Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se s’sheh asgjë të keqe në ftesën e LDK-së për takim për konsulta për qeveri, por tha se ai nuk ndryshon qëndrim për një qeveri të udhëhequr nga opozita. Ai tha se takohet me LDK-në e PDK-në, por s’pranon të ulet në një tavolinë është Vetëvendosja. “Dje e kam parë qëndrimin e LDK-së. Ajo çka mund të them e mirëpres mundësinë e konsultave, cila formulë, cili opsion, tani qëndrimet ndryshojnë. Unë angazhohem për qeveri të opozitës. Vazhdoj me mbet në këtë qëndrim, ndërsa jam i hapur për konsulta me partitë parlamentare të opozitës”. “Ftesa…

Lexo më Shumë

Tuvalu, një nga vendet më të varfra dhe më të izoluara në botë, hapi zyrtarisht bankomatin e saj të parë të martën. Ky është një hap historik për këtë shtet ishullor me 12.000 banorë, i cili deri më tani nuk ka pasur qasje në shërbime bankare elektronike. Ceremonia u mbajt në prani të kryeministrit Feleti Teo, guvernatorit, liderëve fisnorë, deputetëve dhe përfaqësuesve të diplomacisë dhe sektorit të biznesit, dhe u përshëndet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit financiar. “Sot po shkruajmë histori” Deri tani, bankingu në Tuvalu bëhej vetëm me para në dorë. Punonjësit, ditën e pagesës, duhej të…

Lexo më Shumë

Një i moshuar nga Maqedonia përjetoi ferrin në Beograd gjatë një “takimi të organizuar” me një vajzë që e kishte njohur online shkruajnë mediat serbe. Një maqedonas 80-vjeçar është rrahur dhe grabitur para tre ditësh në Beograd, mëson Telegraf.rs. Siç tregon vetë ai, përmes një rrjeti social kishte njohur një vajzë nga Beogradi me të cilën ishte marrë vesh të takohej. Ai kishte marrë një dhomë hoteli dhe, sipas rrëfimit të tij, kishte shkuar në park për t’u takuar me vajzën e supozuar nga Facebook-u. Por, në vend të saj, është paraqitur një grup burrash të cilët, sipas tij, e…

Lexo më Shumë

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë do të fillojnë bisedimet këtë javë për të provuar të ulin tensionet në një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng do të marrë pjesë në bisedimet në Zvicër nga 9 deri më 12 maj, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, shkruan BBC. Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së (USTR) Jamieson Greer do të përfaqësojnë Uashingtonin në takim, njoftuan zyrat e tyre. Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump ka vendosur taksa të reja importi për…

Lexo më Shumë

Një tjetër aeroplan luftarak amerikan F/A-18 Super Hornet nga aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman është humbur në Detin e Kuq, aeroplani i dytë i humbur nga aeroplanmbajtësja në pak më shumë se një javë, thanë për CNN pesë persona të njohur me çështjen. Nuk është plotësisht e qartë se çfarë ka ndodhur ende, pasi hetimi është duke vazhduar, por dy nga personat thanë se kishte një lloj dështimi në ndalimin e aeroplanit ndërsa fluturakja po përpiqej të ulej në aeroplanmbajtëse dhe piloti dhe oficeri i sistemeve të armëve duhej të hidheshin. Ata u nxorën me një helikopter shpëtimi dhe të…

Lexo më Shumë

Ministri për Çështje Evropiane nga radhët e VLEN, Orhan Murtezani, mori pjesë në Panelin e Ministrave për Fondet Evropiane në kuadër të Forumit të EUSAIR-it, ku u diskutua për të ardhmen e strategjisë rajonale Adriatiko-Joniane. Në këtë ngjarje të rëndësishme, Maqedonia e Veriut u paraqit si vendi që së shpejti do të marrë kryesimin me strategjinë EUSAIR, e cila tashmë prej një dekade luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e lidhjeve rajonale dhe mbështetjen e proceseve të integrimit evropian. Ministri Murtezani prezantoi vizionin e Maqedonisë së Veriut për një makrorajon më të fortë, më dinamik dhe më të lidhur, përmes…

Lexo më Shumë

Gjyqtarët dhe prokurorët e zgjedhur në Zajas dhe Strumicë mbrojnë kriminelët, thuhet në një komunikatë partiake të VMRO-DPMNE-së. Gjyqtarët e zgjedhur në Reçicë të Vogël, sipas VMRO-së, mbrojnë interesat biznesore të Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit. Si dëshmi për këtë përmendet edhe rasti i Asmir Jahoskit, i cili doli nga paraburgimi me garanci në një banesë që është në të njëjtën adresë me kompaninë e dhëndrit të Ali Ahmetit. Pronari i Pucko Petrol doli nga paraburgimi, ndërsa Gjykata e Apelit pranoi si garanci shumën prej 2 milionë eurosh. Jahoski, djali i një deputeti të BDI-së, së bashku me 13 persona…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre të dyshuar për katër vepra të ndryshme penale, ndër to edhe për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve. Siç njofton policia, pas veprimeve hetimore, me mbështetjen edhe nga njësitë tjera relevante policore, ka zhvilluar kontroll në tri lokacione të ndryshme në Gjilan, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar. “Të dyshuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dhe në grup edhe me persona të tjerë, dyshohet se kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm kryesisht shtetas të huaj, duke i joshur përmes thirrjeve telefonike, përdorimit të…

Lexo më Shumë

Pothuajse e gjithë prodhimi i mollëve të Prespës u shkatërrua nga ngrica e prillit të pranverës, ndërsa rreth 2,400 kërkesa u paraqitën në thirrjen publike të Bashkisë së Resnjës për dëmtime në plantacionet bujqësore, nga një total prej 2,600 fermash bujqësore. Praktikisht të gjithë fermerët aktivë kanë raportuar dëme, thanë për “Sloboden Peçat” nga Komuna e Resnjës. Dimensionet e kësaj tragjedie bujqësore janë edhe më të mëdha nëse e dimë se 60 përqind e të gjithë prodhimit të frutave në Maqedoni përbëhet nga mollët. Ngricat e pranverës i mbajtën pemët frutore në rajonin e Prespës të ngrira për më shumë…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se nga Sulltani i Bruneit i është dhënë Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”. Osmani në një postim në Facebook shkruan se ky një nderim për popullin e Kosovës. Postimi i Osmanit: Nder i jashtëzakonshëm që nga Sulltani i Bruneit mu nda Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”. Ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideroj si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë…

Lexo më Shumë

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe Grupi Sante Plus nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, duke krijuar një partneritet strategjik që hap rrugën për gjeneratat e reja të mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë të trajnohen sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Ky bashkëpunim i rëndësishëm përfaqëson një hap të madh përpara për të dy institucionet, veçanërisht për studentët e IBU-së. Me këtë marrëveshje, studentët e IBU-së do të përfitojnë nga përvoja dhe ekspertiza e profesionistëve të shquar të Grupi Sante Plus — një emër i njohur në fushën e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Ngjarja u shënua me pjesëmarrjen e…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, duke komentuar ecuritë drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës, tha se pavarësisht nga sfidat, Kosova po kalon nëpër një proces të natyrshëm demokratik. Ahmeti në një intervistë për Ekonomia Online tha se beson se forcat politike në Kosovë do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike. “Kosova nuk ka luftuar vetëm për çlirim nga pushtuesit, por edhe për demokraci të mirëfilltë,” tha Ahmeti. Ai shtoi se dështimet e seancave nuk janë as tragjedi, as turp, por pjesë e rrugëtimit të një shteti që po forcon…

Lexo më Shumë