Më 08.05.2025 Stacionin Policor Bit Pazar, А.B.(50) nga Shkupi njoftoi se në shtëpi është kthyer djali i tij А.B.(14), për të cilin ai më parë kishte denoncuar se është larguar nga shtëpia.TS
Author: Hamdi Kumanova
13 të burgosur në institucionin korrektues të Strugës kanë hyrë në grevë urie në shenjë proteste ndaj ndërprerjes së vikendeve që u takojnë sipas të drejtave të garantuara nga rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi. Sipas burimeve nga brenda institucionit, këto masa do të zgjasin 6 muaj dhe janë ndërmarrë pa sqarime të mjaftueshme dhe pa ndonjë vendim të qartë ligjor, gjë që ka nxitur pakënaqësi të madhe mes të dënuarve. Ata kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të vikendeve, që për ta përfaqësojnë një nga të vetmet mënyra për të ruajtur lidhjen me familjet dhe për të mbajtur një nivel…
LSDM publikoi dokumente me ane te cilave pretendon se janë dëshmi të skandalit më të madh të korrupsionit në komunën e Kumanovës të organizuar nga kryetari i Kumanoves Maksim Dimitrievski dhe kumbari dhe partneri i tij në biznes Dragan Mitevski, nga i cili ata fituan 350 mijë euro. LSDM publikon dokumente që pretendon se janë provë e skandalit të korrupsionit që përfshin Dimitrievskin dhe Mitevskin Koordinatori i grupit këshillues, Aleksandar Jovanovski, tregoi një prokurë me të cilën kumbari i Dimitrievskit, Dragan Mitevski, autorizon “Lidl”-in të veprojë për ndryshimin e PDU-së. “Tani imagjinoni, Dragan Mitevski, kumbari i Maksimit, bleu tokë nga…
Futja e të rinjve në botën financiare përmes ofrimit të paketave bankare të dizajnuara posaçërisht për ta nuk është vetëm një mënyrë për të menaxhuar paratë, por edhe i përgatit ata për të ndërtuar pavarësinë dhe të ardhmen e tyre financiare. Me qëllim që të nxisë pavarësinë financiare te të rinjtë dhe të mundësojë pagesa të sigurta dhe të thjeshta, UNIBanka AD Shkup prezanton një paketë unike të quajtur UniQ. Kjo paketë është e dedikuar për të rinjtë nga 15 deri në 25 vjeç dhe ofron shumë përfitime. Duke aplikuar për këtë paketë, të rinjtë marrin: Kartën…
Gjatë ditës së djeshme (8-maj) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 46 drejtues mjetesh (TE-39 dhe GV-7) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-20 dhe GV-7) janë marrë me automjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 65 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-37 dhe GV-28).TS
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se është koha që forcat politike të marrin përgjegjësi për gjendjen aktuale në vend. Ai tha se ditët e fundit ka pasur lëvizje dhe shkëmbim letrash mes partive politike, duke përfshirë partinë e parë dhe të tretë, por theksoi se tani duhet të kalohet në veprime konkrete. “Po shpresoj që po harxhohen këto mundësi dhe eksplorimet që po i bëjnë forcat politike. Kosova duhet t’i ketë urgjentisht institucionet. Kosova nuk e ka luksin të mbetet kështu”, tha Limaj. Ai ngriti alarmin për situatën ekonomike, duke thënë se…
Nëntë maji shënon Ditën e Evropës. Kjo datë e rëndësishme na përkujton një moment të veçantë kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian, i themeluar mbi vlera, vizion dhe rrugëtim të qartë. Bashkimi Evropian është projekti më i madh politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit që nga lufta e dytë botërore. Në Ditën e Evropës, ne si Qeveri VLEN riafirmojmë projektimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në këtë familje të madhe, Bashkimin Evropian, dhe në realizimin e ëndrrës shumë vjeçare të qytetarëve tanë për tu…
Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi, njëherësh kryetar i Lëvizjes Populli, në intervistë për Alsat konfirmoi se kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka realizuar disa takime me kreun e ASH-së, Arben Taravarin. Takime me Taravarin thotë se mund të realizojë kushdo por që ai të bëhet pjesë e Frontit Evropian, duhet të ketë pëlqim nga të gjitha subjektet politike. Rexhepi hedhë poshtë çdo mundësi që të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, shkruan Alsat. “Pa pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Frontit Evropian nuk mund të ketë shtim të asnjë subjekti politik”, tha Skender Rexhepi, deputet i FE-së. Nëse z.Sela është…
“Siguria në vend është prishur plotësisht. Kemi vrasje pothuajse çdo javë, dhe kjo para syve të qytetarëve, në pjesët më qendrore të qyteteve dhe lagjeve. Vrasja në Shtip është vetëm e fundit në një seri vrasjesh që po ndodhin publikisht, para dëshmitarëve. Njerëzit kanë frikë për sigurinë e tyre kur dalin në një kafene ose restorant”, thonë nga LSDM, në lidhje me vrasjen e djeshme në Shtip, ndërsa drejtojnë akuza për ministrin e Punëve të Brendshme. “Vetëm për 10 muaj, në Shkup kanë ndodhur disa vrasje – në Mavrovkë, Bit Pazar, Çair, Shuto Orizare. Numri i grabitjeve dhe vjedhjeve është…
Bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, ka kritikuar ashpër njeriun më të pasur në botë, Elon Musk, për komentet të fundit ndaj Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Gates paralajmëroi se mbyllja e USAID-it mund të çojë në “vdekjen e miliona fëmijëve të varfër në mbarë botën”, veçanërisht në vendet në zhvillim që mbështeten në financimin dhe programet e saj. USAID është agjencia kryesore e qeverisë amerikane përgjegjëse për ndihmën e jashtme, përfshirë sigurinë ushqimore, programet shëndetësore dhe ndihmën në raste katastrofash. Bill Gates, fondacioni i të cilit – Bill & Melinda Gates Foundation – bashkëpunon me USAID-in, theksoi se edhe…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rreth orës 21:25 kanë marrë raportimin për gjuajtje me armë në një kafene në sheshin e qytetit të Shtipit, përcjell TV21. Sipas MPB-së, është shtënë në drejtim të shtetasit turk E.O., 25 vjeç nga Turqia, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 22:10 në spitalin e Shtipit. “Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, përfshirë përdorimin e dronit, në afërsi të pikës së pagesës “Milladinovci”, zyrtarët policorë kanë arrestuar K.K. (21) nga Republika e Turqisë, i cili dyshohet se është autor i krimit, si dhe A.H.(22), T.M. (22), O.M. (29) dhe A.O. (28),…
Një grabitje me armë ndodhi në Egaleo në një restorant pak pas mesnatës të enjten. Sipas mediave greke kishte dy autorë dhe ishin të armatosur. Sipas të njëjtit informacion, pasi fillimisht e kërcënuan pronarin e restorantit e goditën atë në kokë me tytën e njërës prej armëve. Pasi morën paratë nga arka, dy grabitësit ikën në drejtim të paditur dhe janë në kërkim, ndërsa pronari i restorantit të u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku po trajtohet.

