Author: Hamdi Kumanova

Mungesa e stafit po kufizon përdorimin e pajisjeve të shtrenjta mjekësore, thuhet në raportin e fundit nga Enti Shtetëror për Revizion. Revizorët zbuluan se, megjithëse ka pasur një rritje të numrit të pajisjeve mjekësore, ato nuk janë vënë në funksion ose nuk po përdoren mjaftueshëm. Raporti thekson se arsyet kryesore për mungesën e stafit profesional janë kushtet e papërshtatshme hapësinore dhe pengesat teknike. Nga totali prej 57.7 milionë eurosh të investuara në pajisje, 18.6 milionë kanë të bëjnë me pajisje që nuk përdoren ose nuk funksionojnë me kapacitet të plotë. Pesë përshpejtues (akselerator) linearë, të blerë për trajtime onkologjike, nuk…

Lexo më Shumë

“Koalicioni prej 14 partish është konfirmuar tashmë dhe listat e përbashkëta të këshilltarëve po përgatiten në bazë të tij, por procesi i bisedimeve me partnerë të tjerë sapo ka filluar dhe do të bisedojmë me të gjitha partitë politike”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në lidhje me koalicionimet para zgjedhjeve lokale. Ai shtoi se do të zbatojnë mësimet që i kanë nxjerrë nga koalicionet e mëparshme. “Kemi filluar të krijojmë bashkërisht listat në të gjitha bashkitë dhe po fillon procesi i diskutimeve me partnerë të tjerë. Do të bisedojmë me të gjitha partitë politike, por parimet e koalicionit nënkuptojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është pyetur në lidhje me qëndrimin e Arben Taravarit si ministër i Shëndetësisë në Qeveri, ndërsa tha se do të jetë në atë pozitë edhe disa ditë. “Do ta shohim deri kur, edhe ndonjë ditë”, tha Kasami, duke shtuar se me kryeministrin janë dakorduar për kohën dhe dinamikën e veprimeve që do t’i ndërmarrin. “Por ajo që është me rëndësi që e kemi thënë bashkëpunim me BDI-në edhe me Qeverinë nuk ka dhe këtë e kemi dakorduar edhe me kryeministrin dhe sigurisht në këtë drejtim në ditët në vijim do të ketë edhe…

Lexo më Shumë

Prokurori i Shtetit Ljupço Kocevski, tha se ekipi i prokurorisë po punon për marrjen në pyetje të dëshmitarëve si në Koçan ashtu edhe në Shkup, dhe njoftoi se pret që hetimi për zjarrin në të cilin humbën jetën 62 persona të përfundojë brenda afatit ligjor, pra deri më 17 qershor. Kocevski tha se nuk mund të zbulojë detaje të mëtejshme në këtë fazë të hetimit, por tha se intervistat e dëshmitarëve janë duke vazhduar. Ai theksoi gjithashtu se është duke u zhvilluar një hetim kundër 14 nëpunësve të policisë në Prokurori për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit,…

Lexo më Shumë

Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në emisionin BE dhe NE në RTVM programi në gjuhën shqipe deklaroi midis tjerash se brenda një viti kanë arritur që të zhvillojnë diplomacinë parlamentare. Sipas Gashit, tre katër fushat kryesore ku ata kanë vendosur fokusin kryesor, si Transparenca, qasja ndaj Parlamentit, digjitalizimi dhe Siguria janë përmirësuar dukshëm. “ Pyetje e thjeshtë, por përgjigja është pak më komplekse. Sidoqoftë, unë mandatin e fillova me një vizion më afatgjatë dhe me më shumë prioritete. Të cilat, në fakt ishin përcaktime strategjike të vet Kuvendit, si dokumente që janë sjell në…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të premten pritet të vizitojë qytetin e Strugës, në kuadër të një aktiviteti partiak që synon mobilizimin e strukturave lokale dhe forcimin e prezencës politike të BDI-së në këtë komunë. Sipas njoftimit të shpërndarë nga partia, Ahmeti do të marrë pjesë në një tubim me anëtarët dhe simpatizantët e BDI-së në Strugë, ku pritet të përcjellë mesazhe të rëndësishme politike lidhur me angazhimin e partisë për barazi, zhvillim dhe bashkëjetesë ndëretnike. Vizita vjen në një kohë kur partitë politike në vend po përgatiten për ciklet e ardhshme zgjedhore dhe po riformulojnë strategjitë…

Lexo më Shumë

Janë identifikuar të dhënat e shoferit që qëlloi në tokë të hënën në mbrëmje, pas një debati që ndodhi në mes të rrugës me një shofer 41-vjeçar, në Evosmos të Selanikut. Sipas policisë, ai është një shtetas shqiptar 30-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një çështje penale për lëndim trupor dhe shkelje të ligjit për armët. Incidenti ndodhi kur 30-vjeçari fillimisht debatoi me një shofere femër, të cilën 41-vjeçari, me origjinë nga Gjeorgjia, nxitoi ta mbronte. Një konfrontim pasoi midis dy burrave, ku i pari përdori dhunë fizike, ndërsa i dyti nxori një armë dhe qëlloi një herë në tokë…

Lexo më Shumë

Prizreni dhe i gjithë vendi u trondit mëngjesin e së martës, me vrasjen e rëndë të 15-vjeçares, shtetase turke. Krimin po dyshohet se e kreu babai i saj, Mehmet Gorenç. Ai tashmë është dërguar në paraburgim, pasi Gjykata Themelore në Prizren aporovoi kërkesën e Prokurorisë. Kërkesa e Prokurorit të Shtetit, siç merr vesh Klankosova.tv. ka zbuluar detaje tronditëse. Gjithçka dyshohet se ndodhi pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari nisi t’i sulmojë të bijat derisa ishin në gjumë, duke iu vërsulur fillimisht 15-vjeçares, e cila nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Krimi i rëndë u…

Lexo më Shumë

Tregtia e jashtme në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje gjatë muajve janar-mars 2025.  Siç raporton Enti Shtetëror i Statistikave, vera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar-mars të vitit 2025 është 118 762.5 milionë denarë dhe shënon rritje prej 0.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.   Vlera e mallrave të importuara është 170 724.8 milionë denarë, që është për 1.2% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  Këmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe e eksportit është: katalizatorët…

Lexo më Shumë

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, në takimin e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Zbatimit të Obligimeve të Procesit të Berlinit dhe Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes e ka theksuar nevojën e hapjes së rrugës për fillimin e bisedimeve zyrtare për integrim në Bashkimin Evropian. Ajo ka cekur se duhet pasur parasysh sfidat e shumëfishta me të cilat po përballet në këtë periudhë e gjithë Evropa, duke shtuar se me ndryshimet kushtetuese duhet zhbllokuar procesin e integrimit të vendit në BE. Postimi i znj. Ajdari në rrjetin social: Sot bashkë me anëtarët e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen…

Lexo më Shumë

Në Varshavë sot do të mbahet takim jofromal i shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së dhe të shteteve kandidate dhe kandidateve potenciale për anëtarësim në Union, ku do të marrë pjesë edhe minsitri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të vendit tonë, Timço Mucunski. Në takim, që do të mbahet në formë të drekës së punës në kuadër të mbledhjes joformale të Këshillit për punë të jashtme të BE-së (FAC), ministrat do të bisedojnë për sfidat e politkës evropiane të jashtme dhe të sigurisë, me theks të veçantë në ndërtimin e rezistencës ndaj kërcënimeve hibride. Krahas…

Lexo më Shumë