Author: Hamdi Kumanova

Më 09.05.2025, në orën 06:35, zyrtarët policorë nga SPB Strugë në rrugën “Boro Kalajxhieski” në Strugë e arrestuan I.M. (36) nga Struga. Paraprakisht, ai kishte dalë nga rruga duke drejtuar një motoçikletë pranë një kazinoje në lagjen “Plitishta” të Strugës. Pas masave të ndërmarra, policia konstatoi se ai kishte qenë nën ndikimin e alkoolit – konkretisht me 2.28 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit motorik”.

Lexo më Shumë

“Maqedonia është rrënuar dhe degraduar gjatë shtatë viteve të qeverisjes së LSDM-së dhe Venko Filipçes, deri në atë masë sa nuk njihet më,” deklarojnë nga VMRO-DPMNE duke sqaruar arsyet pse nuk e mbështesin Ligjin për të prekurit nga tragjedia në Koçani. Sipas partisë opozitare, Filipçe dhe LSDM janë përgjegjësit kryesorë për shpërbërjen e sistemit shtetëror. “Çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë paaftësinë, hipokrizinë dhe dyfytyrësinë e tyre. Nuk ka asgjë të sinqertë tek ata – e përqeshin popullin në fytyrë.”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zbuloi se ai ishte shënjestër e një atentati me helmim nga metalet e rënda, i cili ndodhi afërsisht katër deri në pesë vjet më parë. Duke folur për stacionin televiziv 24, Fidan tha se ishte ekspozuar ndaj niveleve të larta të arsenikut dhe merkurit. “Këto u zbuluan në teste“, shtoi ai, duke theksuar se ishte helmuar dhe se kjo përbën tentativë vrasjeje. Fidan, i cili më parë drejtoi Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës Turke (MIT), tha se ishte shënjestruar nga grupet terroriste që kur mori pozicionin e tij në agjenci. Përveç kësaj, ai akuzoi…

Lexo më Shumë

Vetëm një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin priti aleatët në paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, liderët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kanë arritur në Kiev për bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Jemi në rrugë për në Kiev. Për Ukrainën, për Evropën”, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, duke publikuar një fotografi të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe kryeministrin polak, Donald Tusk. Tema kryesore në Kiev do të jetë propozimi amerikan dhe evropian për një armëpushim 30-ditor në luftën ruse në Ukrainë, i cili, nëse refuzohet nga…

Lexo më Shumë

“Fundjava e Pastrimit” është më shumë se një aksion simbolik, pasi paraqet një reflektim të vlerave evropiane në praktikë. Përgjegjësi qytetare, angazhim kolektiv dhe përkushtim për një të ardhme me mjedis më të pastër. Në këtë nismë të dobishme, morën pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë, përfshirë zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti dhe drejtues të tjerë të subjektit VLEN. Por ky aksion nuk është fundi është vetëm fillimi. Sepse ky vit nuk është vetëm për pastrimin e hapësirave publike, por për pastrimin e skenës politike! Ne po hyjmë në vitin e pastrimit të madh ku qytetarët do të kenë mundësinë të largojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke u shprehur se beson në pafajësinë e tyre dhe në një përfundim triumfal të procesit. Në një intervistë për Ekonomia Online, Ahmeti pohoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar konventat ndërkombëtare dhe se nisma e Gjykatës Speciale u bazua në akuza të pabaza. “Mendoj që këtë proces duhet ta fitojnë njerëzit që nuk kanë asnjë faj. Kanë qenë çlirimtarë të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare. Besoj që do të ketë një përfundim triumfalist nga pjesëtarët e UÇK-së…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka nisur procedurë hetimore kundër pesë personave për vrasjen që ndodhi më 8 maj në një lokal në Shtip. I dyshuari kryesor, 21-vjeçar, akuzohet për “Vrasje me paramendim dhe nga hakmarrje” dhe “Tregti e paautorizuar me armë”. Katër të tjerët – tre burra dhe një grua të moshës 22 deri 28 vjeç – akuzohen për ndihmë pas kryerjes së veprës penale. Sipas hetimeve, autori kishte blerë një pistoletë 9 mm në Shkup për 1.100 euro nga një person i panjohur. Ai ishte takuar me viktimën, gjithashtu shtetas turk, përmes aplikacioneve mobile, me pretekstin për të…

Lexo më Shumë

Vasil Jovanov u deklarua fajtor për krimin në seancën e parë të sotme të gjyqit për aksidentin me makinë ndaj studentes Frosina Kulakova, transmeton SHENJA. Duke iu përgjigjur pyetjes së gjyqtares Snezhana Markovska, e cila kryeson gjyqin, nëse e kupton krimin për të cilin akuzohet dhe nëse ndihet fajtor, i riu Jovanov tha: “Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjes (së Frosinës), të kërkoj falje për atë që bëra. Nuk e mendova kurrë se do të ndodhte diçka e tillë. Po, jam fajtore!” Gjykatësi, pas pranimit të fajësisë, i bëri pyetje Jovanovit. Ai u përgjigj…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.L. (45) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Më 23.01.2025, i denoncuari – pronar i një firme nga Tetova, është marrë vesh me një person nga Tetova se do t’i kryejë transport mallrash për në Gjermani për shumën prej 2.500 euro, për ç’gjë i ka lëshuar faturë me nënshkrim dhe vulë, të vërtetuar nga firma e tij. Por, mallin e dakorduar, i denoncuari nuk e ka transportuar, ndërsa paratë nuk ia ka kthyer palës së dëmtuar.TS

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.M. (45) dhe A.F. (35), të dy nga f.Tearcë, rrethi i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve ,,folksvagen golf’’, të drejtuar nga i denoncuari i parë, me ç’rast ai nga dritarja e hodhi marihuanën, e cila u gjet më pas. Gjatë kontrollit të kryer në të denoncuarin e dytë, gjithashtu, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.TS

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.L. (44) nga fshati Otushishtë, rrethi i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 02.09.2024 në Tetovë, nëpunësit policorë kryen kontroll në një automjet pasagjerësh në të cilin si bashkudhëtar ishte i denoncuari, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.TS

Lexo më Shumë