I.J. (30) nga Gostivari po ndiqet për “rrezikimin e sigurisë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”.
Zyra e jashtme për çështje kriminale në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal ndaj I.J. (30) nga Gostivari, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikim i sigurisë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”.
I dyshuari ka hyrë me dhunë në zyrën e prokurorit publik në Prokurorinë Publike të Gostivarit, ka bërë kërcënime, dhe më pas në korridorin e Gjykatës Themelore të Gostivarit ka sulmuar me objekt të mprehtë një polic të gjykatës.



