Zeri.info. “Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaji i sakrificës fizike, por është dhe muaji i ndërtimit të personalitetit të qëndrueshëm, të devotshëm e të mbushur me vlera morale. Në qendër të këtyre vlerave është virtyti i solidaritetit. Le të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për familjet në nevojë. Ndihem mirë që, falë Zotit, me ‘Ecologun’ po e vazhdojmë mbështetjen tradicionale…
Pas një mbledhjeje të përbashkët mes anëtarëve të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ku janë dhënë udhëzime për kontrolle të jashtëzakonshme në objektet dhe institucionet që janë në kompetencë të pushtetit lokal, komuna Qendër ka kryer kontrolle të ndërtesave kolektive, shkollave por edhe kafenetë e restorantet në territorin e kësaj komune. Kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski për “Alsat” tha se kontrolle janë kryer me qëllim për të parë nëse këto objekte kanë të instaluara hidrantë por edhe aparate kundër zjarrit. “Lista jonë është zgjeruar, me çka përballemi me fasada të vjetra të ndërtesave të cilat, një pjesë e…
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka uruar besimtarët mysliman për Fitër Bajramin ndërkohë që njoftoi se manifestimi qendror do të mbahet në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup. Përveç kësaj, BFI njoftoi se namazi i sabahut do të falet në ora 05:47 ndërsa namazi i Bajramit 07:02.
Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Michalis Rokas njoftoi sot se në cilat fusha dhe institucione Maqedonia ngec më shumë në agjendën e saj të reformave. “Do të thosha dy fusha ku duhet të fokusohemi më shumë: shteti i së drejtës dhe administrata publike. Nevojitet një administratë publike kompetente që mund të zbatojë të gjitha reformat. Ne po punojmë shumë për sundimin e ligjit dhe e dimë se është një prioritet i lartë. Vitet e fundit ka stagnuar dhe prandaj duhet të kemi hapa konkretë përpara dhe t’i kemi shumë shpejt”, tha Rokas në një konferencë…
Rreth mesnatës, N.B nga Tetova ka raportuar në polici se vajza e saj 19-vjeçare është larguar nga shtëpia. Siç thuhet në raportin e policisë, vajza mund të të jetë larguar me një 23-vjeçar nga Shkupi. “Më datë 28.03.2025 në ora 00:30 në SPB Tetovë, N.B. (51) nga Tetova ka raportuar se vajza e saj A.B.(19) është larguar nga shtëpia. Sipas kallëzimit, ka mundësi që ajo të jetë larguar së bashku me personin E.S. (23) nga Shkupi”, thuhet në raportin e policisë.

