Author: Hamdi Kumanova

Ish gjyqtari kushtetues dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati thotë se është korrekte t’u lihet gjyqtarëve të vendosin dhe se duhet të shohim nëse nga seanca përgatitore e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e gjuhëve do të sqarohen çështjet kontestuese. “Nuk është e përshtatshme të komentoj për atë çështje. E di, jam njohës i mirë, i ndjek gjërat…pas seancës përgatitore mundem më detajisht të shprehem, sepse është korrekte tani gjyqtarët të vendosin për atë çështje”, tha Murati, i cili është deputet nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, në kuadër të Koalicionit “Fronti Evropian”. Murati,…

Lexo më Shumë

Më 05.05.2025, në ora 10:15 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Krste Misirkov”, në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, ka ndërruar jetë një person mashkull, i cili nuk posedonte dokumente identifikimi. “Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thanë nga MPB.

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve të RMV-së, Aleksandar Nikollovski paralajmëron linka të reja fluturimesh nga Shkup përmes formave të reja të subvencionimeve. “Bisedojmë me “Wizz Air” për ta hapur linjën Budapest-Ohër. Konsiderojmë se është më tërheqëse sepse plazhi i Ohrit ka shumë për të ofruar për turistët. Ndërkohë, po zhvillojmë një model të ri për tërheqjen e linjave të reja ajrore dhe konsiderojmë se ky model do të sjellë të paktën dhjetë, ndërsa potencialisht njëzet destinacione të reja”, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në një intervistë të mëngjesit në Radio Lider. Sipas tij, modeli i…

Lexo më Shumë

Pagat mesatare ndryshojnë shumë në të gjithë Evropën. Edhe kostoja e jetesës. Por, cilat vende ofrojnë pagën më të lartë? Dhe si krahasohen pagat kur përshtaten për standardet e fuqisë blerëse? Sipas mediave të huaja, ekzistojnë përkufizime të ndryshme të pagës, pagave dhe të ardhurave, secila prej të cilave pasqyron aspekte të ndryshme. Dhe llogaritja e Eurostat bazohet në pagën mesatare vjetore bruto për një punë me kohë të plotë – ndërsa Euronews thotë se i shndërroi këto shifra në paga mujore thjesht duke pjesëtuar me 12. Siç vë në pah Euronews, në vitin 2023, paga mesatare mujore e rregulluar…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 05.05.2025, rreth orës 12:45, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria G.K. (30) nga Republika e Greqisë. Gjatë kontrollit kufitar në automjetin e udhëtarëve me targa kombëtare holandeze, që ai drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe tre pajisje për bluarje (drobilka). Është njoftuar prokurori publik dhe personi është dërguar në SPB Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Më datë 05.05.2025 në ora 22:25 në SPB Tetovë, personi B.A. (51) nga fshati Bogovinë i Tetovës ka raportuar se shtëpia e tij në Bogovinë është përfshirë nga zjarri. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes së Tetovës. Gjatë përpjekjes për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit, pronari është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Ekipi i SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave, në katër muajt e parë të këtij viti, importi i veturave të përdorura është rritur në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa importi i veturave të reja është zvogëluar. Shifrat tregojnë se nga janari deri në fund të prillit të këtij viti janë importuar 24.023 vetura të përdorura nga jashtë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i këtyre importeve ka qenë 18.328. Shikuar sipas muajve, marsi i këtij viti kryeson në blerjen e automjeteve të përdorura, me 8375 automjete të importuara, pasuar nga 5666 në…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 05.05.2025 në ora 23.00 dhe me datë 06.05.2025 në ora 01:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personat Xh.D.(56) nga fshati Gajre e Tetovës dhe L.D. (52) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të 39-vjeçares Z.J. nga Xhepçishti i Tetovës se me dhunë e kanë futur djalin e saj të mitur në automjetin e tyre të pasagjerëve ,,BMW X5” dhe e kanë sulmuar fizikisht duke përdorur një send metalik. Sipas denoncimit, pasi ka arritur t’u ikë, Xh.D ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar të miturin. Ata janë denoncuar edhe nga…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Izet Mexhiti ka reaguar pas takimit të një dite më parë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të ASH-së Arben Taravari, shkruan Alsat. Duke aluduar në atë që Taravari ka shkelur besën dhe fjalën e dhënë, Mexhiti shkruan: “Kur shkilet fjala e dhënë, është thyer buka. E buka që thyhet nuk ngjitet. As me takime të njëpasnjëshme, as me afate një mujore. Sepse besa nuk është thjesht një zotim; ajo është një garanci nderi, që në histori ka qenë më e fuqishme se çdo dokument ligjor”, tha Izet Mexhiti, zv.kryeministër. Një ditë më parë, takimi mes Mickoskit dhe Taravarit…

Lexo më Shumë

Policia e Strugës ka ngritur kallëzime penale kundër katër personave, shtetas të Gjermanisë, Senegalit, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për pengim dhe sulm ndaj policisë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, njoftojnë sot nga SPB-Ohër. Ata i kryen veprat penale më 19 prill të këtij viti në një ndeshje futbolli në Strugë, gjatë së cilës, duke zvarritur, shtyrë dhe sulmuar fizikisht, i penguan policinë të ndërmarrin veprime zyrtare pasi rendi dhe qetësia publike u prishën nga një përleshje. “Drejtoria e Punëve të Brendshme e Strugës ngriti kallëzim penal kundër A.A. (31), nga Republika e Gjermanisë, A.D. (25) nga Senegali, Sh.T.…

Lexo më Shumë

Indeksi i kostos së jetesës nga muaji i parë në të tretin u rrit nga 2.7 në 5%, çmimet me pakicë u rritën në të njëjtën periudhë me 2.2 në 5.2%, dhe qytetarët tanë kanë pagat më të ulëta në rajon. Pagat duhet të rriten për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve. Edhe Banka Botërore, e cila nuk merret me retorikë dhe populizëm, por me logjikë ekonomike, i ka ulur parashikimet e saj dhe thotë se rritja e PBV-së në vitin 2025 do të jetë 2.6%, theksoi deputetja e LSDM-së, Kaya Shukova. Shukova për “TV24” tha se treguesit…

Lexo më Shumë

Nën drejtimin vizionar dhe me përkushtim të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, Ministria përkatëse po shndërrohet në një shembull të transformimit rrënjësor dhe modernizimit të politikave mjedisore në vend. Me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe vullnet të qartë politik nga ana e subjektit politik VLEN, po ndërtohet një sistem funksional, tërësor dhe afatgjatë për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. Ky është një kapitull i ri për vendin tonë, një epokë e re e politikave të gjelbra, që nuk mbeten në letër, por marrin formë konkrete përmes ligjeve, projekteve dhe veprimeve reale. Në Ministrinë…

Lexo më Shumë