“Qeveria do të vendosë që nesër të jetë ditë zie si shprehje solidariteti me fqinjin tonë të ngushtë në Ballkan”. Këtu nuk ka politikë, vetëm dhembshuri dhe ndjeshmëri”, tha Zheljazkov. Shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave. “Në spitalet tona në Sofje, Plovdiv dhe Varna aktualisht ndodhen 14 shtetas të RMV-së. Shpresoj që organizata që kemi krijuar do të vlerësohet, por nuk është koha të përpiqemi të theksojmë rolin tonë, sepse në momente të tilla është e rëndësishme të tregojmë solidaritet në kohë, jemi të gatshëm të pranojmë më shumë njerëz, por kjo do të varet nga kolegët tanë nga Maqedonia…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në një konferencë për media tha nga biseda me një pjesëtar të grupit të DNK-së, është konstatuar se mjetet piroteknike janë sjellë nga grupi. “Fatkeqësisht ka ndërruar jetë personi që ishte përgjegjës për shfrytëzimin e tyre. Në lidhje me mjetet piroteknike do të bëhet raport në gjykatë dhe më pas do të bëhet kërkesë në MPB, ku do të përcaktohet më tej nëse ato mund të ishin përdorur pa certifikatë. Në objekt janë konstatuar një sërë parregullsish të cilat i ka përmendur edhe prokurori publik”, theksoi Toshkovski. Sipas Toshkovskit, disko ka funksionuar…
Në kujtim të jetëve të humbura në zjarrin tragjik në Koçan, Maqedonia e Veriut, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ka ulur flamujt në kampus në gjysmështizë. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet, miqtë dhe të dashurit e viktimave, veçanërisht për studentët e rinj që humbën jetën tragjikisht. Kjo ngjarje shkatërruese ka lënë një dhimbje të madhe në zemrat tona dhe qëndrojmë në solidaritet me të gjithë komunitetin në këtë kohë të vështirë, duke ndarë dhimbjen me ta. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit. U prehshin në paqe të ndjerët dhe familjet e tyre…
Kryetari i Komunë së Koçanit, pas tragjedisë së djeshme ku, gjatë djegies së diskotekës humbën jetën 59 çersona, ka dhënë dorëheqje morale. “Të nderuar bashkëqytetarë, Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndiejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. I njihja shumicën prej tyre, i njihja dhe familjet e tyre, madje me disa prej tyre ishim edhe miq familjarë. Shoku dhe trishtimi…
Sara Projkovska, profesoreshë në Fakultetin e Muzikës dhe vokaliste mbështetëse e “DNK”, humbi jetën tragjikisht nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan gjatë performancës së grupit. Lajmin për vdekjen tragjike të Sara Projkovskës, e ka bërë të ditur Fakulteti i Muzikës së Shkupit në profilin e tij zyrtar në Facebook. Projkovska ishte një nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rriste i vetme. Ajo mundohej që të fitonte para për të rritur fëmijët e saj, për shkak se ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën…
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian që ishte planifikuar të mbahet në Maqedoni të Veriut është dhtyrë për një datë të pacaktuar. Kështu ka njoftuar për Periskopin, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. ”Për shkak të incidentit tragjik të zjarrit në klubin e natës që u mori jetën 59 personave dje në Koçan, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar shtyrjen e Takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor , që do të mbahet në Shkup këtë javë”, thuhet në njoftim. Takimi ishte paraparë të mbahet më 19 dhe 20 Mars në Shkup. Çka…
VMRO-DPMNE i ka reaguar nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili në konferencë për shtyp para Stacionit të Policisë në Karposh, ku u mor në pyetje ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se “prej në mëngjes ia hodhën fajin ministrit të BDI, pastaj kur u zbulua skadimi i licencës, shpikën licencën e falsifikuar”, duke aluduar se pushteti po përpiqet që t’ia lë fajin shqiptarëve për fatkeqësinë në Koçan. Ata thonë se BDI “edhe këtë temë e ndajnë në të tanë dhe tuajt, maqedonas dhe shqiptarë.” “Lufta kundër krimit nuk ka ngjyrë, racë, apo përkatësi. Edhe pse fatkeqësisht për LSD-në dhe…
Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjetin e tij janë gjetur kartmonedha Euro të dyshuara të falsifikuara. Bëhet me dije se janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas për moskallëzim krimi. Ndërkohë uniformat blu kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara false në cilësinë e provës materiale. “U kap në flagrancë me 2800 euro të dyshuara false, vihet në pranga 20-vjeçari. Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen kartëmonedhat e dyshuara false. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për…
Historitë personale të 59 të rinjve që humbën jetën mëngjesin e kësaj të dielës pasojë e shpërthimit të zjarrit në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë drithëruese. Mediat maqedone kanë publikuar historinë rrëqethëse të Tose Bogdanov, i cili është një nga 59 personat që humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan. Bogdanov doli mbrëmë me miqtë e tij për të festuar lindjen e djalit të tij. Por gëzimi u kthye në tragjedi për familjen e tij, e për fat të keq i biri do të rritet pa baba. “Toshe kishte një djalë dhe doli…
Sot përmes një press konferwnce për media ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka dhënë disa detaje në lidhje me ngjarjen e djeshme në Koçani, njofton Klan M. “Për fat të mirë gjithë paicentët janë në gjendje stabile, 51 kemi nëpër spitale dhe janë stabil. Unë dua një mesazh për gjithë që kanë qenë në ngjarje që dje nuk janë lajmëruar sot të lajmërohen sepse kemi kapacitete të lira në disa spitale. Në Qendër kemi 49 pacientë, në 8 Shtatori kemi 18 kurse në spitalin e vjetër të qytetit 17, në Koçani nuk ka kurse në Shtip 1. Në Turqi 9,…
Nga mëngjesi i sotëm është zgjeruar ekipi i prokurorisë që punon në hetimin për të përcaktuar shkaqet e fatkeqësisë në Koçan dhe aktualisht përbëhet nga dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Koçanit, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Shtipit dhe pesë nga Prokuroria Publike e Shkupit. Siç njofton Prokuroria Publike, mbrëmë janë lëshuar disa urdhra shtesë, përfshirë urdhër për kontrollim të serverëve dhe një kompjuteri tjetër në Ministrinë e Ekonomisë dhe urdhër për ekspertizë grafologjike të nënshkrimeve në dokumentacion të caktuar. Kontrolli në vendngjarje vijon edhe sot. Nga Prokuroria sot në mëngjes informuan se po vijojnë seanca për…
Mëngjesin e sotëm, në pikun e bllokimit të trafikut, një vajzë është përplasur nga një makinë në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të qendrës tregtare “Diamond”, raporton “Sloboden Pecat”. Siç shihet edhe në foton e publikuar nga gazeta online, vajza është e shtrirë në asfalt duke pritur ndihmën e parë. Më shumë informacion priten nga Ministria e Brendshme. (INA)

