-Fati, atë mëngjes, nuk ishte me komisarin! – Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të aviacionit shqiptar të të gjitha kohëve. Ai ishte njëri nga pilotët e grupit të parë që u përgatit, që nga fillimi, në shkollën tonë të aviacionit, në Vlorë. Pra, Luto Sadikaj është “prodhim vendi”, njëqind për qind. Jo vetëm kaq. Luto Sadikaj, “u gatua” e u perfeksionua deri në avionët e sofistikuar të kohës, Mig-21, në aerodromet shqiptarë, me instruktorë vendas, sipas kursit të përgatitjes luftarake dhe rregulloreve shqiptare të aviacionit, në kushtet kur limitet pakësoheshin vazhdimisht dhe pa patur avionë dyvendësh.…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin që ka ndodhur pas mesnate te Posta e Kosovës në Zveçan. Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani bëri të ditur për Telegrafin se janë hedhur dy granata. Ai njoftoi se njëra ka shpërthyer, gjersa tjetrën ekipet përkatëse e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar. “Ka dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha Elshani. Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës tha se Policia po heton në ndriçimin e rastit. /Telegrafi/
Ndonëse ka kaluar një javë prej kur Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë kanë prezantuar një marrëveshje për t’iu dhënë fund luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë në rajonin e Detit të Zi – dhe për t’i hapur rrugën armëpushimit të gjerë – shumë gjëra kanë mbetur në vend. Në fakt, një përpjekje më e gjerë për të pauzuar luftën më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore është nën tendosje të madhe, e tërhequr në tri drejtime të ndryshme, nga tre presidentë dhe me tri prioritete ndryshe-ndryshe. Ndërkohë luftimet vazhdojnë në fushëbetejë dhe gjithandej nëpër Ukrainë. Autoritetet ukrainase kanë…
1 Prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të festës së Fitër Bajramit, do të jetë 1 Prilli). Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milionë në 1,2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme. Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të…
Visar Ymeri ka thënë se trysnia më e madhe për krijimin e qeverisë së re duhet ti bëhet Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në Debat Plus ka thënë se si partia e parë dhe si partia e cila ka qenë deri më tani në pushtet duhet të jetë më e qartë se çka donë me bë. “Trysnia kryesore që duhet me u bë është karshi Lëvizjes Vetëvendosje, tash për tash, sepse Vetëvendosje natyrisht si partia më e madhe me numrin më të madh të deputetëve edhe duke qenë po ashtu në pushtet ish kanë deshtë më qenë më e qartë se çka…
MPB njofton se sot (31.03.2025), zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë gjetur dhe kanë kryer intervistë zyrtare me L.M. nga Shkupi, pasi ai me datë 28.03.2025 me makinë ka lëvizur në trotuar dhe në zonën e gjelbëruar të bulevardit “Goce Dellçev” në Bit Pazar në Shkup, duke rrezikuar kështu sigurinë e këmbësorëve. Video e këtij është shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Nga MPB njoftojnë se kundër L.M janë bërë parashtresat përkatëse.
Deputeti I VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski me kritika ndaj ushëheqësve të sindikatës sipas tij, “Kashikovski nga Sindikata me pagë mbi 50.000 denarë, njëkohësisht akuzojnë edhe Trendafilov dhe njerëzit rreth tij për të ardhura të mëdha”. BRANE PETRUSHEVSKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË “Sipas informacioneve që na kanë mbërritur nga sinjalizuesit e SSM-së, Stojançe Kashikovski Kryetari i sindikatës së punëtorëve në sektorin e hotelierisë, turizmit dhe sektorit komunal e banesor, përveç pagës fiton edhe të ardhura vjetore shtesë. Të ardhurat e përgjithshme të Kashikovskit në vitin 2023, ku përfshihen paga dhe të ardhurat e tjera, ishin mbi 810.000 denarë. Këta janë sindikalistët e…
E treta e vërteta. Kështu mund të cilësohen paralajmërimet e kompetentëve për vendosjen e orëve shtesë të rrymës më të lirë gjatë ditës. Shtatori pritet të ofrojë më të qarë si për luhatjet e çmimeve në bursa, por edhe nga prodhimin vendor i rrymës si dhe baraspesha midis rrymës së prodhuar ditën dhe natën apo nga thëngjilli, era, uji dhe dielli si dhe nga raporti i importit dhe eksportit të rrymës. Pas mos realizimit të këtij objektivi para vitit të ri, dhe në korrik të këtij viti, si duket një lehtësim për buxhetin familjar në Maqedoni do të presë shtatorin…
Fyerjet ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit si dhe sulmi ndaj sportistëve dhe autobusit të Klubit të Basketbollit “Çair” në Kumanovë janë një skenar i radhës për destabilizim dhe tensione ndëretnike. E gjithë kjo është në vazhdën e tentimeve për defokusim të opinionit nga përgjegjësia e Qeverisë për tragjëdinë në Koçan. Ajo që u tentua me fishekzjarret e qëllimshme në Butel, tani u vazhdua me fyerje dhe sulme në Kumanovë, ku fatkeqësisht ky qytet përsëri rikthehet në poligon të skenareve për destabilizim. I bëjmë thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe veçanërisht zëvendës ministrit, Astrit Iseni që të kapin sulmuesit,…
SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër N.I. (26) nga Vinica për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 27 shkurt 2024 në Shtip, nëpunës policorë kryen kontrolle të raportuarit dhe më vonë kontrolluan shtëpinë e tij, ku u gjet dhe u sekuestrua marihuanë, amfetaminë dhe MDMA.
Me datë 30.03.2025 në ora 10:00 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë kanë ndaluar R.Sh. (32) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 09:30 për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike ka sulmuar fizikisht F.B. (65) dhe A.B. (41) nga Shkupi, duke përdorur një send metalik, ndërsa R.Sh. ka raportuar se më parë ishte sulmuar fizikisht nga D.B. (43) dhe K.B. (21), të dy nga Shkupi, duke përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse.
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.P.(58) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi pa leje i armëve dhe lëndëve plasëse”. Më 17.10.2024 në Kumanovë, nëpunës policorë kanë bastisur shtëpinë e të raportuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën ai nuk kishte leje.

