Asnjë informacion publik rreth takimit të një dite më parë të krerëve të VLEN me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Prishtinë. Për dallim prej takimeve të tjera, këtë herë nuk u publikuan as fotografi dhe as temat e diskutimit. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tavari thotë se në iftarin e mbrëmshëm me krerët e VLEN-it te kryeministri Albin Kurti janë hapur temat aktuale politike, përfshirë kombinatorikat për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Kemi diskutuar në përgjithësi, tashmë ka grupe punuese brenda VLEN-it të cilat diskutojnë për përpilimin e listave ose ndaras ose veç e veç, ose të përbashkëta…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i opozitares LSDM, Venko Filipçe ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të thirr takim liderësh në të cilin do ta shpalos planin e tij për reforma, duke filluar nga gjyqësori, shëndetësia arsimi e deri te agjenda për integrim në Bashkimin Evropian. Reformat, sipas Filipçes duhet të jenë thelbësore. “Kam menduar në periudhën dhe ditët e kaluara dhe javën e ardhshme do të ftoj takim liderësh në Kuvend, të liderëve të partive më të mëdha politike, të cilëve dua t’ua prezantoj planin tim se çfarë unë mendoj se ne duhet ose kemi obligim të bëjmë për shtetin.…
Më datë 28.03. dhe me datë 29.03.2025 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria XH.K. (36), V.GJ. (44) dhe N.A.(24) nga Shkupi, D.P. (50) nga Kumanova dhe M.R.B. (30) nga Republika e Turqisë pasi u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë pluhuri dhe tableta. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse.
Kryetari i Komunës së Vrapçishtes, Isen Shabani, në intervistë për Alsat tha se brenda VLEN-it shihet që ka bisedime e debat, dëgjohen mendimet ndryshe. Ai parashikon që VLEN do të prijë në zgjedhje shumë më mirë sesa Fronti Evropian.. “Nuk mund ta komentoj debatin e fundit që po ndodhë në VLEN, por mund ta bëjë një gjë tjetër që ta përshendes faktin që brenda VLEN-it ka do të thotë së paku bisedime pavarësisht epilogut në fund, por ka edhe takime, që në demokraci mendimet ndryshe sjellin kualitet. Unë besojë që ata janë më mirë të organizuar sesa Fronti Evropian”, tha…
Më datë 28.03.2025 në ora 11:23 në Stacionin policor Koçan, Urgjenca Mjekësore ka raportuar se B.S. (21) nga Koçani është sjellë tek ata me lëndime të rënda. Sipas njoftimit, ajo lëndimet i ka marrë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në Koçan. Për ngjarjen është njoftuar inspektor i punës, ndërsa një ekip nga Stacioni Policor i Koçanit ka kryer kontroll.
Me datë 28.03.2025 në ora 23:00 në SPB Shkup, një grua 42 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj në zonën e Draçevës nga bashkëshorti i saj G.T. (50) nga Shkupi, me të cilin është në procedurë divorci. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Më datë 28.03.2025 në ora 09:15 në SPB Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të R.A. (31) dhe S.A.(35) nga fshati Haraçinë, rajoni i Shkupit. Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar. Një ekip nga SPB Shkup ka bërë këqyrje në vendin e ngjarjes.TS
Me datë 29.03.2025 rreth orës 02.13 në SPB Shkup, R.H ka raportuar se me datë 28.03.2025 rreth orës 18:00 në zonën e Gazi Babës, djemtë e saj të moshës 22 dhe 16 vjeç janë sulmuar fizikisht nga N. “N”, E. “N”, E. “N”, dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë përdorë send prej metali me të cilin kanë dëmtuar veturën e tyre. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Me datë 28.03.2025 në ora 21:35 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Stefkovski” me një rrugë shërbimi në Shkup, automjeti i tipit “Volkswagen Vento” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.I. (24) nga f.Gërçec, Shkup, ka goditur këmbësorin T.N. (54) nga Shkupi. Në aksident T.N. ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Një ekip ekzaminues nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.TS
Më datë 28.03.2025, rreth orës 18:30, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Semenishtë, Shkup, automjeti i tipit “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.M. (31) nga fshati Semenisht, kishte dalë nga rruga. Në aksident Z.M. ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Një ekip ekzaminues nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.TS
Me rastin e Fitër Bajramit, kreu I BFI-së, Shaqir Ef. Fetahu, ka dërguar mesazhin e Bajramit. Sipas kreut të BFI-së, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë. Në vazhdim mesazhi i plotë; Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! “I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (Kaptina Al-A`la, 14, 15) Të nderuar besimtarë dhe besimtare,…
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër M.M. (36) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Me datë 19.09.2024 në Kumanovë, nëpunës policorë kanë kryer kontroll të të raportuarit, gjatë të cilit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.TS

