Author: Hamdi Kumanova

Punonjësit e Qendrës për Punë Sociale në Tetovë do të protestojnë sot në orën 12:30 para godinës së institucionit, në shenjë mbështetjeje për kolegen e tyre, e cila u qëllua me armë dje në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Prilep. Për ngjarjen penale, ku u qëllua me armë një punonjëse sociale 38-vjeçare në gjoks, është arrestuar një burrë 50-vjeçar, i cili, sipas të dhënave jozyrtare të gazetës “Sloboden Peçat”, kishte histori të sjelljes së dhunshme, fillimisht ndaj ish-bashkëshortes së tij. Në atë proces kishte ndërhyrë një ekip nga Qendra për Punë Sociale, ku bënte pjesë edhe punonjësja sociale…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durimishi informoi për të gjitha kompetencat që ka Ministria e Ekonomisë dhe Punës në lëshimin e licencave, si dhe për masat dhe zgjidhjet ligjore që do të ndërmerren dhe që janë në kompetencë të ME-së. Në pjesën e lëshimit të licencave, sipas Ligjit për Veprimtarinë Hotelierike, për të funksionuar si klub nate, kabare, disko-klub apo disko-klub në hapësirë të hapur, është e detyrueshme të posedohet licencë valide. Këtë licencë e lëshon Ministria e Ekonomisë dhe Punës pas paraqitjes së kërkesës për lëshimin e licencës, në formularin për pagesën e tarifës për shërbime. Durmishi theksoi…

Lexo më Shumë

Më 24.03.2025 në orën 11.30, në rrugën rajonale Kumanovë – fshati Nikushtak, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria F.А.(21) nga fshati Nikushtak, komuna e Lipkovës. Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor ishte konstatuar se drejtonte automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf“ me shpejtësi prej 108 kilometra në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë. Ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297а të Kodit Penal – „drejtimi i automjetit në mënyrë të pandërgjegjshme“.

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik deri në fund të muajit moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Siç njofton DPHM-ja, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me më shumë reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra të forta, mbi 70 kilometra në orë, veçanërisht nga e enjtja. “Gjatë kësaj periudhe lokalisht pritet të ketë reshje më të mëdha të shiut, mbi 60 litra për metër katror”, njofton DPHM-ja. Deri në fund të muajit mars moti në Shkup do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.…

Lexo më Shumë

Me datë 24.03.2025 në ora 10:30 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.S. (28) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 10:20 ka sulmuar fizikisht babanë e tij në punëtorinë ku punonte dhe gjatë sulmit ka përdorur një send xhami. A.S. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Me datë 24.03.2024, në ora 16:20, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Bërvenicë të Tetovës, gjatë punimeve ndërtimore me eskavator, personi V.Z.(52) nga fshati Bërvenicë, duke u kthyer me koshin e eskavatorit ka goditur automjetin e pasagjerëve ,,mini cooper” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.S.(26) nga fshati Bërvenicë. Njëkohësisht, lëndime trupore ka pësuar pasagjeri në automjet V.G.(25) nga fshati Bërvenicë, të konstatuara në Spitalin klinik në Tetovë. Një ekip inspektues i SPB Tetovë, ka kryer inspektimin të vendit të ngjarjes. TS

Lexo më Shumë

Mbrëmë janë arrestuar bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov – Deko, mëson jozyrtarisht Netpres. Janë konfiskuar pesë telefona dhe ato ende ndodhen në polici. Sipas informacioneve, licenca e falsifikuar për funksionimin e diskotekës, e cila ishte lëshuar gjatë kohës së ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ishte marrë nga vajza e Jovanovit. Policia po kryen bastisje në një tjetër objekt në pronësi të pronarit të diskotekës “Puls” dhe ka hyrë për kontroll në zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan. Dejan Jovanov – Deko, i cili aktualisht është në paraburgim, ishte qiramarrës i diskotekës “Puls”, ku…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një konferencë për media tha se në Koçan do të qëndrojë një ekip i kirurgëve plastik, që pacientët të mos vijnë në Shkup për të marrë shërbime, por të shkojnë mjekët atje. Ai po ashtu, bëri me dije se disa pacientë që janë në shërim jashtë shtetit, janë në gjendje të vështirë, ku sipas tij, diku edhe po komplikohet situata. “Një ekip prej kirurgëve plastik do të qëndroj në Koçan, ata veçmë kanë arrit atje që tu japin ndihmë profesionale kolegëve tanë të Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit, që pacientët prej Koçanit mos të…

Lexo më Shumë

Vazhdimisht po rritet numri i psikologëve të cilët janë të përfshirë në ofrimin e mbështetjes psikosociale për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit pas tragjedisë në Koçan. Javën e kaluar kemi pasur rreth 100 psikologë, këtë javë në rrjetin e psikologëve shkollorë keni 130. Të gjithë ata kanë kryer trajnime të specializuara për përballimin e kësaj situate krize dhe janë aktivë në terren. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në disa shkolla në Shtip, duke informuar se në territorin e kësaj komune janë angazhuar edhe 10 psikologë shtesë në kuadër…

Lexo më Shumë

Më 25.03.2025, Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nga prilli do të paguhet paga minimale e parashikuar me ligj, që është rreth 2,200 denarë më shumë se paga minimale aktuale. Sipas tij, nëse në muajt e ardhshëm arrihet një marrëveshje mes punëtorëve dhe punëdhënësve për një rritje më të lartë, do të bëhen ndryshime ligjore për të mundësuar një rregullim shtesë. “Sipas ligjit, paga minimale pritet të rritet në 24,400 denarë. Nëse arrihet një konsensus mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe punëdhënësve për një shumë më të lartë, do të ndryshojmë ligjin për ta përshtatur atë,” – deklaroi Mickoski pas vendosjes së…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njofton marrjen e licencës së 479 kompanive në fushën e planifikimit urbanistik dhe ndërtimit, shkruan Alsat. Ai tha se të gjitha gjetjet do të procedohen te organet tjera të cilat duhet më tej të hetojnë punën e këtyre kompanive. Shkeljet më të mëdha, sipas Nikollovskit, janë për numrin e nevojshëm të të punësuarve kurse në pjesën e cilësisë së ndërtimeve dhe të realizimit në kohë, do të konstatohen ndërkohë. Nikollovski paralajmëroi ndryshime ligjore për inspektime të rregullta. “Gjithsej do të merren 479 licenca prej të cilëve 73 persona juridik për zbatues A të ndërtimeve, 228…

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka ndaluar një 54-vjeçar nga Kavadari për shkak se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. “Me datë 24.03.2025, në ora 18.05, nga ana e Policisë së Kavadarit është raportuar se në rrugën rajonale Kavadar – Drenovë, automjeti i pasagjerëve “Fiat Stilo” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga B.I (54) nga fshati Vozarci i Kavadarit, ka dalë nga rruga. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kavadarit ka kryer kontroll, gjatë të cilit është konstatuar se B.I. ishte duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, që do të thotë se…

Lexo më Shumë