Author: Hamdi Kumanova

Sekretari amerikan i Shtetit dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në detyrë, Marco Rubio, do të udhëtojë për në Turqi, ku një takim i mundshëm midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë është planifikuar për 15 maj. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte njoftuar më parë gjatë një fjalimi në një forum në Riad të martën, se Rubio do të merrte pjesë në negociatat e Stambollit. Shtëpia e Bardhë i konfirmoi NBC News, se Rubio do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll së bashku me të dërguarit presidencialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Keith Kellogg. Zyrtari sqaroi gjithashtu se vetë Trump…

Lexo më Shumë

Sot pritet të përfundojnë rezultatet e obduksionit të 32-vjeçarit Vedat Ademi i cili ndërroi jetë më 17 mars në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, dhe të njëjtat të dorëzohen në Prokurori. Kështu ka bërë të ditur për Portalb.mk, drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov. “Deri të mërkurën duhet të përfundojnë dhe t’i dërgojmë në Prokurorinë Themelore Publike”, deklaroi për Portalb Stankov. Më 4 prill zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska tregoi se kanë marrë vetëm raportin e komisionit të posaçëm të ngritur përmes Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, dhe jo atë të Mjeksësisë Ligjore. Ajo pati thënë se të dyshuarit mund të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Hristijan Mickoskit, e udhëhequr nga vala populiste që VMRO-DPMNE e shfrytëzoi qysh në opozitë, me sjelljen e saj të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht të ardhmen evropiane të vendit, duke kompromentuar perspektivën për realizimin e synimit strategjik – anëtarësimin në BE. Edhe pse këtë çështje e shpallën si prioritet kryesor të qeverisë së re, Kryeministri dhe rrethi i tij më i ngushtë, në realitet, janë tërhequr krejtësisht nga dosja evropiane – tashmë pa asnjë përpjekje për ta fshehur një gjë të tillë në paraqitjet publike. Jo vetëm që refuzuan në mënyrë absurde ndryshimet kushtetuese për disa pakica, por…

Lexo më Shumë

Sot mbushen njëzet e gashtë vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht dyzet e katër burra. Masakra e katërmbëdhjetë majit ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar serb “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd. Në Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete – kanë vrarë…

Lexo më Shumë

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste. Një rast i tillë ka ndodhur dje në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku një fëmijë 10-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person i rritur. Siç mëson Sinjali, në në Stacionin Policor të Vushtrrisë është paraqitur nëna e viktimëse cila ka deklaruar se, djali i saj kishte qenë së bashku me një shok të tij, duke shkuar për vizitë tek një mik, por gabimisht kishin trokitur në derën e një…

Lexo më Shumë

Vendimit të liderit të ASH-së Arben Taravari për të tërhequr partinë nga qeveria ka shkaktuar debate brenda vet partisë. Një tjetër zë kritik është bashkuar reagimeve kundërshtuese, ai i Syrija Rashidit, anëtar i Kryesisë Qendrore të ASH-së dhe ish-deputet nga radhët e ASH-së. Në një status publik të postuar në rrjetet sociale, Rashidi shpreh shqetësimin për mënyrën se si po paraqitet kjo lëvizje politike. “Gjithë kjo lëvizje e papritur e ASH-së po shitet si një mister që do të sjellë një të mirë të madhe. Ndërsa e ‘mira’ më e madhe që mund të ndodhë është që të rikthejë Ali…

Lexo më Shumë

Humbja turpëruese në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Jam me zemër të thyer Gazment Bardhi ka reaguar pas humbjes turpëruese në Fier, ku PD mori vetëm katër mandate, duke humbur edhe një mandat nga lista e mbyllur, ndërkohë që PS siguroi 12 mandate. Bardhi nuk ishte shfaqur në terren që prej ditës së zgjedhjeve, madje gazetarët e kërkonin në qendrat e numërimit, por nuk e gjenin dot. Në reagim, Bardhi thotë se është “zemërthyer” për zgjedhjet, por do të vijojë luftën. Reagimi i plotë: Një falenderim zemre Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nëse biseda e tij me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin zhvillohet, ai do të negociojë një armëpushim të plotë. “Ne do të bëjmë gjithçka që ky takim të ndodhë. Nëse Putini është vërtet i gatshëm jo vetëm në media, por edhe në jetën reale për t’u takuar. Dhe pastaj, në nivelin e udhëheqësve, ne do të bëjmë gjithçka për të rënë dakord për një armëpushim. Sepse është me të që unë duhet të negocioj një armëpushim. Sepse ai është i vetmi që vendos për këtë”, tha presidenti ukrainas Zelensky theksoi se nëse gjatë…

Lexo më Shumë

Dashnim Ebibi Jost Meyer: “Sot, duke nderuar z. Lipaj, ju nderuat krejt Andermatt-in” Në qytetin piktoresk të Andermatt-it, në zemër të Alpeve zvicerane, ku qetësia dhe madhështia e natyrës krijojnë një frymëzim të veçantë, u zhvillua një ceremoni solemne që i dha dritë edhe më shumë këtij qyteti. Një shqiptar, një emër i madh i shkencës dhe humanizmit, u nderua me një mirënjohje të veçantë: PhD. Xhavit Lipaj mori Certifikatën e Mirënjohjes nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Në një atmosferë të ngrohtë, larg zhurmës mediatike por plot dinjitet dhe respekt, Shkëlqesia e Tij, Ambasadori Rexhep…

Lexo më Shumë

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare raportoi se vitin e shkuar sulmet kibernetike për të cilat i është dashur të bashkëpunojë më shumë me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike lidheshin me tentativat për të marrë të dhënat personale dhe mashtrimin financiar. Në raportin e vitit 2024 AKEP nënvizon se bashkëpunimi është përqendruar tek tentativat “phishing”. “AKEP e ka mbështetur AKSK-në në lidhje me bllokimin nga sipërmarrësit e komunikimeve elektronike të Domain-eve dhe IP-ve me përmbajtje të dëmshme. Dihet fakti se në shumicën e rasteve, ndërhyrja e AKEP ka qenë vendimtare në mitigimin e sulmeve kibernetike si në infrastruktura publike, ashtu…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku”, Usamedin Nuhiu në një intervistë të shkurtër për portalin Almakos ka folur rreth aktivitetit të tyre në promovimin e shtegut Fadil Nimani-Tigri.   Almakos: Me 25 maj do të promovoni shtegun Fadil Nimani-Tigri, na përshkruani pak këtë shteg? Usamedin Nuhiu: Me 25 maj të vitit 2025 do të promovojmë shtegun Fadil Nimani-Tigri, për nder të këtij komandanti i cili me 25 maj ra dëshmor në Vakcincë të Komunës së Likovës. Shtegu është i lehtë dhe lidh fshatrat Sllupçan me Vakcincë, në dy drejtimet diku është 8.5 kilometra. Ka pamje të bukura përallore të cilat…

Lexo më Shumë

Nga Ambasada amerikane në Shkup kanë njoftuar se do të vendoset sistem i ri për caktimin e terminit për viza, përcjell TV21. Si rrjedhojë, sipas Ambasadës, nga 19 deri më 29 maj aplikanët nuk do të mund të caktojnë termin. “Ambasada e SHBA-së në Shkup do të kalojë në një sistem të ri dhe të përmirësuar të caktimit të terminit për viza. Nga 19 maj deri 29 maj 2025, aplikantët për vizë nuk do të jenë në gjendje të caktojnë, ricaktojnë ose anulojnë takimet apo të paguajnë tarifat për vizë ose të kërkojnë takime të përshpejtuara. Kushdo që ka një…

Lexo më Shumë