MPB njofton se me 31.03.2025, në ora 03:10, zyrtarët policorë nga SP Gostivar, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar personin B.M. (61) nga fshati Reçan i Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga INKP Idrizovë. B.M. u dënua me nëntë vjet e 11 muaj dhe i kishin mbetur edhe tre vjet, pesë muaj e 14 ditë për të kryer dënimin, në lidhje me veprat e kryera penale të dënueshme nga neni 215 dhe 247 i Kodit Penal. Ai u dërgua në INKP Idrizovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg.
Author: Hamdi Kumanova
Pensionistët do të marrin rritje prej 2500 denarë me pensionin e marsit. Do të paguhet në fund të marsit ose në fillim të prillit. Me këtë rritje, rritja totale lineare arrin në 5.000 denarë, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, duke zvogëluar dallimin mes qytetarëve më të varfër dhe më të pasur. Mickoski njoftoi se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar rritje të moshës për pensionim. Por, Qeveria e kundërshtoi këtë kërkesë, duke lejuar punë deri në moshën 67 vjeçare vetëm për ata që dëshirojnë. Gjithashtu, FMN-ja këmbënguli në rritjen e TVSH-së dhe vendosjen e një takse variabël, por…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon transparencë të plotë nga qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me aktivitetet dhe përgjegjësinë e agjencisë së sigurimit “Rubikon” në natën tragjike në Koçan. Kjo agjenci, e afërt me partinë në pushtet, ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan natën kur ndodhi tragjedia që mori 59 jetë të pafajshme. Prandaj, qeveria ka për detyrë t’i japë publikut përgjigje të qarta: • Kush janë klientët e tjerë të “Rubikon”? • A kanë pasur kontrata të rregullta sigurie dhe sigurues të licencuar? • A ka kryer ndonjëherë MPB inspektim ose kontroll mbi këtë…
Ende nuk ka njoftim për rritje të pagave për policinë, ndërsa “sindikatat e tjera heshtin”. Kështu ka njoftuar mëngjesin e sotëm Sindikata e Pavarur e Policisë, e cila sot ka publikuar rregulloren e re për pagat e punëtorëve në MPB Rritje 15 për qind në pagat në shëndetësi, rritje 7 për qind në paga në arsim, 1812 denarë rritje në pagën minimale 500. “Ende nuk ka asnjë njoftim për rritje rrogash për policinë, ndërsa “sindikatat” e tjera heshtin. SPP, si e vetmja sindikatë e pavarur në polici, po monitoron me vigjilencë situatën dhe i dërgon edhe një…
“E Majta” i paraqitën Kuvendit propozime të reja për përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët. Më konkretisht, kësaj radhe kërkojnë që pagat për punëtorët të paguhen deri në datën e pestë të muajit dhe të rritet leja e lehonisë nga 9 në 18 muaj. “Pas, për ne, “pushimet me pagesë” të paarsyeshme dhe të papërgjegjshme të deputetëve, në seancën e caktuar për nesër (e martë) do të paraqiten dy projektligje nga grupi parlamentar “E Majta: Paga e detyrueshme deri më datën 5 në vend të datës 15 të muajit, sepse punëtori nuk duhet të lihet në pezullim, në pezullim…
Është grabitur një fabrikë e kultivimit të kanabisit në fshatin Radanje të Komunës së Karbincit. “Më datë 28.03.2025, rreth orës 00:20, në SPB Shtip është raportuar një vjedhje e kërcelleve të kanabisit. Është kryer kontroll në vend dhe është njoftuar prokurori publik. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Fabrika është siguruar nga zyrtarët policorë që nga 5 mars 2025. Ndryshe, gjatë muajve të fundit në fabrikën e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore që ndodhet në fshatin Radanje të Komunës së Karbincit nuk janë regjistruar apo raportuar vjedhje”, njofton MPB.
Komuna e Zhelinës rradhitet në Top 10 institucionet me integritet dhe pa korrupsion, ka njoftuar kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nëpërmjet një postimi ne faqen e tij zyrtare ne Fejsbuk. “Sipas hulumtimit të fundit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Zhelina renditet lartë në listën e komunave sipas përqindjes së përmbushjes dhe zbatimit të sistemit të integritetit. Koncepti i integritetit është pjesë përbërëse e sistemit të qeverisjes së mirë. Integritet nënkupton kryerjen e ligjshme, të pavarur, të paanshme, etike, profesionale, të përgjegjshme dhe transparente të detyrave me të cilat zyrtarët komunal ruajnë reputacionin e tyre dhe…
Ndërsa Shqipëria po ndërton intensivisht rrugë moderne deri në Maqedoni, rruga ekzistuese që çon nga Ohri në Shën Naum dhe kufiri me Shqipërinë po riparohet gati dy vite. Nga ana tjetër, infrastruktura e re rrugore është ndërtuar vitin e kaluar. Banorët e vendbanimeve përgjatë rrugës thonë se vendoset vetëm asfalti i ri, por as rruga nuk është zgjeruar e as nuk është vendosur mur mbajtës. “Unë mendoj se disa gjëra nuk janë në rregull. Aty ku nevojitet mur mbajtës, nuk ka asgjë. Aty ku dikur ishte e lehtë të kalonin dy autobusë në rrugë, tani është edhe më e…
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vijon të veprojë në hetimin ku biznesmenë e tregtarë të derivateve, në bashkëpunim dhe të ndihmuar nga drejtorë e të punësuar në Elektranat e Maqedonisë, kanë manipuluar procedurën e tenderimit për furnizimin e TEC Negotinës me mazut. Kjo ka ndodhur brenda harkut kohor 2021 – 2023, ndërsa buxheti i shtetit është dëmtuar për 167.5 milionë euro. Tani për tani, listën e dyshuarve e përbëjnë gjithsej 13 persona. Drejtori i RKM Ratko Kapushevski, i cili njihet në opinion si person i afërt i Nikolla Gruevskit është në ndër emrat më të…
Asnjë informacion publik rreth takimit të një dite më parë të krerëve të VLEN me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Prishtinë. Për dallim prej takimeve të tjera, këtë herë nuk u publikuan as fotografi dhe as temat e diskutimit. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tavari thotë se në iftarin e mbrëmshëm me krerët e VLEN-it te kryeministri Albin Kurti janë hapur temat aktuale politike, përfshirë kombinatorikat për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Kemi diskutuar në përgjithësi, tashmë ka grupe punuese brenda VLEN-it të cilat diskutojnë për përpilimin e listave ose ndaras ose veç e veç, ose të përbashkëta…
Kryetari i opozitares LSDM, Venko Filipçe ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të thirr takim liderësh në të cilin do ta shpalos planin e tij për reforma, duke filluar nga gjyqësori, shëndetësia arsimi e deri te agjenda për integrim në Bashkimin Evropian. Reformat, sipas Filipçes duhet të jenë thelbësore. “Kam menduar në periudhën dhe ditët e kaluara dhe javën e ardhshme do të ftoj takim liderësh në Kuvend, të liderëve të partive më të mëdha politike, të cilëve dua t’ua prezantoj planin tim se çfarë unë mendoj se ne duhet ose kemi obligim të bëjmë për shtetin.…
Më datë 28.03. dhe me datë 29.03.2025 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria XH.K. (36), V.GJ. (44) dhe N.A.(24) nga Shkupi, D.P. (50) nga Kumanova dhe M.R.B. (30) nga Republika e Turqisë pasi u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë pluhuri dhe tableta. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse.

