Aleanca për Shqiptarët denoncon me shqetësim inskenimin e radhës nga eksponentët e koalicionit VLEN, të cilët përmes propagandës së rreme po tentojnë të maskojnë dështimet dhe hipokrizinë e tyre politike.
Deklarata e fundit e Izet Mexhiti për mbylljen e kazinove pranë shkollave është një manipulim i pastër. Realiteti në terren flet ndryshe: qytetarët shqiptarë, në çdo qytet e lagje, janë dëshmitarë të hapjes së vazhdueshme të kazinove dhe pikave të basteve në afërsi të shkollave dhe zonave të banuara.
Kjo tentativë për të mashtruar opinionin publik nuk është vetëm qesharake, por edhe fyese për inteligjencën dhe kujtesën e qytetarëve shqiptarë. Ironikisht, është po i njëjti Izet Mexhiti që, në vend se të luftojë realisht fenomenin e bixhozit, ka kthyer Lotarinë Shtetërore në një vegël klienteliste. Kujtojmë se Mexhiti e prezantoi zëvendësdrejtorin e Lotarisë Shtetërore, Ahmet Miftarin si kuadër të VMRO-së, ndërkohë që ai rezulton të jetë bashkëpunëtor i afërt i vetë Mexhitit dhe kuadër i Lëvizjes Demokratike. Po ashtu, emërimi i të afërmve të tij në Bordin e Lotarisë dëshmon për abuzimin flagrant me institucionet shtetërore për interesa familjare dhe politike.
Aleanca për Shqiptarët thekson se, ndërsa qytetarët përballen me varfëri, papunësi dhe përjashtim nga institucionet, eksponentët e VLEN-it janë të përqendruar në ndarjen e privilegjeve dhe mbushjen e bordeve me militantë e familjarë.
Prandaj, ASH:
• Kërkon një hetim të plotë dhe të pavarur për funksionimin e Lotarisë Shtetërore dhe të gjitha emërimeve të dyshimta në institucionet publike;
• Kundërshton me vendosmëri propagandën mashtruese që tenton të deformojë realitetin në terren;
• Rikujton se lufta kundër industrisë së bixhozit nuk bëhet me deklarata, por me ligje të qarta, kontroll të rreptë dhe vullnet politik të sinqertë.
Qytetarët shqiptarë nuk do të mashtrohen më nga “liderë” që përdorin fjalët për të fshehur interesat e ngushta personale. Ata e shohin dhe e kuptojnë realitetin më mirë se kushdo tjetër.
Aleanca për Shqiptarët e braktisi qeverinë pikërisht për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të bëra para qytetarëve, përfshirë edhe premtimin për mbylljen e kazinove, siç ndodhi në Shqipëri dhe Kosovë.
Qëndrojmë në krah të qytetarëve dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo mashtrim e dështim që rëndon mbi shpinën e tyre.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Araghchi: Irani pret përgjigje zyrtare nga SHBA-ja lidhur me propozimin për Hormuzin
- Pesë vite pa diagnozë, Granit Cana tregon çka i ndodhi
- Arrestime të rëndësishme në Zubin Potok: Krimet e luftës në fokus të hetimeve
- LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
- Sot në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Operacioni ‘Shkolla të pastra’, goditen disa grupe që shisnin drogë pranë shkollave, 31 të arrestuar, 14 në kërkim (EMRAT)
- Parashikimi i motit: Një ditë me diell dhe vranësira të pjesshme
- Tragjedia në Athinë: Shpërthimi që mori jetën e gjashtë personave, mes tyre tre shqiptarë



