Author: Hamdi Kumanova

Çështjet të cilat Taravari një ditë më parë i përmendi si arsye për shkak të të cilave gjoja se e lëshon qeverinë, nuk i ka përmendur asnjëherë në mbledhjet e qeverisë. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, në vend të çështjeve etnike, Taravari është interesuar për tema të tjera. “Taravari asnjëherë nuk ka biseduar për ligjin e gjuhëve, asnjëherë nuk ka biseduar për zgjidhje ligjore të balancuesit, nuk ka biseduar asnjëherë për eurointegrimet se janë bllokuar për shkak të kontestit të trashëguar me Bullgarinë të krijuar nga ata në krahët e të cilëve ai shkon tani. Por e dimë se…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se janë gjobitur 44 shoferë për parkim të paligjshëm. “Gjatë ditës së djeshme (12-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 44 drejtues mjetesh (TE-34 dhe GV-10) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-17 dhe GV-10) janë marrë me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 49 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-30 dhe GV- 19)”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Më datë 12.05.2025 në ora 16.50 në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga NjP Gallatë, kanë privuar nga liria personin M.K.(26) nga Kumanova. Ai dyshohet se pas një debati të mëparshëm verbal, ka tentuar të sulmojë me një vegël pune personin A.A. (60) nga fshati Negotinë, për të cilin ka kryer punë ndërtimore. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Gjatë tridhjetë viteve të fundit, Republika Çeke është bërë vendi me prodhimin më të lartë në botë të automobilave për frymë. Viti 2024 ishte vit rekord: u prodhuan 1.4 milion automjete, një rritje prej gati 4% krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, prodhimi ra ndjeshëm me 7.1% në tremujorin e parë të vitit 2025, kryesisht për shkak të kërkesës më të ulët në Evropën Perëndimore. Kjo, nga ana tjetër, lidhet me problemet e industrisë evropiane të automobilave, tranzicionin e ngadaltë drejt elektromobilitetit dhe tarifat doganore amerikane. Ndërsa prodhimi i automjeteve po tkurret, industria e mbrojtjes po lulëzon. Gjatë tre viteve…

Lexo më Shumë

Në sfondin e bisedimeve të drejtpërdrejta që pritet të zhvillohen më 15 maj në Turqi për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski se këto bisedime mund të rezultojnë në mundësi të favorshme. “Shpresojmë që kjo mundësi nuk do të çohet dëm”, theksoi Erdogan. Turqia është e gatshme të angazhohet për takimet, shtoi Erdogan. “Dua të theksoj edhe një herë se jemi të gatshëm të kontribuojmë për këto takime dhe jemi të lumtur t’i organizojmë ato”, deklaroi presidenti turk. Në sfondin e bisedimeve të drejtpërdrejta që pritet…

Lexo më Shumë

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit ka përfunduar zyrtarisht. Sipas raportimit të gazetarit Fatmir Popja për News24, Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë duke siguruar 60.5% të votave, që përkthehet në 10 mandate. Partia Demokratike ka marrë 29.3% të votave, duke siguruar 4 mandate. Pavarësisht se në fillim u raportua se tre kuti votimi kishin mbetur pa u numëruar, burime zyrtare konfirmojnë se ato nuk do të hapen për shkak të parregullsive në dokumentacion dhe mungesës së vulave. Ndërkohë, Nisma “Shqipëria Bëhet” është renditur e treta në rezultat, por pa arritur të fitojë ndonjë…

Lexo më Shumë

Në fund të korrikut 2011, varka e ambulancës u vu në shërbim, duke vepruar në kuadër të Njësisë për Siguri në Ujë të Organizatës së Kryqit të Kuq Komunal të Ohrit. Varka u shërbye nga një ekip shpëtimi dhe mjekësor dhe një kapiten, me qëllim që të kontribuonte në një siguri më të madhe për notarët dhe pjesëmarrësit në trafikun ujor në ujërat e Liqenit të Ohrit. Ideja themelore ishte të mundësohej transporti i shpejtë dhe efikas i të lënduarve në mjediset mjekësore, si dhe të ofrohej mbështetje logjistike për të gjitha ngjarjet që do të mbaheshin në ujë. Anija…

Lexo më Shumë

Vasill Jovanov është dënuar me 12 vite burg për aksidentin e rëndë që ndodhi më 29 janar në Shkup, ku humbi jetën Frosina Kulakova. Ai në seancën paraprake e pranoi fajësinë. Sipas aktakuzës, Jovanov ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi prej 91 km/h në bulevardin “Aradhet Partizane “. Në një vendkalim për këmbësorë, ai ka kaluar në të kuqe dhe ka goditur Frosinën, e cila kalonte në të gjelbër. Nga goditja e fortë, ajo pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Nga ora 07:30 e mëngjesit të sotëm, trafiku në rrugën Berovë-Vinicë pranë fshatit Budinarci është ndërprerë. Arsyeja e ndërprerjes, siç njoftojnë nga LAMM, është një aksident trafiku. Nga atje njoftojnë se komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Lexo më Shumë

“Izet Mexhiti dhe kompania i shërbejnë Mickoskit për atë ekuilibër etnik në qeveri”. Kështu ka deklaruar për Frontline, analisti politik dhe gazetari Aco Kabranov, përcjell PressOnline.al “Po e citojë deklaratën e Arben Taravarit se ai u largua për të mos qenë kukull në qeveri, të tjerët nga VLEN ndoshta po qëndrojnë më shumë për shkak të interesave personale për të ruajtur pozicionet e tyre – zëvendëskryeministër, kryetar Kuvendi, poste drejtuese. Ata janë për të legjitimuar Mickoskin, veçanërisht para të huajve, se ka parti shqiptare në qeveri. Kukulla koalicioni që, megjithëse në pozicione, në të vërtetë janë thjesht vartës pa të…

Lexo më Shumë

Dalja e ASH-së nga Qeveria është provë se ngadalë por me siguri, si qytetarët ashtu edhe partitë politike që janë ende pjesë e koalicionit qeveritar, po e shohin se Mickoski po e çon vendin në humnerë, akuzojnë sot nga LSDM. “Brenda pak muajsh, Mickoski arriti të kombinojë rezultate katastrofike ekonomike me udhëtime të paqëllimshme jashtë vendit, edhe pse vendi është plotësisht i izoluar edhe nga partnerët tanë në NATO dhe BE me të cilët kemi pasur dekada bashkëpunimi të shkëlqyer. Të gjitha këtyre duhet t’u shtohen gostitë me para publike, milionat e shpenzuara për mish viçi të vogël, papaja, mango,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar për rritje të sulmeve phishing përmes e-mail-eve, ku abuzohen emrat e kompanive vendore për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale. Mesazhet paraqiten si njoftime për shkelje të të drejtave autoriale dhe përmbajnë linke të rrezikshme. MPB apelon qytetarët dhe kompanitë që të mos klikojnë në linke ose bashkëngjitje të dyshimta, të mos japin të dhëna personale, të fshijnë menjëherë mesazhet e dyshimta, të raportojnë rastet në stacionin më të afërt policor. “Përpjekjet për phishing zakonisht vijnë përmes emailit, por edhe nga rrjetet sociale, përmes mesazheve me tekst,…

Lexo më Shumë