Shtatë vite më parë, Marrëveshja e Prespës shënoi një kthesë historike për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ishte një akt vizioni dhe guximi shtetëror, që jo vetëm hapi rrugën për anëtarësim në NATO, por e vendosi vendin në anën e duhur të historisë , në zemër të komunitetit euroatlantik.
Prespa e shndërroi shtetin në shembull rajonal për zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara përmes diplomacisë, dhe e vendosi Shkupin si platformë për dialog dhe stabilitet në tërë Ballkanin.
Por sot, shtatë vite më vonë, po e shohim zhvlerësimin më të rëndë të atij kapitali.
Qeveria, e cila duhet të jetë garant i orientimit euroatlantik të vendit, po shndërrohet në një kërcënim nga brenda.
Narrativat ruse mbrohen nga funksionarë qeveritarë, votohet kundër Ukrainës, Dodik pritet si mysafir nderi, ndërsa Marrëveshja e Ohrit tash një vit është objekt i një agresioni sistematik.
Perspektiva evropiane është ngrirë, qytetarët janë të demotivuar dhe të zhgënjyer, mijëra po e braktisin vendin apo kërkojnë rrugë drejt Evropës përmes pasaportave të tjera, ndërkohë që fqinjët ecin përpara në proceset integruese.
BDI u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë të mos lejojnë që këto arritje të fituara me vështirësi të fshihen.
Prespa dhe Marrëveshja e Ohrit nuk ishin vetëm kompromise, ishin një zgjedhje për të ardhmen.
E sot, sërish duhet të zgjedhim:
A do të lejojmë që kjo gjeneratë të jetë gjenerata e mohimit, apo do të bëhemi zëri që mbron të ardhmen evropiane?
Veçanërisht shqetësuese është roli i mbetjeve të VLEN-it, të cilët i tradhtuan vlerat themelore që i kanë përfaqësuar shqiptarët për dekada, vlera të evropianizimit, të barazisë dhe të pjekurisë demokratike.
Në vend që të jenë zëri i përparimit, ata u shndërruan në një mjet manipulimi, duke legjitimuar politika që në thelb e rrënojnë orientimin pro-evropian të shtetit.
Doli në pah natyra e vërtetë e këtyre strukturave politike: ato nuk janë forca evropiane, janë lojtarë të përkohshëm në shërbim të agjendave anti-evropiane.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Deklaratat e zëvendëskryeministrit italian ngjallin reagime të ashpra: A janë gratë me funde të gjata më të mira si nëna?
- Vonesa e fluturimit në Cyrih: Familja nga Prishtina përjeton pritje të gjatë dhe shqetësime
- Ahmeti: Populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet!
- Aliti: Kjo gjykatë është marrë me gjithçka përpos se me drejtësi
- Zbulim tronditës në Bardovcë të Shkupit – gjendet një trup i pajetë në kanal
- Fillon protesta për çlirimtarët në Shkup: Jo në emrin tim!
- GDI – ja ka dhënë një forcë shtytëse per zhvillimin global
- SHBA: Masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme



