Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Evropian po tregon solidaritetin e tij pas zjarrit tragjik të djeshëm në Koçan dhe i është përgjigjur kërkesës së Maqedonisë së Veriut për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile, informoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për të drejtat dhe aftësitë sociale, gatishmëri, barazi, kulturë dhe shëndetësi, Eva Hrncirova. “Ne kemi reaguar menjëherë dhe kemi ofruar evakuimin e pacientëve me djegie të rënda. Nëntë vende evropiane Kroacia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Suedia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria dhe Norvegjia kanë ofruar menjëherë ndihmë dhe ndihma shtesë mund të pasohet”, tha Hrncirova. Ajo theksoi se disa pacientë tashmë janë transferuar në Hungari me mbështetjen…

Lexo më Shumë

Vladimir Blazev – Panço, i vetmi anëtar i grupit DNK që i mbijetoi zjarrit tragjik në diskotekë Vladimir Blazev – Panço, anëtari i njohur i grupit hip-hop DNK, ndodhet në respirator në Qendrën Klinike të Shkupit pasi pësoi djegie në fytyrë dhe dorë gjatë një koncerti në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka konfirmuar motra e tij, Jadranka Nikolovska, e cila u shpreh: “Për momentin di që nuk është në rrezik për jetën, por gjendja e tij mbetet e rëndë. Nuk kam ende informacion për Andrej dhe anëtarët e tjerë të grupit”. DNK – Një…

Lexo më Shumë

Me datë 16.03.2025, në ora 22:15, në një fshat të Tetovës, punonjësit policorë nga SPB Tetovë, në prani të njërit prind, ka privuar nga liria një 15-vjeçar nga një fshat, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm se rreth orës 19:00, kishte prekur nëpër trup një vajzë 14-vjeçare nga Tetova me të cilën ishin njohur nga më parë. I mituri është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Më datë 16.03.2025, në ora 13:15, në fshatin Gradec të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin M.N. (32) nga fshati Gorjanë. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “shkaktimit të rrezikut publik”, pra i ka vënë flakën dy shtallave në personin e A.N.(34) nga fshati Gorjanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë

Më datë 16.03.2025 në ora 13:30 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.M.(51) nga fshati Bërvenicë, i cili është raportuar nga gruaja e tij 50-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. Ts

Lexo më Shumë

Pas një minutë heshtje dhe vendosjes së luleve në sheshin “Iliria” në Tetovë, në nderë të 59 viktimave në Koçan, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se, ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe se Tetova dhe tetovarët u qëndrojnë pranë. “Jemi sot këtu që në emrin tim personal dhe të tetovarëve, të ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të rastit në Koçan. Ne si Tetovë dhe tetovarë, qëndrojmë afër familjarëve të gjithë atyre të cilët vdiqën në rastin tragjik por edhe atyre të cilët janë të lënduar. Urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet. Përkushtimin tonë si institucione…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër reshjeve të shiut, qytetarët e Koçanit filluan të mblidhen në sheshin e qytetit për protestën e paralajmëruar. Qytetarët në duar po mbajnë pankarta dhe kërkojnë drejtësi për të vdekurit dhe përgjegjësi nga institucionet, përcjell “360 shkallë”. Shkollat në qytet janë hapur vetëm formalisht, por nuk është zhvilluar mësim. Në vend ka shumë ekipe të mediave nga Greqia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Serbia. Dje në qytetin e Koçanit ndodhi një tragjedi ku u djeg një diskotekë, në të cilën humbën jetën 59 persona dhe dhjetarë janë të lënduar./Telegrafi/

Lexo më Shumë

“Kur shpirti i ri vdes dhe qielli qan”, “Zgjohu Maqedoni derisa është koha”, ishin disa nga pankartat që mbajtnin të rinjtë në Sheshin e Qytetit në Kumanovë, gjatë tubimit ku ata nderuan 59 viktimat e zjarrit në Koçan. Të rinjtë nga Kumanova ndezin qirinj dhe nderojnë viktimat e zjarrit në Koçan Në tubim morën pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore, mësues dhe qytetarë që ndezën qirinj dhe lanë lule. Apeli për tubimin ishte dërguar përmes rrjeteve sociale, dhe lajmi u përhap shpejt edhe në shkollat e tjera. Sipas tyre, bëhej fjalë për një veprim që tregon…

Lexo më Shumë

Askush nuk duhet të përpiqet të luajë në kartën etnike. Në këtë rast nuk ka politikë dhe të gjithë ata që u përpoqën të bëjnë politikë në kurrizin e qytetarëve dhe për jetën e fëmijëve do të mbajnë përgjegjësi, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. “Më lejoni t’u përgjigjem atyre që bëjnë konferenca për media në mesnatë, këtu nuk ka politikë, të gjithë ju që keni guxuar të bëni politikë në këtë mënyrë do të mbani përgjegjësi, mbi kurrizin e qytetarëve dhe jetëve që humbën këta fëmijë. Dhe nuk do të ketë mëshirë, për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia. Nëse…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nuk mendon të japë dorëheqje nga posti, pas ngjarjes tragjike ku jetën e humbën 59 persona, megjithatë thotë se si ai po edhe të gjith qytetart kanë përgjegjësi morale për rastin e ndodhur në Koçani. Toshkovski për tragjedinë fajëson ish pushtetet për më tepër, e krahason klubin e natës me shtall kafshsh “Jam prgjigjur edhe dje në këtë pyetje, mendoj se nuk ka asnjë në Maqedoni që nuk duhet të mbajë prgjegjsi morale për këtë tragjedi, veçanrisht dikush që ka pasur funksion publik këto 30 vitet e fundit. Nëse ekziston pikë morali dhe…

Lexo më Shumë

Bullgaria ka pranuar 14 të lënduar në zjarrin në klubin e natës në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në tre spitale. Sipas informacioneve nga institucionet shëndetësore, të gjithë pacientët janë në gjendje të vështirë, me djegie dhe thithje të gazrave të nxehtë, informon BTA. Në Spitalin Universitar në Shumëprofil për Trajtim Aktiv dhe Mjekësi Urgjente “N.I. Pirogov” në Sofje janë pranuar tetë pacientë, tre prej të cilëve janë të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç. Pesë të tjerët janë të moshës 19 deri në 31 vjeç dhe pesë prej tyre janë të intubuar. Në Spitalin Shumëprofil për Trajtim Aktiv…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut sot në mbledhjen e punës vendosi të shtyjë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 20 mars. “Gjykata merr parasysh periudhën e shpallur shtatëditore zie për viktimat e tragjedisë në Koçan dhe traumën që po kalon shoqëria, qytetarët dhe shteti”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese. Ata shtojnë se data e mbajtjes së seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të përcaktohet më vonë.

Lexo më Shumë