Author: Hamdi Kumanova

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, dje ishte i ftuar në emisionin “Për apo kundër” në televizionin Alfa, ku informoi se janë MBYLLUR 53 BASTORE ONLINE, organizatore të lojrave të fatit në mënyrë të paligjshme. “Do të doja të theksoj një risi, kam nënshkruar urdhrin e parë për mbylljen e 53 organizatorëve të paligjshëm të lojërave të fatit online. Me këtë ndalohen 53 portale që në mënyrë të paligjshme kanë organizuar lojëra fati në Maqedoni dhe në të cilat janë përfshirë banorë nga Maqedonia e Veriut. E dimë që janë nga Maqedonia sepse lidhen nga adresa nga vendi ynë dhe…

Lexo më Shumë

Në një raport të fundit mbi sigurinë e Kosovës, Parlamenti Evropian ka theksuar kërcënimin në rritje që paraqesin fushatat e dezinformimit të Rusisë dhe Kinës, të cilat kanë si qëllim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sipas raportit, aktorë të jashtëm si Rusia po punojnë aktivisht për të minuar sovranitetin e Kosovës dhe për të penguar rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përmes përpjekjeve të koordinuara të dezinformimit. Rreth dezinformimit nga Rusia dhe Kina, gjersa thekson se kanë qëllim që të destabilizojnë rajonin ka folur raportuesi për Kosovën në Parlamentin…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Rrugën B në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, ata dyshohet se kishin marr pjesë në një rrahje dhe kishin dëmtuar dy vetura. Njëri nga ata ka pësuar dhe lëndime trupore. “Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:35 minuta ka arrestuar një person, shtetas holandez. Kjo pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 4.14 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike-marihuanë. “ Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetarja e Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Iryna Mudra, ka konfirmuar se më 9 maj, gjatë një takimi të nivelit të lartë të ministrave të jashtëm nga dhjetëra vende në Lviv, do të shprehet mbështetje politike për krijimin e një gjykate të posaçme për të ndjekur penalisht krimin e agresionit kundër Ukrainës. Ajo e njoftoi këtë gjatë një interviste televizive, sipas Ukrinform. “Në fund të marsit, Grupi Bazë — një koalicion prej mbi 40 vendesh — përfundoi punën e tij dyvjeçare për krijimin e gjykatës speciale. Si rezultat, dokumentet themeluese, përfshirë statutin e gjykatës, u finalizuan. Nesër, më 9 maj,…

Lexo më Shumë

Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj një grua. Sipas raportit policor rasti ka ndodhur në Mitroicë të Jugut, të mërkurën. “Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.

Lexo më Shumë

Një rast i ngacmimit seksual raportohet të ketë ndodhur të enjten në Leposaviq. Sipas policisë, një e mitur ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. “Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Lexo më Shumë

Në kujtesën e errët të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, 9 dhe 10 maji i vitit 2015 do të mbeten përgjithmonë si ditë zie dhe dhimbjeje. Në lagjen e Trimave të Kumanovës u zhvillua një nga ngjarjet më tragjike dhe më të errëta të pasluftës një operacion i përgjakshëm që mori jetë njerëzish, shkatërroi shtëpi dhe la pas vetes plagë të thella në përjetimet e popullit shqiptar. Por, as kjo ngjarje e trishtë nuk ishte shkas që BDI të shkëputej nga pushteti. Ata silleshin sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Kjo sjellje jo vetëm që është fyerje ndaj viktimave dhe familjeve…

Lexo më Shumë

Përparimet e fundit në teknologjinë arkeologjike kanë zbuluar një zbulim mahnitës që sfidon gjithçka që mendonim se dinim për Amazonën e lashtë. Lugina Upano në Ekuador, e njohur prej kohësh për historianët dhe arkeologët, ka dhënë gjetje të jashtëzakonshme, duke ndryshuar kuptimin tonë për shoqëritë para-kolumbiane në Pyllin e Shiut të Amazonës. Ky zbulim, i cili u bë i mundur nëpërmjet përdorimit të skanimeve të Zbulimit dhe Rangimit të Dritës (LiDAR), zbuloi një rrjet të gjerë qytetesh që datojnë mbi 2,500 vjet më parë. Këto gjetje nuk janë vetëm monumentale për arkeologjinë, por po riformësojnë mënyrën se si e shohim…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar dje në Prokurorinë Speciale 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ish-ministrave të tij. Profesori Binak Maxharraj thotë se, kjo shifër është dukshëm më e ulët krahasuar me 71 kallëzimet penale që Shpend Ahmeti, në kohën kur ishte kryetar i Prishtinës, kishte bërë ndaj paraardhësit të tij, Isa Mustafa. Postimi i plotë: 17 KALLËZIME PENALE PËR ALBIN KURTIN, NDËRSA 71 PËR ISA MUSTAFËN Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale sot 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe ish-ministrave të kabinetit të tij. Bukur, me dokumente apo me shpifje. Por,…

Lexo më Shumë

Sot mbushen dhjetë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Maqedoninë e Veriut, ku jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur. Drejtësi për të burgosurit sot kërkohet në Ferizaj dhe Lipjan, ku do të mbahen protesta. Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste”…

Lexo më Shumë

Stacioni televiziv Star i Shtipit publikoi pamjet e një sulmi me armë zjarri, në të cilin një sulmues plagosi një djalë të ri në një kafene në sheshin e qytetit në Shtip këtë mbrëmje. Pamjet shqetësuese tregojnë sulmuesin, i cili sipas informacioneve fillestare jozyrtare është një student nga Turqia me emrin Bedri Polat. Ai shihet duke hyrë me gjakftohtësi dhe duke qëlluar disa plumba drejt viktimës që ishte ulur në kafene, pas së cilës ai del me qetësi nga ana tjetër.

Lexo më Shumë