Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij gjatë ditës së sotme ka kujtuar dy bashkëpartiakët e tij, ish-ministrin Kreshnik Bekteshi dhe ish-drejtorin Bekim Maksuti, të cilët ndodhen në paraburgim padrejtësisht në burgun e Shutkës. Ahmeti këtë e quan si një hakmarrje politike dhe se kjo padrejtësi do të marrë fund së shpejti, shkruan ai. “Dje, festën e shenjtë të Fitër Bajramit, dy shokët tanë, Kreshniku dhe Bekimi, ish-funksionarë publikë, nuk e festuan pranë familjeve të tyre. Ata e pritën këtë ditë të madhe pas grilave të burgut të Shutkës, si të burgosur politikë.…
Author: Hamdi Kumanova
Klubi i Basketbollit BC Çair 2030 ka reaguar fuqishëm pas incidenteve të rënda që ndodhën gjatë dhe pas ndeshjes ndaj KK Kumanovës, e zhvilluar dje në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi. Në një deklaratë zyrtare, klubi shpreh shqetësimin për atmosferën e tensionuar dhe thirrjet raciste të tifozëve vendas, të cilët brohorisnin fyerje me përmbajtje etnike. “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, ishte një nga parullat e turpshme që u dëgjua në sallë, duke krijuar një atmosferë të papranueshme në një ngjarje sportive. Si pasojë e këtyre skandaleve, delegati i ndeshjes urdhëroi zbrazjen e sallës, por…
MPB njofon se ka arrestuar një persona në Gostivar i cili kërkohej me urdhërarrest për shlyerjen e dënimit me burg. “Më datë 31.03.2025 në ora 03.10, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar, me urdhër të gjykatës, e kanë privuar nga liria B.M. (61) nga fshati Reçanë, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga Institucioni Korrektues Idrizovë. B.M. është i dënuar me nëntë vjet e 11 muaj, ndërsa i kanë ngelur për të mbajtur burg edhe tre vjet, pesë muaj e 14 ditë. Ai është dërguar në Burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin me burg”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Me rastin e 31 Marsit “Ditës së Gjyqësorit të Maqedonisë”, ministri i Drejtësisë Igor Filkov dërgoi një mesazh urimi në të cilin theksoi se gjyqësori duhet të ketë kapacitet dhe njohuri për të ndërtuar një sistem efikas, transparent dhe të përgjegjshëm që do të sigurojë drejtësi për të gjithë. “Pavarësia e sistemit gjyqësor është themeli i shtetit të së drejtës dhe garancia e shtetit të së drejtës. Pa një gjyqësor të pavarur, drejtësia bëhet e paarritshme dhe besimi i qytetarëve tronditet. Gjyqësori duhet të ketë kapacitetin dhe njohuritë për të ndërtuar një sistem efikas, transparent dhe të përgjegjshëm…
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku një neurolog ka ushtruar dhunë fizike ndaj kolegëve të tij në repartin e Urgjencës. Sipas informacioneve të para, mjeku kishte pësuar një aksident me makinë dhe më pas ishte paraqitur vetë në Urgjencë për trajtim mjekësor shkruan Pa Censurë! Por, situata mori një kthesë të papritur kur neurologu filloi të sillet në mënyrë agresive ndaj stafit mjekësor. Sipas dëshmitarëve, ai ka goditur me grushta disa nga kolegët e tij, duke krijuar panik dhe tension në ambientet e spitalit. Mjeku kujdestar ka njoftuar menjëherë policinë, e cila…
Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”, zyrtarët policorë kanë ndaluar Z.S. (29) nga fshati Vrutok i Gostivarit. “Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor është konstatuar se Z.S ka qenë duke vozitur automjetin “Golf” me shpejtësi 173 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë. Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme”, njoftojnë nga MPB.
Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë që qindra persona të kërkojnë ndihmë vetëm në Urgjencën e Tetovës. Vetëm sot, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 120 pacientë kanë shprehur ankesa nga ushqimi. Ata në urgjencë erdhën me simptome si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku. Mjeku kujdestar, Kujtim Rexhepi nëpërmjet TV21 ka apeluar deri te qytetarët që të bëjnë regjim ushqimi. “Të kenë kujdes me ushqimin, veçanërisht ditët e para”, tha Rexhepi.
Edhe një punonjës prokurorie në Shkup është transferuar në Prokurorinë për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Parashtresat kundër prokurores Haxhi Vasileva deri tek organet kompetente i kanë dorëzuar punonjësit e Prokurorisë Themelore të Shkupit. Ajo dyshohet se në muajin shkurt të këtij viti, ka ftuar disa persona në bisedë informative dhe ka kryer presion të paparë ndaj tyre dhe kërcënime që të pranonin të jepnin deklarata në dëm të disa gjykatësve në Gjykatën e Apelit, se gjoja i kanë paguar shumë të caktuar për shërbime gjykatësve për lëndë të cilat ajo vetë i ka caktuar, për vendime të…
Në raportin e Misionit Monitorues Reaktiv (RMM) të UNESCO-s, i cili ishte në Ohër marsin e kaluar, shkruhet se derisa misioni po i afrohej Ohrit, ka vërejtur një tjetër kantier ndërtimi në kodrën e pyllëzuar të Goricës. Bëhet fjalë për ndërtimin e një hoteli tjetër në një zonë që dikur ka qenë e pyllëzuar, por në të cilën janë ndërtuar në mënyrë progresive objektet turistike. Qendra e Trashëgimisë Botërore nuk ishte njoftuar për ndërtimin e këtij kompleksi të ri përpara se të merrej vendimi për ndërtimin e tij, siç kërkohet nga paragrafi 172 i udhëzimeve operative. Ekspertët theksojnë se pas…
Para se të synohet integrimi në Bashkim Evropian, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të integrohen më mirë mes vete, duke krijuar një kornizë ligjore të favorshme dhe duke ofruar mbështetje për bizneset vendore. Kështu thotë drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Durim Zeqiri. Ai thekson rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke propozuar disa masa kyçe për rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e barrierave që pengojnë zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Zeqiri në një intervistë për KosovaPress flet edhe për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për procesin e liberalizimit…
Pas denoncimit nga punonjësit e policisë se gjatë kontrollit rutinë të një automjeti pasagjerësh kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të produkteve të ëmbëlsirave të skaduara, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, kanë kryer kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit. Policia gjeti 34 pako me të ashtuquajturat produkte “flips” dhe 35 pako orizi me shije të ndryshme, meze dhe produkte të tjera ëmbëlsirash në një sasi prej 250 kilogramësh. Është konstatuar se produktet e gjetura kanë qenë të skaduara, më pas si të pasigurta janë konfiskuar nga shërbimet inspektuese të…
MPB njofton se me datë 30.03.2025 në ora 22.45 në NjP Gallatë, S.A.(22) nga fshati Vrapçisht ka raportuar se në vendin e quajtur Jasika, në një fushë të rrethuar me gardh teli dhe në shtëpizat ku mbante qen të racës pitbull, ka vërejtur se është vrarë një qen, me gjasë me send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

