iPhone i parë i palosshëm i Apple duhet të prezantohet në vjeshtën e vitit 2026, domethënë në shtator. Me sa duket, do të ketë dy avantazhe ndaj konkurrencës. Kjo pajisje do të mbajë titullin iPhone i klasit më të lartë, që do të thotë se nuk do të jetë thjesht një seri paralele me një dizajn alternati. Për t’u dalluar nga rivalët e saj, Apple mbështetet në dy faktorë kryesorë. Para së gjithash, palosja në ekran do të jetë pothuajse plotësisht e padukshme. Ky pretendim është i diskutueshëm për këdo që ka përdorur një telefon inteligjent kinez të palosshëm, por…
Author: Hamdi Kumanova
Partia Demokratike e Kosovës do ta shqyrtojë sot propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin një qeverie unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen. Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka deklaruar mbrëmë se është informuar mbi këtë propozim dhe se vendimet për propozime të tilla merren në organet e partisë. ”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e…
Profesori i sociologjisë, Fadil Maloku në “Edicionin Special” tha se LDK-ka prej fillimit ka thënë që nuk do të marrin pjesë në një qeveri me VV-në. Maloku gjithashtu tha se siç po shihet, po shkojmë drejt zgjedhjeve. “Nga LDK prej fillimit kanë thënë që nuk do të marrin pjesë në një qeveri me LVV-në. Krejt ky proces i ngërçit e bllokimit dhe kalkulimet e partive politike janë se do të shkojë në favor të tyre dhe mendoj që opsioni e ilaçi më i mirë për ta dalluar atë nuancën o për opozitën o për qeverinë kishin me qenë zgjedhjet,…
Deputetja dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka kritikuar LDK-në duke e cilësuar si një parti pa identitet dhe pa të drejtë për të ftuar partitë në bashkëpunime politike. Në Debat Plus, Lushaku-Sadriu e ka quajtur Pecin “shërbëtor” të Vetëvendosjes, duke shtuar se ai kishte braktisur LDK-në për interesa personale për t’u bashkuar me një subjekt ideologjikisht të kundërt – Lëvizjen Vetëvendosje. “Vërtetë është për keqardhje, qysh një deputeti i Kuvendit, që e ka braktisur LDK-në për çështje krejt interesash. Ka shkruar…
Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, A. M., 17 vjeç, është hedhur nga dritarja e katit të dytë të shkollës, duke pësuar dëmtime fizike dhe duke përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit mësimor, në prani të shokëve të klasës dhe stafit pedagogjik. Sipas burimeve të TCH nga Drejtoria Arsimore dhe dëshmive të mbledhura nga policia, mësohet se ngjarja lidhet me një bast të vendosur mes nxënësve. Tre shokë të tij kanë deklaruar në polici se adoleshenti u hodh për një bast prej 10 mijë lekësh të vjetra (10 euro). Nxënësi u…
Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi ra heroikisht Bahri Fazliu. Bahri Fazliu ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi” e cila botohej nga LKÇK-ja. Bahri Fazliu ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Për nder të përvjetorit të rënies sot tek lapidari i vëllezërve Fazliu do të bëhen homazhe…
Kultivuesit e orizit, të komunës së Çeshinovës-Obleshevës, bllokuan rrugën me traktorët e tyre, duke shprehur në këtë mënyrë revoltën dhe kërkesat e tyre për korrigjimin e pagesës prej gjashtë denarësh për subvencione, korrigjimi i draft planit të ujitjes dhe që blerja e rezervave të orizit të fillojë sa më shpejt në ditët në vijim. “Prej kohësh kemi problem me disa drejtime dhe politika të gabuara nga disa aktorë kryesorë në vend, prandaj kemi disa kërkesa. Kërkesa e parë është korrigjimi i draft planit të ujitjes për territorin e komunës së Çeshinovës-Obleshevës. Kërkesa e dytë është korrigjimi i pagesës prej…
Enti Shtetëror për Statistika njofton se në muajin prill janë rritur për 0.1% çmimet e shërbimeve hotelerike. “Çmimet e shërbimeve të ushqimit në prill të këtij viti u rritën me 0.1 për qind krahasuar me muajin paraprak dhe me 4.4 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Analizuar sipas grupeve, çmimet në shërbimin e ushqimit, në prill 2025 krahasuar me marsin 2025, u rritën me 0,2 përqind në kategorinë Ushqime, me 0,1 përqind në kategorinë Pije Alkoolike dhe me 0,1 përqind në kategorinë Pije Joalkoolike. Nuk u vu re ndryshim çmimi në grupin e qëndrimeve me natë. Enti…
Përqindjen e fluksit të studentëve duhet ta llogarisim sipas numrit të studentëve të regjistruar, jo sipas numrit në konkursin e shpallur, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska duke u përgjigjur në pyetjen për uljen e numrit të studentëve dhe nëse ata i lënë fakultetet kur shkojnë në shkëmbim jashtë vendit. “Kur të shkojnë në shkëmbim, ata nuk mund të mbesin atje, ata shkojnë nga vendi, pasi në përgjithësi, përfundojnë me studimet e tyre, që seriozisht përpiqemi ta ulim numrin, duke dhënë bursa dhe duke bërë kushte më të mira”, tha Janevska. Ajo theksoi se në vijim…
Nga BDI thonë se shumica parlamentare po tenton t’ia heq statusin juridik Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, duke e vendosur nën kompetenca të Ministrisë së Drejtësisë. Nga BDI thonë se nuk do të lejojnë heshtjen, ose shuarjen e këtij institucioni. “Shumica parlamentare tani po e godet drejtpërdrejt Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, përmes ndryshimeve të reja në ligj, madje me procedurë të shkurtuar, duke tentuar t’i heqë statusin e personit juridik dhe ta shndërrojë në një zgjatim politik të Ministrisë së Drejtësisë. Kjo nuk është hera e parë që tentohet kjo rrugë. E provuan më herët përmes…
Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10 pa dyshim se do të sjellë shumë fitim për Maqedoninë, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. Në një intervistë për Radion Lider, Nikolloski tha se me hekurudhën e re në komunikacionin rrugor shpejtësia do të jetë nga 160 deri në 200 kilometra në orë, ndërsa në kargo transporti deri në 120 kilometra në orë. Kjo, sipas zëvendëskryeministrit, është kushti për zhvillimin ekonomik të vendit. “Dua të kemi një hekurudhë me të cilën në pjesën e kargos me 120 km në orë do të jemi më konkurrues në…
Ish gjyqtari kushtetues dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati thotë se është korrekte t’u lihet gjyqtarëve të vendosin dhe se duhet të shohim nëse nga seanca përgatitore e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e gjuhëve do të sqarohen çështjet kontestuese. “Nuk është e përshtatshme të komentoj për atë çështje. E di, jam njohës i mirë, i ndjek gjërat…pas seancës përgatitore mundem më detajisht të shprehem, sepse është korrekte tani gjyqtarët të vendosin për atë çështje”, tha Murati, i cili është deputet nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, në kuadër të Koalicionit “Fronti Evropian”. Murati,…

