Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti sot është takuar me profesorin dhe historianin e njohur zviceran, Oliver Jens Schmitt. Schmitt është profesor i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës që nga viti 2005. Ai është anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave që nga viti 2011 dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Si një nga studiuesit më të rëndësishëm të historisë së Ballkanit, ai ka sjellë kontribute të vlefshme mbi periudhën osmane dhe zhvillimet moderne shqiptare. Kërkimet e tij kanë ndriçuar aspekte kyçe të historisë sonë, duke përfshirë Luftën Shqiptare për Pavarësi, periudhën…

Lexo më Shumë

Detyrimi për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, vazhdon deri më 15 mars, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). LAMM rikujton se obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete ka filluar më 15 nëntor të vitit të kaluar, dhe zgjat deri më 15 mars të këtij viti.

Lexo më Shumë

Liderët e sindikatave evropiane dhe atyre rajonale, së bashku me Sindikatën e Maqedonisë, diskutuan për pagën minimale dhe rritjen e saj. Ata kërkuan që Maqedonia të ndjekë shembujt e vendeve si Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi për të siguruar një pagë të denjë për punëtorët. Liderët e të gjitha sindikatave evropiane, këshillit të sindikatave rajonale dhe konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë sot mbajtën takim në të cilin u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, pjesë e negociatave për pagën minimale. Kryetari i Lidhjeve të Sindikatave në Maqedoni, Trendafilov, shtoi se vendi ynë sa më shpejt duhet ndjekur rrugën e…

Lexo më Shumë

Pasi nxënësit në Komunën e Tetovë bojkotuan procesin mësimor me arsyetimin e kohës së iftarit, Nazmi Dauti nga sektori për Arsim thotë se kjo assesi nuk guxon të ndodh pasi ligji e parasheh se në çfarë situatash mund të ketë ndërprerje të procesit mësimor, përcjell TV21. Dauti tha se shkollat kanë bërë përshtatje të orarit dhe nxënësit kanë mundësi që në kohën e iftarit të furnizohen me ushqim, por siç tha Dauti, në rast se vazhdon bojkoti, do të ndërmerren masa pedagogjike në bazë të ligjit për arsim të mesëm dhe fillor. “Assesi nuk guxon të ndërpritet procesi edukativo arsimor,…

Lexo më Shumë

Nuk ka kthim prapa nga 20 marsi, data kur do të diskutohet për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, shkruan Alsat. Në komunikimin joformal të sotëm, kreu i Kushtetueses zbuloi se janë 6 çështjet kontestuese në ligj, të vendosura në tryezën ku ekspertët do të rrahin arsyetimet e tyre, në një bashkëbisedim me vetë gjykatësit që përbëjnë gjykatën kushtetuese. Palët e përfshira në këtë diskutim, i cili për herë të parë në praktikën e këtij institucioni do të transmetohet drejtpërdrejtë për opinionin publik, do të përfshijë edhe pjesëmarrës specialë nga Komisioni i Venecias, institucioni ndërkombëtar që kishte dhënë mendim vite më…

Lexo më Shumë

Është shpallur konkursi për rektorin e ri të Universitetit të Evropës Juglindore. UEJL është Universitet privat-publik me rreth 4000 studentë, shkruan Alsat. Mandati i rektorit aktual Abdulmenaf Bexheti përfundon në gusht të këtij viti. Siç njoftojnë nga ky institucion procedura do të realizohet në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Statutin e Universitetit. Rektori është shefi ekzekutiv i Universitetit, i cili udhëheq ekipin menaxhues dhe i raporton Bordit të Universitetit, të përbërë nga anëtarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, i cili është edhe organi i emërimit. Mandati i emërimit është tre vjet, duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2025.…

Lexo më Shumë

Fermerët i marrin subvencionet e tyre me kohë. Sot u realizua pagesa e masave për pagesa direkte për broilerët e rritur dhe të shitur ose të therur në kapacitete të regjistruara thertore dhe pagesa direkte për pulat e amortizuara të therura në kapacitete të regjistruara thertore. U paguan 10.909.520,00 denarë për masën për broilerët e rritur dhe të shitur ose të therur për ekonomitë bujqësore që kanë rritur dhe shitur ose therur broilerë në periudhën nga tetori i vitit 2023 deri në shtator të vitit 2024 në kapacitete të regjistruara thertore. Është realizuar pagesa prej 105.178.050,00 denarë për 32 përfitues…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me bum-in e shpallur të infrastrukturës dhe nëse qeveria, përveç rrugëve dhe hekurudhave që po ndërtohen, planifikon diçka të re, informoi se priten lajme shumë të mira për qytetarët maqedonas gjatë muajve prill dhe maj. Ai tha se bëhet fjalë për një marrëveshje ndërshtetërore që do të nënshkruhet me një shtet shumë të fuqishëm evropian, e cila do të përfshijë investime që llogariten në miliarda euro dhe do të përdoret për projekte në infrastrukturë dhe shëndetësi. “Pritet një lajm i mirë për qytetarët maqedonas gjatë muajve…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi duhet të kenë përparësi në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe jo Ukraina, transmeton Anadolu. Në një program në “Radio Kossuth”, Orban foli mbi çështjet kryesore ekonomike dhe gjeopolitike, përfshirë inflacionin, politikat e BE-së dhe qëndrimin e Hungarisë ndaj luftës në Ukrainë. Duke kujtuar se liderët evropianë vendosën se Ukraina duhet të luftojë dhe në këmbim do të marrë një proces të përshpejtuar të pranimit në BE, Orban paralajmëroi se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës do të kishte pasoja serioze për ekonominë…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (13 mars) ka vazhduar me aktivitetet e përforcuara në trafik, me çka ka shqiptuar gjithsej 807 urdhërpagesa kundërvajtëse të lëshuara, prej të cilave 172 kanë të bëjnë me kundërvajtje që kanë të bëjnë me normat e sigurisë – mos vendosja e rripit të sigurisë dhe përdorimi i celularit. “Gjithashtu, nga numri total i urdhërpagesave, 211 shkelje kanë të bëjnë me parkim të parregullt, 180 me mosrespektim të shpejtësisë së lejuar, si dhe 67 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë shënuar 12 raste të kalimit të semaforit të kuq, 11…

Lexo më Shumë

Gënjeshtra dhe manipulime të rrezikshme. Kështu, si qëndrim personal, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i ka vlerësuar akuzat në deklaratën e sotme të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), lidhur me procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Duke iu referuar pretendimeve të BDI-së, ai tha se kontrasti mes pyetjeve dhe tezave të tyre qëndron në pyetjen se pse ekziston atëherë Gjykata Kushtetuese. “Çfarë duhet të bëjmë me atë iniciativë? Ta marrim, ta grisim, ta mbajmë deri në 2030, deri në 2040, 2050? Çfarë duhet të bëjmë kur kemi përgjegjësi dhe detyra të përcaktuara qartë? Ne…

Lexo më Shumë

Ambasada e Austrisë në Maqedoninë e Veriut në një deklaratë për Portalb-in tha se nuk ka dhënë garanca apo premtime për Kodrën e Diellit, ndryshe nga ajo që deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami para gazetarëve. Siç thotë ambasada, në takimin në janar të ambasadorit austriak, Martin Pammer me Kasamit, tema e zhvillimit të qendrës së skijimit ka qenë pjesë e diskutimit por sa për shkëmbim informacioni, pa asnjë premtim të dhënë, shkruan Portalb.mk. Përgjigja nga Ambasada e Austrisë erdhi pasi i pyetëm për detajet e takimit të ambasadorit austriak Martin Pammer dhe kryetarit të Komunës së Tetovës…

Lexo më Shumë