Dje në ora 12:30, në SPB Shkup u raportua se në stacionin e benzinës në rrugën „Metodija Andonov Çento“ në Shkup, 67-vjeçari R.K. nga lagja Hasanbeg, Shkup, pasi mbushi karburant dhe parkoi traktorin „IMT“ me makinë pune të bashkangjitur me targa të Shkupit, qëndroi pranë traktorit, i cili në një moment u nis vetë dhe e shkeli me rrotën e pasme, thuhet në buletinin e policisë.
Sipas raportimit, R.K. pësoi lëndime të rënda trupore dhe u transportua në Qendrën Urgjente pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, ku në ora 20:30 vdiq.
Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa ekipi i hetuesve të SPB Shkup kreu vëzhgimin e vendit të ngjarjes.



