Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica nga data 15.11.2024 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve. Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale Р1312, në fshatin Bashino është e mbyllur për çdo lloj komunikacioni. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër një zyrtari policor i cili u ka zbuluar personave të tretë materiale zyrtare, raporton Portalb.mk. Më datë 30.03.2025, pas informacioneve të marra paraprakisht për vepër të kryer penale “zbulimi i sekretit zyrtar” nga neni 360 i Kodit Penal, nga nëpunësit policorë të Departamentit për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale, në koordinim me PTHP NKOK, është kryer një aksion i koordinuar policor dhe janë kryer veprime hetimore për bastisje të banesave, automjeteve dhe personave në zonën e SPB Veles. “Gjatë zbatimit të aksionit policor dhe masave dhe aktiviteteve…
Ndalesa për përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirë të mbyllur dhe rritje e gjobave për persona fizikë dhe juridikë propozohet në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike i cili është në rend dite në mbledhjen e sotme të 42-të të Kuvendit. Zgjidhja ligjore propozohet nga disa deputetë të OBRM-PDUKM-së pas tragjedisë në Koçan në të cilën më 16 mars në zjarrin në diskotekën “Pulse” jetën e humbën 59 persona ndërsa ishin lënduar më shumë se 190. Në sqarimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit, i cili propozohet të miratohet me procedurë të shkurtër, deputetët…
Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e ka cilësuar kyç për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin NATO-Bashkim Evropian. Në një shkrim në X ajo ka njoftuar të hënën në mbrëmje për takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. “Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ajo. Ndërkohë Sorenseni ka shkruar se “mezi pret bashkëpunimin e ngushtë”.
Policia ka njoftuar se më 31 mars, rreth orës 20:20 një qytetar nga Shtimja, B. Bungu,62 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në rrugën “Tahir Sinani” dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime. Policia bën të ditur se pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.A nga Gjilani. “Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 664.80 euro iu kthyen asaj me procesverbal”, thuhet në njoftim. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin B. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt…
Kina filloi të martën stërvitje të përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe forcave raketore rreth Tajvanit si një “paralajmërim i ashpër kundër separatizmit” dhe e quajti presidentin tajvanez, Lai Ching-te, një “parazit”. Ndërkohë, Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për t’iu përgjigjur marinës kineze që iu afrua brigjeve. Stërvitjet përreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, vijnë pasi muajin e kaluar Lai e quajti Pekinin një “fuqi e huaj armiqësore”. Kina e konsideron Lain si një “separatist” dhe, në një video që shoqëronte njoftimin për stërvitjet, ai u paraqit si një insekt…
Një test i shpejtë që shfrytëzon fuqinë e AI është vendosur për të transformuar diagnozën e një gjendjeje të mushkërive që prek 3 milionë njerëz në Britaninë e Madhe. Dy të tretat e atyre me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) as nuk e dinë se e kanë marrë atë, por është shkaku i dytë më i zakonshëm i shtrimeve urgjente në spital, shkruan skynews. Dr. Simon Rudland, një mjek i përgjithshëm në Suffolk, është i emocionuar për potencialin për të ofruar diagnozë të shpejtë dhe të arritshme. Dhe në vend të testeve që mund të zgjasin gjysmë ore ose më…
Memedali Jusufi Ballkani eshte i njohur ne histori si fuqi barroti dhe aleanca tre paleshe Kosove-Kroaci -Shqiper eshte nje kunderpergjigje e botes Serbe-thote profesori Univerzitar dhe eksperti i sigurise Bashkim Selmani ne emisionin rajonal “Pa Kufij” , sipas tij vullneti politik eshte me i rendesishmi ne kete dokument te firmosur per mareveshje ushtarake ne mes Shqiperise-Kroacise dhe Kosoves. Selmani pohon se kesaj aleance se shpejti mund ti bashkohet edhe Bullgaria, sepse ky shtet ballkanik ndane te njejtat vlera ne kuader te Natos me Kroacine, Shqiperine dhe Kosoven Nga ana tjeter edhe eksperti tjeter i sigurise Selim Ibrahimi per mareveshjen Kroaci-Kosove-…
Një lëshues raketash dërgon re pluhuri në ajër ndërsa vërtitet nëpër një fushë drejt vijës së qitjes. Pak çaste më vonë vjen një numërim mbrapsht i një ushtari, nga pesë në ‘Zjarr!’, përpara se një raketë të gjëmojë në qiell. Shpërthimet dhe bumet nga ushtrime të tilla stërvitore ushtarake janë aq të vazhdueshme sa vendasit në qytetin e vogël të Munsterit mezi i vënë re më. Por jeta atje do të bëhet edhe më e zhurmshme. Ushtria gjermane, Bundeswehr, kohët e fundit njoftoi një rritje masive të investimeve pasi parlamenti votoi për të përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes nga rregullat strikte…
Irani i është përgjigjur kërcënimeve të Donald Trump duke thënë se nëse sulmohen do tu drejtohet armëve bërthamore. Vendet perëndimore kanë akuzuar Teheranin për dekada të tëra se kërkon të marrë armë bërthamore. Por Irani i hedh poshtë këto akuza dhe siguron se programi i tij bërthamor ka qëllime ekskluzivisht paqësore. Në një intervistë për NBC, Donald Trump kërcënoi se do të bombardojë Iranin nëse nuk ka marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit. “Nëse ata nuk nënshkruajnë një marrëveshje, do të ketë bombardime,” tha Trump. Ndërsa Ali Larijani, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, paralajmëroi se nëse…
Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se Londra është e gatshme për bisedime për një marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Bashkimin Evropian. “Tani është koha për të forcuar bashkëpunimin me partnerët tanë për të garantuar sigurinë tonë në vitet në vijim,” tha ai në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais. Lammy kujtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk është më anëtare e BE-së. “Ne po punojmë me partnerët tanë evropianë dhe me NATO-n për të studiuar të gjitha mundësitë për të forcuar koordinimin midis aftësive tona ushtarake, duke përfshirë promovimin e investimeve më të mëdha private në mbrojtje,” shpjegoi…
Polonia dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një kontratë me vlerë gati dy miliardë euro për ofrimin e mbështetjes logjistike për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, njoftoi ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. “Siguria e qiellit polak është e paçmuar”, u tha Kosiniak-Kamysz gazetarëve. Sipas Reuters, marrëveshja përfshin mbështetje teknike dhe trajnime dhe ka të bëjë me mbështetjen logjistike për sistemin Patriot brenda forcave të armatosura polake. Ministria polake e Mbrojtjes njoftoi se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësojë gatishmërinë operacionale të Patriot, të cilët përbëjnë bazën e të ashtuquajturit program Wisla. Qëllimi i këtij programi…

