Author: Hamdi Kumanova

Sot 17-vjet më parë ndodhi tragjedia e Gërdecit në Shqipëri, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës. Qindra shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi tronditës në fshatin në periferi të Tiranës. Ky shpërthim erdhi nga punishtja e demolimit të armëve ku gjykata dënoi me 18 vjet burgim ish-përgjegjësin e fabrikës së armëve dhe ish-drejtorin e MEICO, Ylli Pinari. Ndërkaq me nga 10 vjet burg u dënuar edhe administratori i fabrikës Alba-Demil e Mihal Delijorgji. Shpërthimi ishte dëgjuar edhe në Kosovë. Ngjarja rrëmbeu të…

Lexo më Shumë

Pucko Petrol ka qenë furnizues i preferuar i komunave të udhëhequra nga OBRM-PDUKM-ja për një periudhë të gjatë, vite më parë, thonë nga LSDM. “Me vetëm tri kontrata të lidhura me komunën e Manastirit, ku kryetar është Konjanovski nga OBRM-PDUKM, në këtë kompani kanë përfunduar gati 240 mijë euro. Këto janë vetëm 3 nga mbi 170 marrëveshjet e tenderit që komunat dhe institucionet e drejtuara nga OBRM-PDUKM kanë lidhur me Pucko Petrol. Publiku e di se ky është një biznes që ka lindur në kohën kur OBRM-PDUKM dhe BDI ishin në koalicion. “OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski të dalin para qytetarëve…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Filozofi i famshëm Seneka ka komentuar nevojën e njeriut për të jetuar i lirë nga obligimet dhe veset e tij të përditshme. Ai nuk pajtohet me idenë se njeriu duhet që domosdoshmërish të jetë i angazhuar për të jetuar. Në mesin e paragjykimeve të shumta, e komenteve të ndryshme, njeriu, duhet që ta gjej veten rehat përballë idesë se angazhimi është i lidhur ngushtë me jetesën. Pse të angazhohemi? Situatat e ndryshme e pasqyrojnë idenë e pragmatike të tij në të gjitha fazat e jetesës. Njeriu mundohet që të punoj shumë me qëllim që të fitoj disa para…

Lexo më Shumë

Tirana qorton Shkupin që nuk vazhdon pjesën e tij të projekteve infrastrukturore, ndërsa Shkupi qorton Tiranën për të njëjtën arsye. Qeveria Rama sot lëshoi në përdorim në anën e saj të kufirit tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, duke mbyllur kështu ndërtimin e lidhjes Tiranë-Dibër. Maqedonia ka marrë gjithashtu përsipër vite më parë të bëjë pjesën e saj për lidhjen me autostradë të aksit Dibër-Gostivar-Shkup. Deri tani, nuk e ka bërë këtë. I pyetur për këtë rrugë, kryeministri Mickoski thotë se Tirana gjithashtu nuk ka realizuar pjesën e saj të detyrës sa i takon lidhjes hekurudhore në kuadër…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh në lagjen Dyqanxhik të Shkupit ka pasur të shtëna me armë. Një person me armë zjarri ka shtënë në drejtim të një personi, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në spital. Nga të shtënat ka marrë lëndime në dorë. Ndërkohë autori pas të shtënave ka ikur në drejtim të bulevardit Nikolla Karev, e njohur si Rruga e Plastikave. Jozyrtarisht edhe i plagosuri edhe sulmuesi janë nën moshën 18 vjeçare. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Policia ndaloi një “BMW” të drejtuar nga R.S. nga Kavadarci dhe e konfiskoi përkohësisht për shkak të krijimit të zhurmës. Sipas informacionit nga policia, shoferi u ndalua për shkak të një postimi të mëparshëm në rrjetin social Instagram, në të cilin shihet duke drejtuar mjetin me rritje të menjëhershme të shpejtësisë, duke shkaktuar rrëshqitjen e rrotave të fuqisë lëvizëse dhe krijimin e zhurmës. Në stacionin e kontrollit teknik u krye matja e zhurmës dhe u konstatua se ishte mbi nivelin e lejuar, thanë nga MPB. Mjeti është konfiskuar përkohësisht për një periudhë prej 90 ditësh. Video Player

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës në Sllovaki, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka vizituar spitalin më të madh në këtë vend “Bori”. Taravari thotë në këtë spital është njoftuar me mjekësinë virtuale, e cila siç potencon, patjetër duhet implementuar edhe te ne. “Vizita ime në Bratisllavë ka vazhduar në spitalin “Bori”, spitalin më të madh dhe më modern në Sllovaki, ku kam parë një prezantim të Mjekësisë Virtuale e cila padyshim është e domosdoshme të aplikohet sa më parë edhe në spitalet tona”, njofton Ministri, Arben Taravari. Taravari thotë se puna dhe përvoja e spitalit “Bori” sigurisht se do të përcillen edhe në…

Lexo më Shumë

Qeveria në Shkup është e pakënaqur me vendimin e qeverisë së Bullgarisë për të tërhequr mjetet e parapara për rikontruimin e disa pjesëve të hekurudhës që janë pjesë e lidhjes hekurudhore me Maqedoninë në kuadër të Korridorit 8, shkruan Alsat. “Mendoj se shumë qartë dërgojnë mesazh politik sa i takon angazhimit, gjegjësisht mosangazhimit të tyre për ndërtimin e Korridorit 8 dhe gjithashtu bie në ujë gjithë propaganda e tyre e shtatë muajve të fundit kundër qeverisë, kundër kryeministrit Mickoski dhe kundër meje se kemi diçka kundër Bullgarisë dhe se nuk duam të lidhemi”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit. Ministri…

Lexo më Shumë

Pjesë të caktuara të Shkupit vazhdojnë të jenë të zhytura në mbeturina. Pavarësisht se në disa lokacione kontejnerët janë zbrazur dhe pastruar, jashtë tyre janë krijuar mini deponi me mbeturina nga më të ndryshmet, shkruan Alsat. Disa nga qytetarët thanë se gjendja e krijuar është rezultat i pakujdesisë së qytetarëve. “I mbledhin por edhe njerëzit janë për askund”, tha një qytetar. “Ja, shikoni. Kujt i ngjan kjo, a po shkojmë në Europë, s’ka Europë”, u shpreh një qytetar tjetër. “Kjo nuk mundet as në Bangladesh kështu nuk është. Nuk është puna se nuk po i mbledhin po edhe vet popullata…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN është deklaruar në lidhje me paralajmërimet për shpalljen e re për punësimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatën e Maqedonisë së Veriut. Nga VLEN thonë se në këtë konkurs kriter do të jetë edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. “Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç. Por, brenda këtij njoftimi me krenari dhe mburrje të plotë ju informojmë që kriter dhe element tjetër që do të merret parasysh është edhe përfaqësimi i drejt dhe adekuat. E kjo çështje është e rregulluar dhe figuron zyrtarisht në pikën shtatë të konkursit që vazhdon…

Lexo më Shumë

Metroja e kryeqytetit apo treni i qytetit të Shkupit si një ide e përfolur që në kohë të ish-qeverisë së LSDM-së, por edhe 40 vite më parë, pritet të qartësohet në dy muajt e ardhshëm pas studimit të fizbilitetit nga ana e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup për shpagueshmërinë dhe nivelin e përdorimit të tij në 10 vite. Ekspertët theksojnë se shpejtësia e lëvizjes nuk është përparësia e vetme që mund të ketë hekurudha urbane-periferike në Shkup, por gjatë vlerësimit të arsyetimit të investimit duhet të merren parasysh edhe faktorë të tjerë, si ndotja e mjedisit, bllokimi i trafikut, aksidentet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, i ka porositur anëtarët e Këshillit Gjyqësor që të mos çojnë inat dhe të japin dorëheqje, pasi në të kundërtën do të përballen me popullin dhe me protesta, të cilat vetë ai personalisht do t’i mbështetë, shkruan Alsat. Paralajmërimet e këtilla të kryeministrit, vijnë pas votimit të interpelancave për anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Kuvend, ndërsa anëtarët e Këshillit deklaruan se interpelancat janë antikushtetuese dhe për këtë nuk japin dorëheqje. Mickoski, se paralajmërimet për protesta nuk janë kërcënime, por vetëm transmetim i shqetësimit dhe irritimit të popullatës. “Dhe shohë që individë atje çojnë inat, mendojnë se…

Lexo më Shumë