Author: Hamdi Kumanova

Pavarësisht procesit gjyqësor, opinioni kërkon përgjegjësi më të thellë për tragjedinë në Spitalin Modular të Tetovës që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, në të cilën si pasojë e zjarrit humbën jetën 14 pacientë dhe familjarë të tyre. Familjet e viktimave, në vazhdimësi kanë shprehur revoltë dhe mospajtim me hetimin nga Prokuroria, ndërsa të njëjtën e kanë ritheksuar edhe muajin e kaluar nëpërmjet një letre zyrtare, ku i kërkuan kryeprokurorit Lupço Kocevski, të rinovojë hetimin dhe krahas përgjegjësve aktualë, të vihen para drejtësisë edhe persona tjerë kompetentë. “Është koha që dikush të merr përgjegjësi që drejtësia të del nga…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 11.05.2025, në orën 19:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në territorin e fshatit Arnaki, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Seat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga R.I. (29) nga Shkupi dhe një veture “Audi” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.R. (53) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja në veturën “Seat”, Z.I. (54) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe pasagjerët e tyre: F.I. (31), H.D. (54) dhe tre të mitur, të gjithë nga Shkupi.…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.Ç. (48) nga Manastiri, nën dyshimin për veprën penale “ndihmë” lidhur me veprën “mashtrim”. Gjatë muajit maj 2024, e dyshuara ka kontaktuar përmes një rrjeti social, nën emër të rremë, me një person nga rajoni i Tetovës. Duke paraqitur rrejshëm fakte, ajo i ka kërkuar një “shërbim” dhe ka arritur të marrë kartën e identitetit dhe llogarinë bankare të tij. Më pas, së bashku me një person tjetër, duke keqpërdorur të dhënat personale të viktimës, kanë tërhequr një kredi të shpejtë nga një kompani financiare. Viktima e kuptoi mashtrimin kur pranoi një letër…

Lexo më Shumë

Është arrestuar një 43-vjeçar nga Kumanova, pasi policia gjatë bestisjes në shtëpinë e tij kishte gjetur drogë. “Nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.P. (43) nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar amfetaminë, marihuanë, një peshore digjitale dhe para, ndërsa ekipi i EVN-së konstatoi se ka vjedhje të rrymës elektrike. Ai ishte shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, njoftoi MPB.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, sot vizituan objektin rajonal të Shkollës Fillore “Vanço Përke” në vendbanimin Novo Sellë, ku pushteti lokal me mbështetjen e Ministrisë po investon në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe futjen e qëndrimeve të zgjatura. “Investimi do t’i përgjigjet kërkesës së prindërve të nxënësve nga ky vendbanim, por do të realizojë edhe iniciativën e Qeverisë për futjen e mësimit me turne, përfitimet e së cilës i kam përmendur shumë herë më parë. Para së gjithash, do t’i mbajmë fëmijët më gjatë në shkollë, duke qenë se…

Lexo më Shumë

Vasilço Damçevski, drejtori aktual i Drejtorisë për Konsull në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë do të jetë konsull në Selanik të Greqisë. Vendimi është marrë nga ministri Timço Mucunski, ndërsa emërimi – edhe pse nuk ka hyrë akoma në fuqi, ka shkaktuar reagime në mesin e punonjësve të ministrisë, shkruan gazeta KOHA. Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme tregojnë për gazetën KOHA madje se Damçevski, ish-kryetar i Komunës së Krueshevës nga radhët e VMRO-së, është njëri nga personat që më 27 prill 2017, bashkë me turmën kishte hyrë dhunshëm në Parlament ndërsa ishte përmendur se ka qenë…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,21 % në raport me vendimin e datës 05.05.2025. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) ulet për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rriten për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 0,592 den/kg dhe tani do të jetë 35,450 den/kg.…

Lexo më Shumë

Me datë 11.05.2025 në ora 13.35 në fshatin Gradec, punonjësit e Policisë së Njësisë së Policisë Gallatë, kanë privuar nga liria personin K.A.(55) nga fshati Gradec, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të kushëririt të tij V.H.(60) nga i njëjti fshat se i ka dëmtuar murin e tij me traktor, është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe gruas së tij dhe ka tentuar t’i sulmojë me një send hekuri. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Policisë sot në mesditë dolën në protestë para gjykatave në Shkup, në udhëkryqin te QT “Mavrovasja”, duke kërkuar që të respektohet Ligji për pagën minimale dhe procedurat gjyqësore të zbatohen në afatet e parapara ligjore. “Paga bazë e policisë nuk mund të jetë nën pagën minimale në shtet. Kërkojmë barazim të praktikës gjyqësore të Gjykatës së Apelit – Shkup me gjykatat e apelit nga Manastiri dhe Gostivari, që e konfirmojnë kërkesën tonë”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Policisë, organizatori i protestës. Sipas paralajmërimeve, pas fjalimeve pjesëmarrësit do të shkojnë në këmbë drejt Këshillit…

Lexo më Shumë

E Majta në Kuvend propozoi formimin e inspektoratit për përdorimin e stemës, flamurit, himnit dhe flamujve të bashkësive. Sipas tyre, ligjet ekzistojnë por nuk ka kush kontrollon zbatimin e tyre. Ndërkohë, nga kjo parti thonë se çdo ditë vërehen shkelje. Inspektorati, sipas tyre, duhet të ketë kapacitet të veprojë edhe mbi institucionet dhe mbi personat fizik e juridik. “27 vjet ekziston ligj për flamurin dhe stemën shtetërore por nuk ka organ që ta zbatojë këtë ligj. Gjithashtu ekziston ligj për flamujt e bashkësive, edhe ai ligj parashikon gjoba por nuk ka institucion që i cakton ato gjoba. Praktikisht kemi fjalë…

Lexo më Shumë

Bazuar në treguesit fillestarë, janë reale gjasat që rritja ekonomike e vendit në tremujorin e parë të jetë midis 3,5 dhe 4 për qind dhe të jemi një nga më të mirët në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në panelin e parë të Samitit “Maqedonia 2025” i cili mbahet në Shkup duke filluar nga sot. Sipas tij, nëse situata në ekonominë evropiane, veçanërisht në industrinë e automobilave, përmirësohet, atëherë ka gjasa për performancë edhe më të lartë që do të sillet midis pesë dhe gjashtë për qind. Kryeministri e përshkruan Maqedoninë si një udhëkryq të madh ku siç tha, “ndërthuren…

Lexo më Shumë