MPB njofton se sot (31.03.2025), zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë gjetur dhe kanë kryer intervistë zyrtare me L.M. nga Shkupi, pasi ai me datë 28.03.2025 me makinë ka lëvizur në trotuar dhe në zonën e gjelbëruar të bulevardit “Goce Dellçev” në Bit Pazar në Shkup, duke rrezikuar kështu sigurinë e këmbësorëve. Video e këtij është shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Nga MPB njoftojnë se kundër L.M janë bërë parashtresat përkatëse.
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti I VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski me kritika ndaj ushëheqësve të sindikatës sipas tij, “Kashikovski nga Sindikata me pagë mbi 50.000 denarë, njëkohësisht akuzojnë edhe Trendafilov dhe njerëzit rreth tij për të ardhura të mëdha”. BRANE PETRUSHEVSKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË “Sipas informacioneve që na kanë mbërritur nga sinjalizuesit e SSM-së, Stojançe Kashikovski Kryetari i sindikatës së punëtorëve në sektorin e hotelierisë, turizmit dhe sektorit komunal e banesor, përveç pagës fiton edhe të ardhura vjetore shtesë. Të ardhurat e përgjithshme të Kashikovskit në vitin 2023, ku përfshihen paga dhe të ardhurat e tjera, ishin mbi 810.000 denarë. Këta janë sindikalistët e…
E treta e vërteta. Kështu mund të cilësohen paralajmërimet e kompetentëve për vendosjen e orëve shtesë të rrymës më të lirë gjatë ditës. Shtatori pritet të ofrojë më të qarë si për luhatjet e çmimeve në bursa, por edhe nga prodhimin vendor i rrymës si dhe baraspesha midis rrymës së prodhuar ditën dhe natën apo nga thëngjilli, era, uji dhe dielli si dhe nga raporti i importit dhe eksportit të rrymës. Pas mos realizimit të këtij objektivi para vitit të ri, dhe në korrik të këtij viti, si duket një lehtësim për buxhetin familjar në Maqedoni do të presë shtatorin…
Fyerjet ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit si dhe sulmi ndaj sportistëve dhe autobusit të Klubit të Basketbollit “Çair” në Kumanovë janë një skenar i radhës për destabilizim dhe tensione ndëretnike. E gjithë kjo është në vazhdën e tentimeve për defokusim të opinionit nga përgjegjësia e Qeverisë për tragjëdinë në Koçan. Ajo që u tentua me fishekzjarret e qëllimshme në Butel, tani u vazhdua me fyerje dhe sulme në Kumanovë, ku fatkeqësisht ky qytet përsëri rikthehet në poligon të skenareve për destabilizim. I bëjmë thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe veçanërisht zëvendës ministrit, Astrit Iseni që të kapin sulmuesit,…
SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër N.I. (26) nga Vinica për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 27 shkurt 2024 në Shtip, nëpunës policorë kryen kontrolle të raportuarit dhe më vonë kontrolluan shtëpinë e tij, ku u gjet dhe u sekuestrua marihuanë, amfetaminë dhe MDMA.
Me datë 30.03.2025 në ora 10:00 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë kanë ndaluar R.Sh. (32) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 09:30 për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike ka sulmuar fizikisht F.B. (65) dhe A.B. (41) nga Shkupi, duke përdorur një send metalik, ndërsa R.Sh. ka raportuar se më parë ishte sulmuar fizikisht nga D.B. (43) dhe K.B. (21), të dy nga Shkupi, duke përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse.
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.P.(58) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi pa leje i armëve dhe lëndëve plasëse”. Më 17.10.2024 në Kumanovë, nëpunës policorë kanë bastisur shtëpinë e të raportuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën ai nuk kishte leje.
“Nëse jeni të sigurt se doni të shkojmë në zgjedhje le të shkojmë dhe t’i matim forcat, bashkë me zgjedhjet lokale të bëjmë edhe zgjedhje parlamentare. Nëse doni ju, unë nuk kam problem që tani ta dakordojmë atë punë”, tha Hristijan Mickoski. Para 5 muajve në seancën e parë për pyetje deputetësh këtë e tha kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur sfidës së kryetarit të LSDM, Venko Filipçe i cili kërkoi dorëheqjen e tij. Javën e kaluar Mickoski tha se jo të gjitha partitë opozitare kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe përsëriti se nëse pajtohen për zgjedhje të parakohshme, ata janë…
Me datë 30.03.2025 në SPB Shkup, një 39 vjeçar nga Shkupi ka raportuar se me datë 29.03.2025 në shtëpinë e tij në zonën e Kisella Vodës është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja S.T. (39). Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më datë 30.03.2025 në ora 14:11 në SPB Shkup, Z.N. (71) nga Shkupi ka raportuar se me datë 29.03.2025 rreth orës 12:30, duke ecur në shpatet e Vodnos, ka gjetur një granatë, të cilën e ka marrë me vete. Predha u konstatua se ishte e kalibrit 75 mm, e Luftës së Dytë Botërore dhe u mor për përpunim të mëtejshëm.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që lidh Mavrovën me Gostivarin, njofton portali Lokalo.mk. Trafiku po zhvillohet me vështirësi për shkak të kushteve të motit dhe aksidentit, ndërsa ende nuk ka informacione për të lënduar.
Nga 1 prilli 2025, Byroja për Prokurime Publike do të vërë në funksion versionin e ri të përmirësuar të “Sistemit Elektronik për Prokurime Publike”, i cili do të ofrojë funksionalitete të reja dhe mjete të avancuara për të lehtësuar punën si për autoritetet kontraktuese ashtu edhe për ofertuesit, njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, përcjell TV21. Sipas saj kjo është një reformë e cila do të përmirësojë procesin e prokurimeve publike, duke rritur transparencën dhe efikasitetin. Një tjetër përmirësim është “shkurtimi i kohës për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit”, si dhe rritja e sigurisë dhe integritetit në përgatitjen e ofertave.

