Për shkak të erës së fortë që frynte mbrëmë në Manastir, ra xhami i vitrinës së Degës për mbajtjen e regjistrave të gjendjes civile në qendër të qytetit. Dy vajza u lënduan dhe u dërguan me makinë të Ndihmës së Shpejtë në Spitalin Klinik.
Era e fortë shkaktoi probleme në disa vende të qytetit.
Një zjarr u regjistrua në lagjen Lavci, ku intervenoi ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, deklaroi për MIA komandanti i NJTZ Manastir, Hristijan Todorovski.
Nga era e fortë u rrëzuan disa pemë nëpër qytet dhe rrethinë, konfirmuan punëtorët e NP „Komunale“ Manastir që janë në terren, ndërsa në Nova Bitola një pemë e thyer shkaktoi dëm material në një makinë. Vendndodhjen, për siguri më të madhe të popullatës, e siguron policia e trafikut.
Nga Administrata e Punëve Hidrometeorologjike për MIA konfirmuan se goditjet më të forta të erës u regjistruan këtë mëngjes në stacionin matës Topolçani, që arritën deri në 86 kilometra në orë, ndërsa në orën 13:00 në Manastir u evidencuan goditje të erës prej 54 kilometrash në orë.



