Author: Hamdi Kumanova

Eksperti i sigurisë, Vlladimir Pivovarov, i ftuar në podkastin e Infomax “Biseda të vështira”, ka analizuar veprimet e institucioneve, me fokus policinë, e cila është dashur të ushtrojë kontroll mbi funksionimin e diskotekës Pulse në Koçan, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, e cila ka çuar në tragjedinë me 59 të rinj të vdekur dhe mbi 150 të lënduar, përcjell Nistori. Sipas Pivovarov, baza për një tragjedi të tillë është korrupsioni dhe çdo zgjerim i mëtejshëm i tij e bën sistemin jofunksional. Pivovarov përgjegjësinë e vendos te policia e Koçanit, e cila është dashur, por nuk ka…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,29 % në raport me vendimin e datës 10.03.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet…

Lexo më Shumë

Më datë 16.03.2025 në ora 20:30 në NjP Kamnjan, personi N.E.(61) nga fshati Palçisht i Epërm, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 15:00 në një kullotë në fshat, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga R.S.(47) nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka shkruar se pas tragjedisë në Koçan dhe duke vlerësuar se në këto momente dhimbjeje për të gjithë ne, është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar, ka hapur Librin e Ngushëllimeve në Kuvend, për t’u mundësuar qytetarëve të shprehin ngushëllimet, dhembshurinë dhe solidaritetin e tyre. “Ky libër do të qëndrojë i hapur nga nesër deri të dielën, prej orës 10:00 deri në 19:00. “Me zemër të thyer, me shpirt të trazuar, i prekur thellësisht emocionalisht, po i shkruaj këto rreshta në këtë Libër Ngushëllimi, duke uruar që ky të jetë libri i fundit i Ngushëllimit…

Lexo më Shumë

20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën PULS në Koçan. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 135 pacientë gjithsej po trajtohen në klinikat jashtë dhe brenda vendit. Momentalisht 51 pacientë kanë filluar të marrin trajtime jashtë vendit, ndërsa gjatë ditës do të dërgohen edhe 26 pacientë të tjerë. Ndërsa sot janë paraqitur edhe 3 pacient të rinj nga Koçani të cilët gjithashtu janë sjellë në Shkup për mjekim. “Mbeten 84 pacient që trajtohen në Shkup, vetëm se ka 3 pacinetë prej Koçanit, dy janë…

Lexo më Shumë

Vetëm 12 klube në vend kanë marrë licencë për punë vitin e kaluar, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Megjithatë siç shtoi ai, ekziston mundësia që disa prej tyre të kenë skaduar tashmë. “Situata është tronditëse. Kemi ardhur në përfundim se në vitin 2024 janë dhënë gjithsej 12 licenca…dhe nuk e dimë se cilat prej tyre janë ende të vlefshme. Unë supozoj se disa prej tyre tashmë kanë skaduar sepse me afat vetëm për një vit. Na pret shumë punë”, tha Mickoski.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian po tregon solidaritetin e tij pas zjarrit tragjik të djeshëm në Koçan dhe i është përgjigjur kërkesës së Maqedonisë së Veriut për aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile, informoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për të drejtat dhe aftësitë sociale, gatishmëri, barazi, kulturë dhe shëndetësi, Eva Hrncirova. “Ne kemi reaguar menjëherë dhe kemi ofruar evakuimin e pacientëve me djegie të rënda. Nëntë vende evropiane Kroacia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Suedia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria dhe Norvegjia kanë ofruar menjëherë ndihmë dhe ndihma shtesë mund të pasohet”, tha Hrncirova. Ajo theksoi se disa pacientë tashmë janë transferuar në Hungari me mbështetjen…

Lexo më Shumë

Vladimir Blazev – Panço, i vetmi anëtar i grupit DNK që i mbijetoi zjarrit tragjik në diskotekë Vladimir Blazev – Panço, anëtari i njohur i grupit hip-hop DNK, ndodhet në respirator në Qendrën Klinike të Shkupit pasi pësoi djegie në fytyrë dhe dorë gjatë një koncerti në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka konfirmuar motra e tij, Jadranka Nikolovska, e cila u shpreh: “Për momentin di që nuk është në rrezik për jetën, por gjendja e tij mbetet e rëndë. Nuk kam ende informacion për Andrej dhe anëtarët e tjerë të grupit”. DNK – Një…

Lexo më Shumë

Me datë 16.03.2025, në ora 22:15, në një fshat të Tetovës, punonjësit policorë nga SPB Tetovë, në prani të njërit prind, ka privuar nga liria një 15-vjeçar nga një fshat, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm se rreth orës 19:00, kishte prekur nëpër trup një vajzë 14-vjeçare nga Tetova me të cilën ishin njohur nga më parë. I mituri është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Më datë 16.03.2025, në ora 13:15, në fshatin Gradec të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin M.N. (32) nga fshati Gorjanë. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “shkaktimit të rrezikut publik”, pra i ka vënë flakën dy shtallave në personin e A.N.(34) nga fshati Gorjanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë