Author: Hamdi Kumanova

Hysri Selimi, i arrestuar nga autoritetet e Kosovës dje, më 06.05.2025, si i dyshuar për spiunazh, sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), është i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA). Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri. PSRK pretendon se këto nuk ishin informacionet e vetme që i janë dhënë BIA-s serbe. Në dosjen e saj, Prokuroria Speciale pretendon se Hysri Selimi i ka përcjellë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh zhgënjimin e thellë ndaj sjelljes së partnerëve shqiptarë të LEN-it në koalicionin qeveritar. Në përpjekje për t’i bërë qejfin Kryeministrit, ata po vetëposhtërohen publikisht, duke pranuar që ai t’i trajtojë me përbuzje, t’u japë leksione dhe t’u caktojë vendin në Qeveri, sipas vullnetit të tij personal. Çdo ditë dëgjojmë – jo vetëm nga Kryeministri, por edhe nga përfaqësues të VMRO-së dhe partnerë të tjerë maqedonas – kush me kë guxon të bisedojë, kush me kë mund të bashkëpunojë dhe kush me kë është kapur duke u takuar. Partnerët shqiptarë poshtërohen publikisht, sikur të ishin fëmijë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kinës ka mbërritur në Moskë për festimet vjetore të Ditës së Fitores në Rusi. Xi Jinping mbërriti dje për bisedime me Vladimir Putinin, disa orë pasi dronët ukrainas shënjestruan Moskën, shkruan Sky News. Ishte dita e tretë që Ukraina kishte synuar Moskën, me një nga aeroportet kryesore të qytetit të detyruar të pezullonte përkohësisht aktivitetet më pak se tre orë para mbërritjes së Xi-t. Kur u pyet për sulmet ajrore nga të dyja palët në kryeqytetet e tyre përkatëse, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze nuk komentoi udhëtimin e Xi-së, duke shtuar se i vetmi “prioritet kryesor”…

Lexo më Shumë

Të paktën pesë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pasi një helikopter u rrëzua në shtetin Uttarakhand të enjten, konfirmuan zyrtarët lokalë. Sipas raportimeve fillestare nga mediat ndërkombëtare, helikopteri, i operuar nga Aerotrans Services Private Limited, po shkonte drejt helipadit Harsali nga helipadi Sahastradhara në Dehradun kur u rrëzua në një grykë të pyllëzuar rreth orës 8 të mëngjesit. Imazhe nga vendi i rrëzimit po publikohen, të cilat tregojnë rrënojat e shkatërruara të helikopterit, duke treguar ashpërsinë e impaktit.

Lexo më Shumë

Është festa më e rëndësishme në kalendarin rus, ngjarja kryesore për përpjekjet e Kremlinit për të madhëruar rolin sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë Naziste. Në vitet e fundit, parada për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq po ashtu ka shërbyer si skenë për presidentin rus, Vladimir Putin, për të madhëruar luftën e Moskës në Ukrainë, teksa viktimat e Rusisë – të vdekur dhe të plagosur – kanë kaluar shifrën prej 750.000, sipas vlerësimeve perëndimore. Për vëzhguesit e Kremlinit, 9 maji është ngjarje me peshë simbolike, që ofron mundësi të shihen ndryshimet e mundshme në botëkuptimin e Putinit – tashmë…

Lexo më Shumë

Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste). Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në Poloni, mori fund në Europë; në Azi ajo vazhdoi edhe disa muaj deri në kapitullimin e Japonisë. Adolf Hitleri pak ditë më parë në “Führerbunker” (bunkerin e Führer-it) në Berlin kishte kryer vetëvrasje. Bilanci i mizorive të luftës hidhte hije mbi gjithçka: rreth 60 milionë të vdekur në mbarë botën, gjashtë milionë hebrenj të vrarë nga nacionalsocialistët, pjesë të tëra të Europës të shkatërruara, miliona njerëz të zhdukur ose të dëbuar. Me kapitullimin e Gjermanisë nacionalsocialiste…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk është shkaktare për mundësinë e zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se nuk do të pranojnë që vendi të mbetet i bllokuar pafundësisht. “AAK nuk është shkaktarë për shkuarjen në zgjedhje, por nuk jemi dakord që vendi të vonohet pa kufi. Nëse s’ka vullnet për të ecur përpara, më mirë të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj në Debat Plus. Ai u shpreh i bindur se partia e tij do të dalë më e fortë nëse mbahen zgjedhjet e reja,…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në një postim në rrjetin e tij social ”Facebook” ka deklaruar se masat e ministrisë që ai drejton kanë dhënë efektin e tyre duke mos patur rritje të çmimeve, inflacioni është stabil pas çka vërteton se masat kanë dhënë efektin e tyre. Sipas Durmishit, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës në prill krahasuar me marsin shënoi një rritje prej vetëm 0.6%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikë Statusi i plotë: Sot, përsëri, lajme të shkëlqyera nga Enti Shtetëror i Statistikave. Inflacioni mbetet i qëndrueshëm! Inflacioni i matur përmes kostos së…

Lexo më Shumë

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela në këto momente i shoqëruar edhe nga anëtarët e kryesisë, takon në selinë e BDI-së, kreun e këtij subjekti politik, Ali Ahmetin, shkruan Alsat. Ai në një prononcim ekskluziv për Alsat, ka thënë se kërkon nga Taravari të kërkojë falje për gabimet e tij. Pas pak lajmi i plotë./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.M. (60) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “kërcënim i sigurisë”. Më 24 dhjetor 2024, i padituri ka drejtuar kërcënime ndaj një të punësuari në Stacionin Policor të Tetovës përmes profilit të tij në një rrjet social.

Lexo më Shumë

Demokracia patjetër që duhet të jetë një nga shtyllat bazë të sistemit arsimor. Procesi arsimor është mjet për përvetësimin e aftësive dhe njohurive, por patjetër duhet të orientohet edhe ndaj të menduarit kritik, ndaj zhvillimit të përgjegjësisë, ndërgjegjësimit për të drejtat dhe detyrimet е njeriut, ndaj konstruktivitetit dhe respektit. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në punëtorinë përfundimtare “Përforcimi i shkollave për arsim demokratik – arritjet dhe rezultatet”, në kuadër të projektit “Arsim cilësor për të gjithë” të cilin Këshilli i Evropës e implementoi nga viti 2023, me mjete financiare nga Republika Federale e…

Lexo më Shumë