Author: Hamdi Kumanova

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar në Shutkë vonë në mbrëmje, konfirmoi drejtori i burgut. Përveç tij, edhe pesë të dyshuar të tjerë do të vuajnë masën e paraburgimit afatshkurtër në këtë burg. Në mesin e të dyshuarve janë edhe ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut, Štaus, si dhe ish-drejtori i Dhomës së Statistikave të Shtetit, Maskuti. Në total, 14 persona janë në paraburgim sipas propozimit të prokurorisë.

Lexo më Shumë

Fillon inspektimi në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara. Fillimin e inspektimeve e ka paralajmëruar dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate apo disko. Kryeministri Mickoski kohë më parë tha se do të fillojë një…

Lexo më Shumë

Prioriteti ynë është kryerja e autopsisë dhe identifikimi i personave, në mënyrë që të afërmit t’i marrin trupat e tyre, tha për MIA-n, Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë, lidhur me obduksionin e viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” të Koçanit, i cili ndodhi herët në mëngjesin e së dielës. Ai ka theksuar se procedura do të përfundojë kur të përfundojë autopsia dhe identifikimi i të gjithë trupave. Sepse, siç tha ai, identifikimi nuk bëhet vetëm me autopsi, por edhe me analizë të ADN-së. Këto janë dy procese paralele. “Po punojmë me ritëm të planifikuar. Paralelisht…

Lexo më Shumë

Shoqata “Kush është i radhës” ka bërë thirrje për protesta sot në orën 18:00 në sheshet në të gjithë vendin për viktimat e zjarrit në diskotekën që funksiononte ilegalisht. “Kush është i radhës” thotë se në këto ditë tragjike Maqedonia duhet të bashkohet sërish dhe të ngushëllohet. “U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve në mbarë Maqedoninë që nesër në orën 18:00 të mblidhen në sheshet e qyteteve të tyre dhe të mos kalojnë këtë të vetëm. Bëjmë thirrje që për nder të të ndjerëve të shpërndahen shirita të zinj, në mënyrë që si popull të tregojmë se jetët e humbura…

Lexo më Shumë

Gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi “paraburgim afatshkurtër” prej 48 orëve ish ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski dhe edhe 12 personave të dyshuar për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. “Gjykata në Koçan e pranoi kërkesën e prokurorisë pas propozimit për caktimin e masës paraburgim afatshkurtër për të gjithë 14 personat e dyshuar. Është shqiptuar masa paraburgim afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orëve”, informuan mëngjesin e sotëm për MIA-n nga Gjykata Themelore Koçan. Siç shtojnë, Gjykata vepron sipas propozimeve të Prokurorisë, lidhur me zjarrin në “Puls” në Koçan, në të cilin…

Lexo më Shumë

Numri i të dyshuarve për zjarrin në diskotekën e Koçanit “Pulse”, ku humbën jetën 59 persona dhe 155 u lënduan, është rritur në 23 persona. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për media tha se sot do të ketë arrestime të reja të personave lidhur me ngjarjen në Koçan, disa prej të cilëve janë punonjës të MPB-së. “11 persona janë në paraburgim dhe ne nuk do të ndalemi këtu siç qëndron kjo çështje. Gjatë ditës së sotme nuk do të ndalemi me veprime procedurale, gjegjësisht kemi konstatuar se sistemi në Maqedoni është i korruptuar deri…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se do të organizojë homazhe në nderim të viktimave të tragjedisë në Koçan. Ceremonia do të mbahet sot, në ora 15:00, në Sheshin Iliria në Tetovë. Në këtë ngjarje përkujtimore janë ftuar të marrin pjesë të gjithë funksionarët partiakë dhe qeveritarë, deputetët, anëtarët e Kryesisë, si dhe organet partiake dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin respektin dhe solidaritetin e tyre me familjet e viktimave. Aleanca për Shqiptarët shpreh ngushëllimet e saj më të thella për familjet e prekuara dhe qëndron pranë tyre në këto momente të rënda.

Lexo më Shumë

Damjan Danevski, Filip Ivanovski, Dragana Minova dhe Stefanija Sokolovska janë nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Jane Sandandski” në Shtip, të cilët humbën jetën në dragjedinë në diskotekën në Koçan. Me fotografitë e tyre në duar, duke thirrur “Kushdo mund të jetë i radhës”, “Kërkojmë drejtësi për të gjithë fajtorët”, “Shteti po fundoset”, “Vrasje”, “Vdekje korrupsionit”, protestë dhe marshim njëorësh u mbajt në Shtip. Duke filluar nga sheshi i qytetit “Sloboda”, duke marshuar nëpër rrugë dhe duke u ndalur para objektit të Komunës së Shtipit, ku kanë thirrur “Kushdo mund të jetë më pas”, “Vrasje”. Aleksandra Vukanova, nxënëse në…

Lexo më Shumë

Kreu i opozitares LSDM, Venko Filipçe apeloi që të mos politizohet tragjedia e Koçanit, ndërsa organet hetuese të mos kursejnë askënd që është përgjegjës, qoftë ish funksionarë apo aktual. Filipçe porositi që koha nuk është për përplasje politike, por për unitet. “Apeloj deri tek organet hetuese, Prokuroria, rregullisht të njoftohet çdo ditë, nëse duhet edhe dy herë në ditë se çfarë saktë bëhet që të parandalohen spekulimet. Nevojitet përgjegjësi për çdonjërin, nevojitet përgjegjësi për të gjithë ne si qytetarë dhe na nevojitet unitet. Kjo nuk është koha për përplasje politike. Duhet të tregojmë njerëzi dhe unë ju premtoj se nuk…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski sot njoftoi se do të propozojë që qeveria të mbulojë shpenzime e familjarëve të pacientëve që po shërohen jashtë shtetit, pas djegies së diskotekës “Puls” në Koçan, shkruan TV21. “Shtesë, në seancë të qeverisë do të propozoj nga ana e shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, që të mbulohen shpenzimet për rrugë dhe qëndrim jashtë shtetit për anëtarët e familjeve të pacientëve maqedonas që mjekohen jashtë shtetit”, tha Mucunski.

Lexo më Shumë