Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada e Kosovës në Shkup, ka treguar se “One Stop Shop”, do të nis në mes të muajit prill, shkruan Alsat. Ky regjim i ri, ishte paraparë që të nis sot, por, sipas njoftimit, janë duke u bërë përgatitjet e fundit në lidhje me këtë dhe duhet ende kohë. Njoftimi i plotë: “Njoftim publik lidhur me nisjen e regjjmit të ri kufitar Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup informon opinionin publik se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të operacionalizohet në mesin e…
Author: Hamdi Kumanova
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) nesër do të protestojë në rrugët e Shkupit. Protesta vjen pasi javën e kaluar Qeveria miratoi informacionin se paga minimale do të rritet për 1800 denarë neto, dhe sipas LSM-së, vendimi është i kundërligjshëm, transmeton Portalb.mk. Sipas kreut të LSM-së, Sllobodan Trendafilov, vendimi i Qeverisë që në mënyrë të njëanshme të miratojë informacionin, sipas të cilit është përcaktuar paga minimale, është në dëm të punëtorëve në Maqedoni dhe mospranimi i propozimeve për shumën. “Që nga konferenca e fundit për media janë intensifikuar sulmet ndaj LSM-së dhe sindikatave të tjera nga partitë politike dhe drejtorët…
Ministri i Shëndetësisë, njëherit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari është përgjigjur për disa nga ngjarjet e fundit në këtë koalicion. Ai tha se si VLEN nuk kanë sinkronizim, prandaj dhe bashkimi i VLEN-it me një kryetar të përbashkët është mision i pamundur. Ai shtoi se nuk e ka ndërmend të largohet nga Qeveria, madje diçka të tillë as qe e mendon.
UNIBanka me kënaqësi njofton lojën e re shpërblyese “Bëhu milioner me UNIBankën”, ku fati juaj mund t’ju çojë deri te çmimi kryesor prej 1.000.000 denarë! E vetmja gjë që duhet të bëni është të jeni përdorues i kartave Mastercard® debit ose kredit të lëshuara nga UNIBanka, dhe ndoshta do të jeni fituesi! Merrni pjesë në lojën tonë shpërblyese, bëni të paktën 30 transaksione në periudhën nga 01.04.2025 deri më 30.06.2025, pa kufizim të shumës, dhe bëhuni një fitues i mundshëm i 1.000.000 denarëve ose i njërës prej dy shpërblimeve prej 300.000 denarëve secili. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për…
Shkruan: Hamzi Ibraimi Unë, si një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndjehem tëpër i revoltuar dhe i nënçmuar nga ajo që po shoh se si po veprojnë udhëheqësit e Komunitetit Musliman në Shqipëri. Posaçërisht jam i revoltuar me veprimet dhe qëndrimet e kreut të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ku nga ky veprim janë tronditur besimtarët musliman dhe opinionin publik në Shqipëri po ashtu edhe në Maqedoni dhe Kosovë. Qëndrime dhe veprimet që po i bën kreu Gulenist që e udhëheq këtë Komunitet është e papranueshme.Ku së fundmi, herë shihet pranimi i tij në një iftar me një oficer…
“Jemi të kërcënuar nga Rusia”. Kjo është frika më e madhe e gjermanëve që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Ushtria gjermane, kohët e fundit mori të gjitha masat për një rritje masive të investimeve pasi Parlamenti votoi për të përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes, duke tejkaluar edhe rregullat strikte të shpenzimeve të mbrojtjes, shkruan A2. Gjenerali i lartë gjerman Carsten Breuer, tha për gjigantin britanik BBC se rritja e parave është urgjentisht e nevojshme, sepse ai beson se agresioni rus nuk do të ndalet në Ukrainë: “Ne jemi të kërcënuar nga Rusia. Ne…
Policia ka arrestuar tre persona në Ferizaj, të dyshuar për vjedhje. Në njoftim thuhet se rasti i vjedhjes ka ndodhur më 31 mars, ku ata dyshohen se kanë vjedhur derivate nafte në një ekskavator, transmeton Telegrafi. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë të cilët gjenden në arrati dyshohet se kanë vjedhur derivate nafte në një ekskavator pronë e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë gjetur dhe sekuestruar tre bidonë të mbushur me derivate nafte”, thuhet në njoftim. Tutje, thuhet se tre të dyshuarit pas…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi. Në njoftim thuhet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, ku drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar në trajtim mjekësor në spital, e drejtuesi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “aksident trafiku me lëndime të rënda”.
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor si dhe Komisioni Ligjvënës-juridik. Në rend dite të seancës së Komisionit për zgjedhje dhe emërime është Debati publik për kandidatët e paraqitur për anëtar të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Në shpallje janë paraqitur tetë kandidatë, të cilët sot gjithashtu duhet të marrin pjesë në debatin publik para deputetëve. Në Komisionin Ligjvënës-juridik do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovci-Shtip dhe…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica nga data 15.11.2024 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve. Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale Р1312, në fshatin Bashino është e mbyllur për çdo lloj komunikacioni. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim…
Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër një zyrtari policor i cili u ka zbuluar personave të tretë materiale zyrtare, raporton Portalb.mk. Më datë 30.03.2025, pas informacioneve të marra paraprakisht për vepër të kryer penale “zbulimi i sekretit zyrtar” nga neni 360 i Kodit Penal, nga nëpunësit policorë të Departamentit për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale, në koordinim me PTHP NKOK, është kryer një aksion i koordinuar policor dhe janë kryer veprime hetimore për bastisje të banesave, automjeteve dhe personave në zonën e SPB Veles. “Gjatë zbatimit të aksionit policor dhe masave dhe aktiviteteve…
Ndalesa për përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirë të mbyllur dhe rritje e gjobave për persona fizikë dhe juridikë propozohet në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike i cili është në rend dite në mbledhjen e sotme të 42-të të Kuvendit. Zgjidhja ligjore propozohet nga disa deputetë të OBRM-PDUKM-së pas tragjedisë në Koçan në të cilën më 16 mars në zjarrin në diskotekën “Pulse” jetën e humbën 59 persona ndërsa ishin lënduar më shumë se 190. Në sqarimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit, i cili propozohet të miratohet me procedurë të shkurtër, deputetët…

