Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjithshëm. Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është hera e tretë që dalin të parët në zgjedhje. Ai falënderoi të gjithë anëtarët dhe qytetarët për besimin e dhënë. “Është hera e tretë që dalim të parët pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, atyre të 2021, pa dyshim fitore e madhe. E gjithë kjo pas një qeverisje të suksesshme. Nuk i kemi borxh, asnjë emri të përveçëm. I kemi gjithçka borxh popullit. Jemi falënderues gjithnjë popullit, për kulturën, besimin dhe vullnetin e treguar”, është…
Author: Hamdi Kumanova
PS kërkesë për shtyrje të orarit të mbylljes së disa qendrave të votimit në Qarkun e Vlorës Letra: I nderuar z. Celibashi Në vijim të komunikimit me Bashkinë e Vlorës, ju informoj se në datën 11 Maj 2025, në territorin e kësaj Bashkie do të zhvillohet aktiviteti sportiv ndërkombëtar “Giro D’Italia”. Masat e ndërmarra për organizimin e këtij eventi do të përfshijnë bllokimin e 14 akseve kryesore rrugore në qytetin e Vlorës dhe zonat përreth, shumica e të cilave do të qëndrojnë të bllokuara për më shumë se 4 orë. Sipas informacioneve të marra nga Bashkia e Vlorës, bllokimi i…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, komentoi një foto nga Moska që po shpërndahet në rrjetet sociale, ku shihet se ai është ulur në rreshtin e dytë, duke thënë se bëhet fjalë për një fotografi nga një koncert dhe se ata ishin ulur sipas rendit alfabetik. “U hodha mënjanë? Ja, shihni si kam qenë hedhur mënjanë. Sot presidenti (i Rusisë, Vladimir) Putin pati dy takime bilaterale, një me Lulën de Silvën, një vend me 200 milionë banorë – Brazilin, pati një takim me Egjiptin, një vend me 110 milionë banorë dhe me Serbinë e fuqishme dhe të fortë me 6.5 milionë…
Më datë 09.05.2025 në ora 21.50, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, kanë privuar nga liria personat S.M. (37) nga Gostivari dhe E.I. (35) nga fshati Llakavicë e Gostivarit. Atyre iu gjetën dhe sekuestruan 12 pako me kokainë dhe para. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresë përkatës.
Ministria e Financave ka ndërmarrë disa nisma ligjore për avancimin dhe përforcimin e kornizës rregullatore për rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin financiar dhe krijimin e bankave të fuqishme, të cilat janë partnerë të fuqishëm në zbatimin e politikave të Qeverisë për përkrahjen e ekonomisë vendore. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në edicionin e ri të e-buletinit të Asociacionit Bankar të Maqedonisë, të publikuar në muajin prill të vitit 2025. “Ligji i Zgjidhjes së Problemeve të Bankave” është hap i rëndësishëm në këtë segment, me të cilin krijohet një kornizë e re rregullatore që…
Më 09.05.2025, në ora 17:15, zyrtarë policorë nga SP Grupçin e kanë arrestuar K.Z. (64) nga fshati Cerovë, Tetovë, i cili kërkohej me fletarrest në bazë të një urdhri gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej katër vitesh, për vepra penale sipas nenit 395 paragrafi 3 dhe neni 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit.
Një takim mes liderëve amerikan dhe rus është “në vëmendje”, tha zëdhënësi i Kremlinit. Por, ndërsa Moska duket se po dërgon sinjale për gatishmërinë për një takim, cili është reagimi i Uashingtonit? Një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut amerikan, Donald Trump është “i domosdoshëm në shumë drejtime”, por ende nuk është planifikuar, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Një takim i tillë është qartësisht në horizont”, shtoi ai, raporton euronews. “Duhet të përgatitet siç duhet, dhe kjo kërkon përpjekje në disa nivele ekspertësh”, tha Peskov. Por çfarë përfshijnë këto “përpjekje”? Para së gjithash, angazhimin e Kremlinit…
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në Shupkovci. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveç dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar tre persona”, tha Zahiti.
Familjet e viktimave nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçani refuzuan ftesën se kryeministrit për takim që ishte e planifikuar të mbahet më 13 maj në Shkup. Në letër të dërguar në media, familjarët theksojnë se arsyeja e refuzimit është ftesa e vonuar dhe se takimi duhet të mbahet në Koçani. “Jemi të mendimit se propozimi për takim duhet të mbahet në qytetin tonë, sepse një pjesë e familjarëve nuk kanë mundësi të udhëtojnë për shkak të pasojave të tragjedisë”, thuhet në njoftim. Ata theksojnë se qëndrimi i tyre është qëndrim i shumicës dhe se sërish do të dalin në…
Zoran Stavreski dhe Trajko Slavevski janë kandidatët më seriozë për postin e guvernatorit të ri të Bankës Popullore, pasi mandati i guvernatores aktuale, Anita Bezhoska-Angelovska, përfundon më 22 maj, përcjell INA. Sipas një ankete të brendshme të VMRO-DPMNE-së, Stavreski renditet i pari në listë, ndërsa menjëherë pas tij vjen Slavevski. Për këtë funksion përmenden edhe kandidatë të tjerë, përfshirë edhe Majа Kadievska Vojnoviq, anëtare e Bordit Mbikëqyrës të KIBS dhe të Bankës Komerciale të Bitolës. Propozimi për guvernatorin e ri duhet të dorëzohet në Kuvend nga ana e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.(INA)
Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk ka dyshime se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është aktualisht politikani më i matur, i balancuar si dhe me eksperiencë në skenën politike. Ai në një shkrim në Facebook shkruan se reformat në PDK duhet me vazhduar më agresivisht dhe me u fokusu në integritet pa kompromis, orientim të kauzat zhvillimore; si dhe rifreskim të Programit dhe Objektivave Partiake për Kosovën. “ Ne na duhen parti të forta, të pastra dhe efikase. LVV, PDK dhe LDK sa më të mira e mundshme që me u ekuilibru forcat politike, më funksionu…
Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB Shkup kanë arrestuar F.A. (57) nga fshati Vizbegovë, Shkup. Më 09.05.2025 rreth orës 21:20, në SPB Shkup ishte raportuar se në rrugën “John Kennedy” kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture “Renault” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.A., dhe një motoçiklete “BMW”, gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.C. (25) nga Shkupi. Në aksident, motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetues…

