Bashkimi Demokratik për Integrim reaguan se Gjykata Kushtetuese ka braktisur misionin e saj si institucion i pavarur që siç tha, po rrënon themelet e barazisë ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit. Në komunikatën për media, nga BDI thonë se zgjedhjet e ardhshme janë pasqyrim për barazi në këtë shtet, pasi shteti iu përket gjithë qytetarëve pa dallim. Reagimi i plotë: “Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon me shqetësim të thellë dhe indinjatë të hapur sjelljen gjithnjë e më të hapur politike të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, e cila jo vetëm që ka braktisur misionin e saj si institucion i pavarur,…
Author: Hamdi Kumanova
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nisur procedurë penale ndaj tre persona të moshës 35, 50 dhe 43 vjeç për veprën penale dhunë, sipas nenit 386, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Për të njëjtin rast, sipas Ligjit për drejtësi për fëmijët, do të ngrihet procedurë edhe ndaj një 17-vjeçari në konflikt me ligjin. Ngjarja ndodhi më 30 prill në orët e mbrëmjes, para një kazinoje në Draçevë, ku të dyshuarit, në grup, sulmuan dhe rrahën një punonjës të kazinosë, duke shkaktuar ndjenjë pasigurie, frikë dhe kërcënim te kalimtarët dhe publiku. Incidenti ndodhi…
Bashkimi Demokratik për Integrim tha se Gjykata Kushtetuese ka braktisur misionin e saj si institucion i pavarur që siç tha, po rrënon themelet e barazisë ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit. “Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon me shqetësim të thellë dhe indinjatë të hapur sjelljen gjithnjë e më të hapur politike të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, e cila jo vetëm që ka braktisur misionin e saj si institucion i pavarur, por është shndërruar në instrument të pushtetit për të rrënuar themelet e barazisë ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit. Deklaratat publike të Kryetarit të kësaj gjykate, që minimizojnë problemet ndëretnike…
Aktivistja Evi Kokalari thotë se donatorët e 6 milionë dollarëve për lobimin e Sali Berishës në SHBA, nuk do të bëhen publikë. Sipas saj, kjo nuk do të ndodhë, pasi Berisha ka përdorur pikërisht një fondacion, që mos të publikohet burimi i vërtetë i parave. “Një sqarim meqënëse kam dëgjuar disa komentet nëpër median shqiptare nëse donatorët e fondacionit të Seçit do bëhen publike në Amerikë apo jo; E vetmja arsye që mund të përdoret një fondacion në lidhje me lobimet, është për të mbajtur privat donatorët, ose burimin e parasë. Shanset janë që fondacioni i Seçit është rregjistruar si…
Time Kadrijaj tha se ndryshimi i mënyrës së votimit është joligjor, teksa tha se kjo është një taktikë e LVV-së “që Haxhiu të mos dështojë sërish që të zgjidhet kryeparlamentare”. Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje po e shfrytëzon kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për taktikat e tyre politike. Ajo sërish kërkoi që partia fituese e zgjedhjeve të ndryshojë propozimin për kryeparlamentar. “Tash po kërkojnë votë për formimin e komisionit, ndërsa nuk e kemi emrin e kandidatit. Fillimisht duhet të vijë emri i kandidatit. Ne nuk e dimë për cilin kandidat do të votojmë. As për komision nuk i kanë…
Partia politike Levica nuk do ta mbështesë Ligjin e propozuar për Energjinë, kryesisht sepse ai, në tërësi, thellon më tej procesin e liberalizimit të tregut në një nga fushat më kritike strategjike – energjinë. Ky Projektligj tregon qartë se shteti nuk ka as qëllimin dhe as planin për të shtetëzuar kapacitetet energjetike dhe për t’i vënë ato në shërbim të interesit publik. Me liberalizimin, sektori i energjisë dhe kapacitetet strategjike bëhen pre e lehtë për kapitalin e huaj, i cili, i motivuar vetëm nga interesat e fitimit, nuk do të ketë asnjë detyrim për të mbrojtur interesat kombëtare ose për…
Deklaratat e Filipçes në të cilat ai e vlerëson Zaevin si një politikan nga i cili “duhet të mësojmë”, a janë për shkak të thelbit të asaj që përfaqësonte Zaevi, i cili la kaos në institucione dhe shkatërroi reputacionin e Maqedonisë. Maqedonia po përballej me tragjeditë më të vështira, vrasjet në Liqenin e Smilkovës dhe vdekjen e Mladenovit, dhe Zaevi premtoi të zbulonte të vërtetën rreth këtyre ngjarjeve. Populli nuk mori as shpjegim dhe as të vërtetën nga Zaevi, vetëm tradhti në çdo fushë. Filipçe të thotë nëse kjo është qasja politike që ai e quan “një shembull nga i…
Një grua 39-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi një sasi lënde plasëse e improvizuar shpërtheu në Selanik, jashtë degës së Bankës Kombëtare në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitrios dhe Platonos. Që në momentin e parë, një ekip i Skuadrës Antiterrorizëm, mbërriti në vendngjarje. Shpërthimi ndodhi jashtë një parkingu të mbyllur në një bllok apartamentesh, në katin përdhes të të cilit ndodhet banka, pak pas orës 5 të mëngjesit në qendër të Selanikut, duke rezultuar në gjymtimin e një gruaje që ndodhej në vendngjarje në atë kohë. Gruaja nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit, duke gjetur vdekjen…
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas vdekjes së një personi në Entin Special në Shtime. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Është raportuar se në Entin Special Shtime, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Bregdeti shqiptar po përjeton një krizë mjedisore të rëndë që kërcënon natyrën dhe ekonominë e vendit. Nga Velipoja, ku forca e valëve po shndërron në hi një pyll me pisha shekullor, deri në Golem, ku urbanizimi i pakontrolluar po përshpejton erozionin, pasojat e ndryshimeve klimatike janë gjithnjë e më të dukshme, shkruan La Repubblica. NASA: Rritja e nivelit të detit dhe pasojat për Shqipërinë Në një raport të fundit, NASA ka njoftuar se niveli mesatar i detit në planetin Tokë është rritur me 10 cm gjatë 30 viteve të fundit, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në bregdetin shqiptar. Gjatë…
Maqedonia renditet e 42-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, një rënie prej gjashtë pozicionesh. Sipas një raporti nga Reporterët pa Kufij, rënia është rezultat i financimit të padrejtë të medias, mungesës së transparencës dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj integritetit të gazetarëve. Sindikata e Gazetarëve thekson se legjislacioni duhet të harmonizohet me standardet evropiane dhe duhet të merren masa kundër padive SLAP që frikësojnë gazetarët. Edhe pse ka pasur përparim në mbrojtjen e gazetarëve, nevojiten masa shtesë për të përmirësuar sigurinë e tyre.
Mediat serbe raportojnë bazuar në informacione jozyrtare se presidenti serb Aleksander Vuçiq ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara. Kjo pasi siç raporton “Blic”-i serb, kreu i shtetit serb nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe ka fluturuar prapë për në Beograd. Vuçiq raportohet se nuk është ndjerë mirë në orët e pasdites së djeshme dhe pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është kontrolluar, ai ka vendosur të kthehet në Serbi. Presidenca serbe pritet të japin informacione lidhur me këtë sot gjatë ditës. Vuçiq kishte paralajmëruar se në SHBA do të takohej edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

