Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar të dielën se zjarri i madh që shkatërroi pothuajse tërësisht qendrën tregtare “Marywilska” në Varshavë në maj të vitit 2024, ishte i qëllimshëm dhe i urdhëruar nga shërbimet sekrete ruse. “Ne tashmë e dimë me siguri që zjarri i madh në Marywilska ishte rezultat i një zjarrvënieje të qëllimshme, e urdhëruar nga shërbimet ruse. Veprimet janë koordinuar nga një person që ndodhet në Rusi. Disa nga autorët janë tashmë në paraburgim, ndërsa të tjerët janë identifikuar dhe janë në kërkim”, shkroi Tusk në rrjetin X. Zyrtarët polakë thanë se Polonia është bërë shënjestër…

Lexo më Shumë

Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar në maratonën e transmetuar në Top Channel “Shqipëria Vendos”. Ai e quajti sekretarin e përgjithshëm të PD, Flamur Nokën dhe deputeten Albana Vokshi si dy njerëzit më të urryer në PD. Sula: Rrezikon të rrëshqasë në diktaturë, e kam paralajmëruar muaj dhe vite më parë, për shkak të një personi si zoti Berisha dhe disa personave si Noka dhe Vokshi, janë njerëzit më të urryer. E morën një të mbaruar e vunë për të ngjallur… apo si historia e kandarit, ku shkoni pleqtë peshonin me kokërr, se nuk e kishe në krahun tjetër…

Lexo më Shumë

Si Qeveri që VLEN vazhdojmë të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për qytetarët tanë. Në kuadër të investimit për kushte më të mira arsimore dhe infrastrukturës në arsimin parashkollor, Qeveria VLEN po investon në ndërtimin e çerdheve në Çair dhe Hasanbeg. Derisa deri në vitin 2028 pritet të krijohen afër 4.000 hapësira të reja të çerdheve në mbarë vendin, përmes ndërtimit të 28 kapaciteteve të reja. Siç bëri të ditur ministri Fatmir Limani, deri më tani, janë ndërtuar kapacitete që mundësojnë akomodimin e rreth 1500 fëmijëve, ndërsa në ndërtim të sipër janë edhe 11 objekte të tjera që do të…

Lexo më Shumë

Vendimi që përjashton gjykimin në mungesë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 41 të akuzuarave tjerë në arrati në rastin Banjska, kufizon procesin e llogaridhënies për sulmin terrorist vetëm tek tre të arrestuarit. Për vendosjen eventuale të masave ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve ose ndaj Serbisë, Bashkimi Evropian fillimisht kishte kërkuar raportin nga hetimi i plotë, pastaj aktakuzën, e më vonë verdiktin e gjykatës. Por, në rrethanat aktuale, ku përkundër flet-rreshtimeve ndërkombëtare, Serbia refuzon të arrestojë dhe ekstradojë në Kosovë, Radoiçiqin dhe të tjerët, një vendim gjithëpërfshirës përfundimtar nga Gjykata në Prishtinë duket i pamundur. Duke shmangur pjesën e ekstradimit, gjykimit në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dorëzojë sot në orën 11:00, kërkesën për vlerësim kushtetues të vendimit të Kuvendit të Kosovës që refuzoi formimin e Komisionit për votim të fshehtë. Kërkesa, sipas kësaj partie, përfshin edhe vendimet e tjera të ngjashme të marra në vazhdimet e seancës konsitutive gjatë prillit dhe majit. ”Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të…

Lexo më Shumë

Në një takim në fund të javës së kaluar në qytetin Lviv të Ukrainësperëndimore, Ukraina dhe aleatët e saj dhanë miratimin për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare për sulmin e Rusisëndaj Ukrainës. Përgatitjet për themelimin e kësaj gjykate janë bërë tashmë nga Këshilli i Evropës, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës. Të premten, 30 ministra të Jashtëm shkuan në Ukrainë për këtë qëllim, përfshirë ministrin e ri të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul. Ky vendim mund të interpretohet si një sinjal për presidentin rusVladimir Putin, i cili në të njëjtën…

Lexo më Shumë

Siguria ndërkombëtare dhe sistemi financiar, të ndërtuara dhe të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore i kanë bërë ballë Luftës së Ftohtë, luftërave rajonale, krizave ekonomike dhe madje edhe një pandemie botërore. Por, sipas një ish-këshilltareje të presidentit amerikan, Donald Trump, – që tashmë është një nga kritiket më të mëdha të tij – ndoshta nuk do t’i mbijetojnë mandatit katërvjeçar të Trumpit. “Ky është fundi i sistemit ndërkombëtar, siç e njohim ne”, tha Fiona Hill, ish-këshilltare e Trumpit për Rusinë dhe tani eksperte në Institutin Brookings. Intervista e Hillit për Radion Evropa e Lirë, është…

Lexo më Shumë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 175,418 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 113,341 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 12,402 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 11,539 vota. Partia Mundësia ka marrë deri tani 8,759 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 4,159 të tilla. Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) –…

Lexo më Shumë

Anëtarët e SHBA “Karadaku” nëpër pisha e stepa, pjerrtësi e lartësi kaluan shtegun që të dërgon te “Pamukale” e Maqedonisë, ose Liqeni i Mermerit në Prilep. Kjo minierë e harruar është një dëshmi e qëllimit fisnik të njerëzve që duan të transformojnë objekte të caktuara në atraksion turistik. Shtegu prej 10 kilometrave në dy drejtimet ishte i shndërruar në histori përjetimi që kontribuoi dukshëm në uljen e kortezolit tek secili bjeshkatarë! Ne, do të rikthehemi përsëri, gjithmonë kur të kemi nevojë për t`u mbushur me energji pozitive.

Lexo më Shumë

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” krenohet me arritjen e alpinistes shqiptare Uta Ibrahimi e cila është vajza e vetme shqiptare, po edhe nga Ballkani që ka arritur të ngjitet në 14 majat më të larta të botës. Uta është frymëzim për gjeneratat e reja, po edhe për anëtarët e SHBA “Karadaku”. Urime Uta! Edhe shumë suksese tjera! Të duam! https://share.garmin.com/Uta8000m…

Lexo më Shumë

Shefi i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi është zotuar ta kryej me sukses detyrën e re duke premtuar sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale. Statusi i Azizit në Facebook: Të nderuar bashkëveprimtar! Dje më keni ngarkuar mbi supe një detyrë e cila e cila më bën krenar, por nga ana tjetër është një përgjegjësi e madhe për mua. Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë që të jem shef i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme lokale. Këtij obligimi do ti përkushtohem me përgjegjësinë më të madhe morale dhe profesionale, për të vazhduar rrugën e sukseseve…

Lexo më Shumë

Procesi i integrimit evropian është një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Ne kemi vendosur një qëllim para nesh, dhe ai është të bëjmë gjithçka që është e mundur për të realizuar ëndrrën e një Maqedonie evropiane, tha sot zëvendësministrja për Çështje Evropiane e Maqedonisë së Veriut, Viktorija Trajkov, në fjalimin e saj gjatë panel diskutimin në Akademinë për Integrim Evropian (AIE) “Tryeza e Rrumbullakët – Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së: Sfida dhe Mundësi në vitin 2025”. Ajo shtoi se me realizimin e agjendës evropiane dhe zbatimin e reformave do të lehtësohet procesi i anëtarësimit në BE. “Jemi të…

Lexo më Shumë