Author: Hamdi Kumanova

Ali Ahmetit nga takimi në Strugë: Kurrë skam bërë kompromis dhe nuk do bëj Video dhe fjalimi i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit nga takimi në Strugë. https://www.swisstransfer.com/d/f7affa20-67dc-43bf-8339-e8240a2e516d Të dashur vëllezër e motra, Unë jam i hapur me miq edhe armiq, pa u frikësuar sepse gjithmonë e kam thënë dhe e them të vërtetën, por me lirinë e popullit tim, kurrë skam bë kompromis dhe nuk do bëj. Nuk më pëlqejnë politikat që ka instaluar pushteti aktual. Për ata që do i dëgjojnë pushtetarët, mund edhe të arsyetohen, se kjo nuk është politikë e jona, se tani…

Lexo më Shumë

Në muajin shkurt të vitit 2015, një agjent i marrëdhënieve publike i mirënjohur nga Franca dyshohet të jetë dora kryesore e hartimit të planit të konfliktit të kontrolluar në 9 dhe 10 majin e 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Për këtë atëkohë kishte shkruar edhe javorja “Fokus“, duke shtuar se kompania franceze apo kryesisht eksperti francez kishte sjellë në tryezë planin “Le petite guerre” (Lufta e vogël), e cila do të ndodhte në Kumanovë, e kontrolluar nga ana e autoriteteve të asaj kohe, përcjell INA. Qëllimi ishte që të krijojë frikë dhe panik, dhe përmes aksionit policor të…

Lexo më Shumë

Njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim të menjëhershëm mes indianëve dhe pakistanezëve është konfirmuar nga ministri i jashtëm i Pakistanit. Ishaq Dar ka publikuar një mesazh në rrjetin social X, ku ka thënë se “Pakistani dhe India janë dakorduar për një armëpushim me efekt të menjëhershëm”. “Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të tij”, shtoi ai. Gjithashtu edhe ministria e Jashtme indiane ka njoftuar se armëpushimi ka filluar në orën 17:00, sipas kohës së Indisë (ora 14:00 sipas kohës sonë lokale). Ajo shtoi se…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Saubermacher, nis aksionin për pastrimin e mini deponive të krijuara në disa pika nëpër rrugët e malit Sharr. Krijimi i deponive nëpër Sharr, vitin e fundit është reduktuar tejmase, megjithatë, ky fenomen vazhdon edhe më tej të jetë prezent. Kreu i komunës Bilall Kasami, ka apeluar banorët që të mos krijojnë deponi të këtilla nëpër rrugët e malit Sharr. “Komuna po punon në mënyrë permanente për zgjidhjen e këtij problemi. Aktualisht po punojmë afër me ndërmarrjen Saubermacher që të bëj grumbullimin e rregullt dhe në kohë të mbetjeve nga zonat e malësisë, dhe në…

Lexo më Shumë

Më 09.05.2025 rreth orës 11:55, në SPB Kumanovë është denoncuar se në kryqëzimin e rrugëve “Done Bozhinov”, “Leninova” dhe “Todor Vellkov” në Kumanovë, një biçikletë e drejtuar nga Zh.F. (64) nga fshati Reçicë, rajoni i Kumanovës, e ka goditur këmbësorin D.D. (40) nga Kumanova. Çiklisti pësoi lëndime të rënda në aksident, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Këqyrja është kryer nga një ekip nga SPB Kumanovë.TS

Lexo më Shumë

Më 09.05.2025 rreth orës 18.35, në SPB Shkup është denoncuar se në kryqëzimin e bulevardit “Aradhat partizane”. dhe rr. “MANAPO” në Shkup, një automjet pasagjerësh “Mini” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 19-vjeçari L.T. nga Shkupi goditi këmbësorin O.P. (18) nga Shkupi. Këmbësori pësoi lëndime në aksident, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”. Këqyrja është kryer nga një ekip nga SPB Shkup.TS

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian i bashkohet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në thirrjen për një armëpushim të plotë dhe pa kushte prej të paktën 30 ditësh, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, në një deklaratë të lëshuar në emër të Unionit dhe pesë vendeve të tjera, përfshirë vendin tonë. “Ky ndërprerje e armiqësive mund të shërbejë si një hap vendimtar drejt reduktimit të vuajtjeve të civilëve dhe ofrimit të hapësirës për bisedime kuptimplote mbi një paqe të vërtetë që synon t’i japë fund luftës agresive të Rusisë dhe…

Lexo më Shumë

Një nxënëse e shkollës fillore nga zona e Bit Pazarit të Shkupit u ka dhënë 25.000 euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të vogël. Babai i saj e denoncoi rastin në polici gjysmë ore pas mesnatës së 9 majit. Në orën 00:30 në SPB-Shkup, një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij e mitur, nxënëse e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit të Shkupit, për një kohë të gjatë kërcënohej nga dy shokë të klasës se do ta sulmonin fizikisht vëllain e saj të vogël, i cili ka probleme…

Lexo më Shumë

Po ndërmerren aktivitete sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike dhe, për aq sa jam i informuar, aktualisht po merren në pyetje një numër i caktuar dëshmitarësh që lidhen me ngjarjen penal-juridike, tha ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, i cili sot në Shtip po përgjigjej në pyetjen e një gazetari nëse ka ndonjë zhvillim të ri në lidhje me hetimin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 62 të rinj. Ai theksoi se nuk do të kishte asgjë tjetër për të shtuar, pasi hetimi është ende duke vazhduar. “Në këtë moment, hetimi është ende duke vazhduar, po…

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë një oficer policie në Halkidiki, Greqi, dje pasdite, në një ngjarje që ka ngjallur shqetësim në zonë. Sipas dëshmive të banorëve, i riu kishte ngritur disa herë pritë për oficerin, duke e sulmuar të paktën dy herë më parë, dhe dje ai e goditi me thikë oficerin 49-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur jashtë shtëpisë së oficerit, i cili gjithashtu drejton një biznes zdrukthëtarie me vëllain e tij në të njëjtën ndërtesë. Sipas burimeve, 22-vjeçari është i përfshirë në trafikun e drogës, por mes tij dhe oficerit nuk ka pasur asnjë lidhje direkte. Dëshmitarët tregojnë…

Lexo më Shumë

Me datë 09.05.2025 në ora 18.45, në Policinë e Gostivarit është raportuar se në rrugën “Beliçica” në Gostivar, një motoçikletë me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.S. (42) nga Gostivari, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i motoçikletës të konstatuara në Qendrën Emergjente në Gostivar. Inspektim është kryer nga ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit. TS

Lexo më Shumë

Më datë 09.05.2025, në ora 19.05, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin S.G.(45) nga Gostivari, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij e pamartuar 49-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresl përkatëse.

Lexo më Shumë