Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me ndryshimet eventuale në Qeveri. Ai tha se e vlerëson hapin e Arben Taravarit, për të cili tha se ai e ka kuptuar se qeveria është anti-shqiptare. I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me Taravarin, ai tha se kjo situatë do të shqyrtohet nëse ai del nga Qeveria. “Do të thirren të gjitha palët e Frontit dhe do të shqyrtohet tjetër situatë. Sigurisht, ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të Taravarit, që e ka kuptuar shumë herët që kjo qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një qeveri antishqiptare. Akoma…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë vjedhjet në shkolla! Cak i hajnave këtë herë është Shkolla fillore “Petar Zdravkovski Penko” në komunën e Butelit, mëson Aktuale.mk. Sipas informacioneve të para , vjedhësit kanë hulumtuar kabinetet brenda objektit, bibliotekën si dhe zyrën e drejtoreshës së shkollës. Në objektin e shkollës hetime po kryen policia, pas çka pritet të prononcohen për rastin.

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Në një botë ku raketat fluturojnë më shpejt se fjalët, unë zgjedh të jem fjalë. Në një shekull ku ushtritë mbrojnë pushtetin, unë zgjedh të jem milingonë që mbron jetën. Eh në një kohë kur bota shpesh zgjedh të heshtë përballë padrejtësive, unë zgjodha që të jem një milingonë i/e vogël si në kohën e Pejgamberit Ibrahimit a.s kur firaoni i atëhershëm deshti që ta djegë e milingona e vogël e palodhur u mundua që ta shuaj zjarin ashtu edhe unë jam. Un nuk mund të heshtë un nuk mundë të qëndroj diferent nga…

Lexo më Shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, në Televizionin Alfa foli për sistemin gjyqësor në Maqedoni dhe theksoi se qasja që kishte Qeveria ishte një qasje evropiane që përndryshe nuk është tipike. Petrushevski theksoi se pa shkarkuar anëtarët e lodhur dhe të kompromentuar të Këshillit Gjyqësor, ndryshimet do të mbeten vetëm deklarative. Sipas tij, ky është një hap i parë i domosdoshëm drejt ndërtimit të një shteti ligjor me besim më të lartë midis qytetarëve, dhe reformat duhet të vazhdojnë me ndryshime të konsiderueshme ligjore dhe përfshirjen e ekspertëve dhe publikut ndërkombëtar. “Shpresoj dhe i bëj thirrje Prokurorisë Publike që…

Lexo më Shumë

Kosova ka rënë për 24 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, duke u renditur e 99-ta nga 180 shtete. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami fajëson Qeverinë Kurti për këtë regres, duke e akuzuar për presion ndaj mediave dhe kërkon masa urgjente për të mbrojtur gazetarinë e lirë dhe institucionet mediatike. Liria e mediave, në rënie të lirë: Kosova renditet e 99-ta në raportin e Reporterëve pa Kufij “KOSOVA në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit ka rënë për 24 vende, ky është rezultat i qeverisë Kurti që gjatë tërë mandatit zgjedhi propagandën mbi transparencën, kontrollin…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për indeksin e Reporterëve pa Kufij. Ajo ka shkruar se kjo tregon për sulmet e vazhdueshme, etiketimet dhe presionet që po e dëmtojnë ambientin mediatik. Postimi: Rënia dramatike e Kosovës për 24 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nga Reporterët pa Kufij përbën një alarm serioz për gjendjen e demokracisë dhe të drejtës për informim në vend. Nga pozita 75 në vitin 2024, në pozitën 99 këtë vit, Kosova po rrëshqet drejt një terreni ku zëri i lirë i gazetarëve dhe transparenca institucionale po cënohen çdo ditë. Kjo rënie nuk është thjesht…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump e ka pranuar se tarifat e tij mund të çojnë në çmime më të larta dhe ulje të disponueshmërisë së disa produkteve në SHBA. “Fëmijët amerikanë ndoshta mund të kenë dy kukulla në vend të 30”, tha Trump, duke këmbëngulur se Kina do të vuante më shumë se SHBA nga lufta tregtare. Bëhet e ditur se presidenti amerikan po përpiqet të sigurojë publikun se tarifat e tij nuk do të shkaktojnë recesion, pasi një raport i ri i qeverisë tregoi se ekonomia amerikane u tkurr në tre muajt e parë të këtij viti, përcjell…

Lexo më Shumë

Një stadium i madh në Spanjë është pushtuar nga minjtë, reagimi i klubit është ndalimi i ushqimit të famshëm Stadiumi i madh dhe popullor spanjoll ‘Martinez Valero’ në Elche, me një kapacitet prej 34,000 vendesh, është pushtuar nga minjtë dhe brejtësit, dhe klubi reagoi menjëherë me një ndërhyrje të pazakontë. Elche duket se po rikthehet në radhët elitare të futbollit spanjoll. Ata aktualisht janë të vetëm në krye të tabelës dhe duhet të luajnë përsëri në La Liga sezonin e ardhshëm së bashku me Real Madridin dhe Barcelonën. Këta gjigantë do të priten në një nga stadiumet…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte goditur dyert e sallës së sportit me shkelma dhe pas hapjes së dyerve ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në sigurim të ndeshje së sportit. Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 19:30. “Pejë / 01.05.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte goditur dyert e sallës së sportit me shkelma dhe pas hapjes së dyerve ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në sigurim të ndeshje së sportit”, thuhet në raport. …

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqendrën e veriut paraditen e kësaj të marte. Burime për mediat bëjnë me dije se në Shkodër, në afërsi të pedonales së këtij qyteti, një shtetas, i cili thuhet se është turist ka qëlluar me armë zjarri për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas veten. Si pasojë fatkeqësisht të dy shtetasit e huaj, kanë humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe priten më tepër detaje në vijim.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Arrestimi është bërë pas kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur materiale që lidhen me organizata terroriste. “Më 01.05.2025 Policia e Kosovës, përmes drejtorisë kompetente në mbështetje të njësiteve relevante, në koordinim me Prokurorinë, kanë kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime Arabe e që përdoren nga Organizata Terroriste. Dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale…

Lexo më Shumë