Analisti politik në Shqipëri, Ben Andoni thotë se në zgjedhjet e 11 majit qytetarët votuan për të ardhmen e Shqipërisë. Bazuar në rezultatet e deritanishme, ai konsideron se qytetarët me të drejtë vote votuan për një lloj normaliteti dhe Shqipërinë e integrimeve evropiane. Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të dielën në Shqipëri, shumica e votuesve kanë përkrahur socialistin Edi Rama, i cili është edhe kryeministër aktual. Sipas rezultateve preliminare, Partia Socialiste është në epërsi kundrejt koalicioni opozitar, të udhëhequr nga Sali Berisha i Partisë Demokratike. Socialistët kanë deri tani tetëdhjetë e dy mandate, ku rezultatin më të mirë e…
Author: Hamdi Kumanova
Emisioni më i ri i “Krejt Ka Pak” me Milot Hasimjen, këtë javë na çon në Deçan, gjegjësisht në hotelet e braktisura të kësaj ane. Dy hotelet për të cilat autori i emisionit ka folur me njerëz që dikur i kanë drejtuar ato, tanimë kanë mbetur vetëm si gërmadha të shkatërruara nga koha, por edhe nga dora e njeriut. Objektet në fjalë tani janë nën menaxhimin e Manastirit të Deçanit, dhe për pasojë, dora e shtetit nuk mund të bëjë asgjë më për to. Selim Ramosaj, ish-drejtor i N.H. “Iliria”, me lot në sy shprehet: “Na i mori Manastiri i…
Sot, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup duhet të shpallet vendimi në rastin e përplasjes me automjet të Frosina Kulakovës, pasi në gjykimin që filloi më 9 të këtij muaji, i akuzuari Vasil Jovanov u deklarua fajtor për aksidentin e trafikut që ndodhi në janar të këtij viti në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup. Në seancën e fundit dëgjimore, Vasili kërkoi falje dhe shprehu ngushëllime familjes së Frosinës. “Kam shumë ndërgjegje dhe ajo që bëra do të më përndjekë për gjithë jetën time”, tha i akuzuari. Avokati i tij kërkoi një dënim më të ulët, sepse ai ishte student…
Kumtesë nga BDI EDHE ATA PAK QË KANË MBETUR NË VLEN NUK GUXOJNË TË HESHTIN PËRBALLË LARGIMIT SISTEMATIK TË SHQIPTARËVE NGA POZITAT KYÇE SHTETËRORE Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në MPB dhe ARM, ku në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike po kryhet degradimi dhe përjashtimi i pjesëtarëve të popullit shqiptar nga pozitat udhëheqëse. Rasti i fundit i shkarkimit të të gjithë zëvendësshefave shqiptarë dhe emërimi i të afërmve të Kryetarit të Komunës në Stacionin Policor të Butelit përbën jo vetëm një skandal institucional, por edhe një sinjal të rrezikshëm për rikthimin e ekskluzivitetit…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilal Kasami deklaroi se në qeveri po diskutohet se çfarë kombinimesh duhen bërë në lidhje me pozicionet ministrore që do të lirohen nga largimi i ASH-së dhe Arben Taravarit në opozitë. Taravari, i cili është Ministër i Shëndetësisë, njoftoi mbrëmë se përfundimisht ai dhe partia e tij largohen nga qeveria dhe do kalojnë në opozitë. Kasami në një intervistë për “360 Gradë” tha se nuk e përjashton mundësinë që “VLEN” t’ia “jep” Ministrinë e Shëndetësisë VMRO-së, dhe në këmbim të marrë një ministri tjetër. Jozyrtarisht, sipas “360 Gradë”, po shqyrtohet mundësia që sektori i arsimit…
Në Krujë ka fituar Partia Demokratike, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës, që fitohet nga e djathta. Partia Demokratike mësohet se ka fituar rreth 200 vota më tepër se PS. Kruja në total kishte 93 qendra votimi. Edhe pse PD fitoi në Krujë, sërish në qarkun Durrës, PS fiton 8 mandate dhe PD 6 mandate. Pjesa dërrmuese e votave socialiste ka shkuar për Ani Dyrmishi dhe Arkend Ballën. Ky i fundit ka qenë edhe deputet në legjislaturën e fundit. Edhe 50 kuti kanë mbetur për t’u numëruar në të gjithë qarkun e Durrësit. (Balkanweb)
Nga të shtënat me kallash dhe pistoletë në Prishtinë u dëmtuan dy vetura, gjenden mbi 20 gëzhoja Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në rrugën B në Prishtinë është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri. Sipas burimeve brenda Policisë, media raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, që dyshohet se janë shkrepur nga pistoletë. Si pasojë e gjuajtjes janë dëmtuar dy vetura, një Mercedes dhe një BMË, të cilat ishin të parkuara në afërsi të vendit ku ka…
Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin e Komunitetit Politik Evropian (KPE). Ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj luftës në Ukrainë, KPE-ja mblidhet në nivelin më të lartë dy herë në vit, teksa kryesuesi i saj ndërrohet ndërmjet 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe 20 vendeve që s’bëjnë pjesë në BE. Tani është radha e Shqipërisë, dhe ngjarja do të jetë njëfarë arritje kulmore për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Në pushtet që nga viti 2013, ai tashmë është një…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministres së Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, në lidhje me zhvillimet në sektorin e energjisë dhe qëndrimet e LDK-së. Ajo ka thënë se “Rizvanolli nuk plotëson asnjë kusht për të kritikuar veprimet apo mosveprimet e kujtdo, aq më pak të LDK-së”. Bajrami ka theksuar se Rizvanolli duhet të japë shpjegime për mënyrën se si janë ndarë tenderët në KEK. “Qysh në grupin e ëhatsapp-it ku ajo ishte pjesë ndaheshin tenderë milionësh të KEK-ut për kompani që as kriteret nuk i plotësonin”, ka shkruar deputetja e LDK-së. Sipas…
Një audio-përgjim i ri është publikuar në “Debat Plus” duke zbuluar një bisedë mes Hysri Selimit, tashmë i arrestuar nën dyshimet për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb – BIA, dhe Igor Babiq, oficer i këtij shërbimi serb. Në sfond të bisedës dëgjohet muzikë serbe, ndërsa dyshja diskutojnë për një takim të dështuar dhe një thirrje të humbur telefonike, në një komunikim që ngre dyshime të forta për lidhje të drejtpërdrejta mes Selimit dhe strukturave të inteligjencës serbe. Në pjesën e publikuar të përgjimit, Selimi dhe Babiq komunikojnë me një gjuhë familjare, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi mes…
Një 37-vjeçar karizmatik, sundimtari ushtarak i Burkina Fasos, Kapiten Ibrahim Traoré, ka ndërtuar me mjeshtëri personalitetin e një udhëheqësi pan-afrikanist, të vendosur për të çliruar kombin e tij nga ajo që ai e konsideron si kthetrat e imperializmit perëndimor dhe neokolonializmit. Mesazhi i tij ka jehonë në të gjithë Afrikën dhe më gjerë, me admiruesit e tij që e shohin atë si një pasardhës të heronjve afrikanë, si Thomas Sankara i Burkina Fasos – një revolucionar marksist i njohur ndonjëherë si “Che Guevara i Afrikës”. “Ndikimi i Traoré-s është i madh. Madje kam dëgjuar politikanë dhe autorë në vende si…
Skender Rexhepi-Zejdi ka përshëndetur largimin e Arben Taravrit nga kjo qeveri që sipas tij është qeveri monetike. “Duhet përshëndetur vendimi i Taravarit për të braktisur “anijen” e quajtur qeveri monoetnike dhe antishqiptare. 𝐆𝐚𝐛𝐢𝐦𝐢 𝐦ë 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐢 𝐭𝐢𝐣 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐛𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐞𝐫𝐛ë𝐫 𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐢𝐜𝐤𝐨𝐬𝐤𝐢𝐭, 𝐩𝐚 𝐞 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐪𝐚𝐫𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥ë𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐪ë 𝐩ë𝐫 𝟏𝟏 𝐦𝐮𝐚𝐣 𝐝𝐞𝐠𝐫𝐚𝐝𝐨𝐢 ç𝐝𝐨 𝐭ë 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐬𝐨𝐭. Sidoqoftë, më mirë vonë se kurrë. Është mirë që ky vendim u mor sot, sesa të vazhdonte të thellonte pasojat nesër”, ka shkruar Rexhepi.

