Author: Hamdi Kumanova

Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti edhe njëherë ka reaguar lidhur me vendimin për të mbajtur brenda në paraburgim ish ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas Ahmetit, Kabare Klubit i ka skaduar licenca nga Ministria e Ekonomisë në mars të vitit 2024, katër muaj para se Kreshniku ta përfundojë mandatin si ministër Më tej, ai sqaron se afro një vit pasi Kreshniku nuk është më në detyrë, përkundër që objekti s’ka pasur licencë aktive, dhe përkundër që është bërë ndryshim funksioni, fajin po ia atribuojnë atij, e jo atyre që aktualisht kanë përgjegjësi institucionale. Postimi i plotë: Absurditet pa kufij.…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 28 .03.2025 në orën 17:20. në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat O.A. (25) dhe M.A.(23), të dy nga fshati Çelopek i Tetovës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se për shkak të keqkuptimit në komunikacion, kanë kanosur personin A.I. (35) nga fshati Sllatinë i Tetovës. Ata janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Më 28 mars 2025, në orën 21:35, në Sektorin e Policisë në Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës „Bllagoja Stefkovski“ dhe një rruge në Shkup, një automjet pasagjerësh „Volkswagen Vento“ me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga B.I. (24) nga fshati Gërçec, Shkup, ka goditur këmbësorin T.N. (54) nga Shkupi. Në aksident, T.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“. Ekipa e hetimit të aksidentit ka kryer ekzaminimin në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Për mbështetje të familjeve dhe qytetarëve të Koçanës organizohen donacione, kurse Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE harxhon 400.000 euro për anketa dhe matje të rejtingut të Mickoskit – thonë nga LSDM-ja duke adresuar kritika lidhur me tenderin e ri – furnizimi me softuerin për vlerësimin e ndikimit mediatik. Socialdemokratët thonë se mjetet e tenderit duhet të shkojnë për Koçanën. BOGDANKA KUZESKA – LSDM “Si dëshiron t`i selektojë mediat Qeveria e DPMNE-së, si pozitive, negative apo neutrale, çfarë do të ndodh nëse raportojnë negativisht, do të ndëshkohen, do të heshten? Qeveria manifeston pandjeshmëri dhe harxhime të kota në…

Lexo më Shumë

Nuk mund ta kuptojmë gëzimin e LSDM-së që të përfitojë nga ngjarja tragjike në Koçanë – kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, dyfytyrësia e tyre shihet në njërënë anë me Venko Filipçen që drejtpërdrejtë është përgjegjës për djegien e spitalit modular dhe vdekjen e 15 njerëzve, kurse nga ana tjetër partia e tij aktron përmes gjykatës se kush duhet e kush jo të arrestohet. LSDM-ja të ndalojë ta ndërtojë gëzimin mbi fatkeqësitë kolektive sikurse në Koçanë, fatin tragjik të Frosinën, Martin Neshkovskit, “Lagja e Trimave”, Tamara e vogël – thonë nga VMRO-DPMNE duke u zotuar se për këto raste patjetër…

Lexo më Shumë

Më datë 28.03.2025, në ora 15:05, në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë – Gostivar ka marë flakë automjeti udhëtarëve ,,BMW X5″ në lëvizje, të cilin e ka drejtuar A.J., nga fshati Pirok i Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga njësiti territorial i zjarrfikësve të Tetovës. Kontrollin e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.

Lexo më Shumë

Një pronar lokali ka raportuar se disa persona kanë tentuar t’i marrin para përmes metodës së njohur të reketit në Maqedoni. Ata i kanë ofruar “mbrojtje” për lokalin e tij, por pasi ai i ka refuzuar, është sulmuar fizikisht. Pas dhunës, ai ka pranuar marrëveshjen, por më pas e ka raportuar rastin në polici. “Më 26.03.2025, në ora 20:40 në Prilep, zyrtarët policorë të DPB Prilep kanë arrestuar R.R. (53) nga Prilepi, nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 258 të Kodit Penal. Më herët, po atë ditë në orën 08:00, një pronar 54-vjeçar i një lokali…

Lexo më Shumë

Banka Botërore shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e vendit në Zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA) dhe me përpjekjet e bëra nga Banka Popullore për arritjen e këtij qëllimi. Anëtarësimi do të sjellë përfitime të shumta për ekonominë e përgjithshme, ku qytetarët dhe kompanitë do të përfitojnë më shumë. Për përfitime të mëtejshme, është e rëndësishme që vendi të bashkohet me projektin rajonal të pagesave të menjëhershme të udhëhequr nga Banka Qendrore e Italisë dhe që është pjesë e Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Evropian. Kjo u theksua në takimin midis guvernatores së Bankës Popullore,…

Lexo më Shumë

Intensiteti i lëvizjes jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

Studentët do të kenë mundësi të marrin ekzaminime dentare falas dhe trajtime të përshtatshme, duke përfshirë trajtimin e kariesit, heqjen e gurëve dhe ndërhyrje të tjera. Fakulteti i Stomatologjisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në bashkëpunim me Asamblenë Studentore të Fakultetit të Fakultetit të Stomatologjisë dhe Asamblenë Studentore Universitare të UKIM-it, për herë të parë organizojnë një iniciativë, duke u ofruar të gjithë studentëve të UKIM-it mundësinë për ekzaminime dhe ndërhyrje stomatologjike falas. Kjo nismë synon të përmirësojë shëndetin e studentëve dhe t’u ofrojë atyre akses në kujdesin cilësor dentar, nën mbikëqyrjen e profesionistëve…

Lexo më Shumë

Kumanova është qyteti ku ka rënë më së shumti shi në 24 orët e fundit (26 litra për metër katror). Në Berovë kanë rënë 23 litra, ndërsa në Shkup dhe Vinicë 17. 12 në Prilep, 9 Shtip, 3 Manastir, Gjevgjeli, Kodër të Diellit, Pozhar-Radovish, 2 Tetovë, Pretor, Demir Kapi, Strumicë, 1 Ohër, Topolçan. Nga DPHM njoftojnë se për shkak të lokalitetit të reshjeve, sasia e reshjeve që bie ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më e madhe se sa matet. Moti sot është i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Temperaturat ditore do…

Lexo më Shumë