Author: Hamdi Kumanova

Me pagë mujore prej 75,000 denarëve, kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, mashtron punëtorët duke kërkuar për ta pagë minimale thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie gjatë vitit 2024 dhe dy muajve të parë të këtij viti, Trendafillov përskaj pagës prej 75,000 denarëve, ka marrë edhe para të tjera, me çka shuma ka arritur në 1 milion e 688 mijë denarë. Kryeministri Hristijan Mikoski, thotë se Trendafillov është mbrojtës i koalicionit opozitar LSDM, BDI dhe e Majta, për shkak se bashkë me ta, e ka sulmuar Qeverinë që nga dita e parë. “Në vend që të jetë luftëtar i…

Lexo më Shumë

Ndërkohë kryeministri Mickoski nuk pret që zhvillimet në Serbi të reflektohen në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë ai thekson se ka skenar të përgatitur për çfarëdo zhvillimi të mundshëm. Sipas Mickoskit, nuk është mirë që Maqedonia e Veriut të përzihet në punët e brendshme të një shteti tjetër, por nëse dikush kërkon ndonjë këshillë, thotë se janë të gatshëm të ndihmojnë. Është normale ta ndjekim situatën. Do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk e ndiqnim situatën me fqinjët tanë. Në bazë të kësaj jemi të përgatitur për sfidat nëse ka të tilla, kemi përgatitur skenarë kuptohet. Por nuk pres të ketë…

Lexo më Shumë

Pas Kuvendit të rregullt zgjedhor, në të cilin Masar Omegariq unanimisht u zgjodh për një mandat katërvjeçar në postin e Kryetarit të FFM-së, u mbajt edhe seanca e Këshillit Drejtues. Pikërisht në këtë seancë u përcaktuan dhe u konfirmuan propozimet për anëtarët e rinj. Katërmbëdhjetë përfaqësues nga shoqata të ndryshme komunale morën besim dhe mandat në Këshillin e ri Drejtues të FFM-së. Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të FFM-së: Zlatko Talevski (LFK Manastir) Sveto Stankovski (LFK Gazi Babë) Berat Ismaili (LFK Gostivar) Sashko Tasev (LFK Kavadar) Igor Frangovski (LFK Kisella Vodë) Stanko Mançevski (LFK Koçani) Dobre Ivanov (LFK Kratovë)…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti thotë se pa marrë parasysh se të kujt janë kompetencat, do t’i dalë në ndihmë komunës së Likovës në lidhje me asgjësimin e deponive të egra. Sa i përket planit për deponitë rajonale, Mexhiti tha se shumë shpejtë do të nisin punimet fillimisht për deponinë në Shën Nikollë dhe Manastir, më pas edhe në Pollog. “Pa marrë parasysh ingirencat e kujt janë, do ta ndihmojmë edhe komunën e Likovës, edhe qytetarët e Likovës me deponitë e egra, ndërsa sa i përket deponive rajonale, të cilat kanë qenë të bllokuara, dy kredi,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i cili përmes një bisede telefonike shkurt i tha televizionit Globi: “Po, informacioni juaj është i saktë, në zgjedhje lokale do të garojë sërish dhe do të jem kanididat i pavarur. Pres mbështetjen e çdo banori të Komunës së Vrapaçishtit pavarësisht përkatësisë etnike apo politike”, na tha Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit. I pyetur nëse me këtë veprim shkëputet nga Ziadin Sela i cili është në koalicon…

Lexo më Shumë

I pyetur për rikthimin e masës së paraburgimit për Asmir Jahoskin pas dyshimeve për keqpërdorime në furnizime me mazut, Izet Mexhiti tha se kjo është porosi e qartë se askush nuk është mbi ligjin, përcjell TV21. Pavarësisht këtij vendimi, Mexhiti thotë se gjyqësia është e kapur. “Qytetarët e dinë, është fakt që ende gjyqësia dhe prokuroria nuk janë të çliruara, janë të kapura, dhe mundohen deri në fund që mos të zbatohen ligjet, mos të zbatohen vendimet, por dje porosia është e qartë, se askush nuk është mbi ligjin dhe sidomos që korrupsioni luftohet dhe shkalla e tolarencës është zero…

Lexo më Shumë

Kërcënimet e Kryeministrit Mickoski se gjyqësorit “do t`i ndodh populli” është një mesazh se ai nuk dëshiron gjyqësor të pavarur – tha në press-konferencën e sotme, kreu I LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, situata në gjyqësor është shqetësuese dhe ka implikime të shumta politike. VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së “Në vend që të zbatohen reforma të vërteta, të cilat tani për herë të parë pas shumë viteve janë në tavolinë, do të protestohet. Kjo është absurd dhe politikë e paprecendetë. Shtrohet pyetja nëse VMRO-DPMNE dëshiron këtë të bëjë. Vënia e gjyqësorit nën ombrellën partiake, që të mbrojë disa parregullsi…

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë të NJPB Shtip sot në ora 06:50 në Probishtip, kanë privuar nga liria personin K.T (21) nga fshati Puzderci i Probishtipit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marihuanë, fara kanabisi dhe një send me mbetje të lëndës pluhur, informojnë nga MPB-ja. Nga MPB-ja, po ashtu informojnë se dje në ora 18:00, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin E.S (33) nga fshati Trebishtë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Gjatë kontrollit në banesën e tij dhe ambienteve ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe…

Lexo më Shumë

Sot, më 15 mars 2025, në orën 12:37, përmes numrit unik të emergjencave 112, një kalimtar i rastësishëm raportoi për një varkë të përmbysur me dy persona në Liqenin e Mavrovës. Personat po mbaheshin pas varkës, ndërsa rrymat i drejtonin drejt hidrocentralit, bëri të ditur Stojançe Angelov. Ai sqaroi se menjëherë janë kontaktuar Qendra e Dispeçerimit të ELEM-it dhe drejtori i HEC Mavrovë, por u informua se ata nuk kanë një varkë funksionale për shpëtim. Po ashtu, është kontaktuar Shërbimi i Rojeve të Parkut Kombëtar Mavrovë, i cili disponon një varkë, por për shkak të erërave të forta dhe dallgëve…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka ngritur një kallëzim penal kundër V.T. (29) nga Prilepi, për dyshimin e kryerjes së veprës penale “prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë me fëmijë”. Punonjësit e policisë, me urdhër gjykate, kanë kryer një kontroll në shtëpinë e të akuzuarit, ku në kompjuterin e tij janë gjetur dhe sekuestruar video dhe imazhe me materiale pornografike të fëmijëve. Nga viti 2021 deri në 2025, i akuzuari ka shkarkuar imazhe të fëmijëve vajza nga rrjetet sociale, ka krijuar profile të rreme femrash dhe përmes këtyre profileve ka njohur dhe ka filluar komunikimin me fëmijë të tjerë,…

Lexo më Shumë