Sot mbushen 27 vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushevci. Ilir Konushevci u lind më 20 qershor 1969 në Llugë të Podujevës. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në Lluzhan, të mesmen në Podujevë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj, të cilën nuk arriti ta përfundojë për shkak të aktiviteteve. Më 13 maj 1992, Iliri, së bashku me shokët Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri,…
Author: Hamdi Kumanova
Më 07.05.2025 në orën 14.00 në Stacionin Policor Gazi Babë, H.I. (24) nga Shkupi denoncoi se nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij J.I. (19), e cila kishte probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.TS
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Delçevë ngriti kallëzim penal kundër V.M. (39) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përgjim”. I denoncuari e ka ndjekur ish-partneren e tij dhe i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kanosëse.TS
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër M.R. (53) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kërcënimi me mjet të rrezikshëm gjatë një përleshjeje ose grindjeje”. Më 10.03.2025 në një objekt tregtar në Gostivar, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshëme, i denoncuari ka tentuar me thikë ta sulmojë N.T. (46).TS
Më 07.05.2025 rreth orës 12.40 në SPB Shkup u denoncua se në rrugën lokale f. Haraçinë – f.Orllancë ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve “mercedes” me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga J.K. (25) nga f.Brest, rrethi i Shkupit dhe automjetit të pasagjerëve ,,citroen” me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga S.A. (42) nga f.Bardovc, rrethi i Shkupit. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi shoferi i automjetit ,,citroen’’ të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ndërsa shoferi i automjetit ,,mercedes” pësoi lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski”.…
Më 07.05.2025 në orën 20.50 në një sallë sporti në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndaluan S.S. (39) nga Shkupi për shkak se gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit ka tentuar të hyjë në fushën e lojës. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.TS
Gjykata e Apelit në Shkup i hodhi poshtë si të pabazuara ankesat e disa prej të akuzuarve në rastin “Llaskarca”, i cili ka të bëjë me aksidentin me autobus që ndodhi në vitin 2019, në të cilin humbën jetën 16 pasagjerë dhe u plagosën mbi 30, ndërsa pjesërisht e mbështeti ankesën e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, me çka i rriti dënimet me burg pronarit të kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli, nga katër në dhjetë vite, personit përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari, nga gjashtë në dhjetë vite dhe dy punonjësve të stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgievski dhe…
Më 07.05.2025 në orën 23:32, në DPB Kërçovë është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një apartament në rrugën “4 Korriku” në Kërçovë, në pronësi të Z.S. (72) nga Kërçova. Nga plagët e marra nga zjarri, ndërroi jetë në vendngjarje pronarja, Z.S., ndërsa vdekja e saj u konfirmua nga një mjek i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore. Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Kërçovës dhe prokurori publik kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
Ramadani nga ASH-Taravari ka theksuar se narrativi për bashkëpunim me BDI-në është një narrativë që na vishet, pasi ASH nuk ka asnjë bashkëpunim me BDI-në. Kjo narrativë na vishet sepse ne kemi krijuar kanale komunikimi me të gjithë, dhe ASH ka komunikime zyrtare me BDI-në. Nëse flasim për ndryshim, atëherë si mund të sjellësh ndryshim në Dollnen pa pasur komunikim me BDI-në dhe subjektet e tjera? Arben Fetai është në vijë me politikat e Arben Taravarit, thotë sekretari Ramadani Blerant Ramadani, në emisionin e sotëm në “Daily Click”, u pyet rreth statusit të fundit në Facebook nga ana e zëvendëskryeministrit…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka informuar për të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për inflacionin në muajin prill. Besar Durkishi Durmishi: Të nderuar, Të gjithë e dimë se në kohë krize ekonomike çdo denar vlen. Dhe çdo ndryshim në treg ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë – në bukën që blejmë, vajin, sheqerin apo produktet higjienike. Prandaj, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, që nga dita e parë jemi përkushtuar të mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve dhe të garantojmë stabilitetin…
Më datë 07.05.2025 rreth orës 16.00, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është raportuar se në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, automjeti i pasagjerëve ,,Seat Leon” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.K. (39) nga fshati Dobërdoll, ka goditur një këmbësor të mitur nga i njëjti fshat. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i DPB Gostivar.
Më datë 08.05.2025 ora 05.00 në Njësinë e Policisë Kamnjan, S.R.(39) nga fshati Pirok i Tetovës, ka raportuar se në fshatin Bogovinë të Tetovës është sulmuar fizikisht nga R.Ç. (40) nga fshati Çegran i Gostivarit. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

