Author: Hamdi Kumanova

Gënjeshtra dhe manipulime të rrezikshme. Kështu, si qëndrim personal, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i ka vlerësuar akuzat në deklaratën e sotme të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), lidhur me procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Duke iu referuar pretendimeve të BDI-së, ai tha se kontrasti mes pyetjeve dhe tezave të tyre qëndron në pyetjen se pse ekziston atëherë Gjykata Kushtetuese. “Çfarë duhet të bëjmë me atë iniciativë? Ta marrim, ta grisim, ta mbajmë deri në 2030, deri në 2040, 2050? Çfarë duhet të bëjmë kur kemi përgjegjësi dhe detyra të përcaktuara qartë? Ne…

Lexo më Shumë

Ambasada e Austrisë në Maqedoninë e Veriut në një deklaratë për Portalb-in tha se nuk ka dhënë garanca apo premtime për Kodrën e Diellit, ndryshe nga ajo që deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami para gazetarëve. Siç thotë ambasada, në takimin në janar të ambasadorit austriak, Martin Pammer me Kasamit, tema e zhvillimit të qendrës së skijimit ka qenë pjesë e diskutimit por sa për shkëmbim informacioni, pa asnjë premtim të dhënë, shkruan Portalb.mk. Përgjigja nga Ambasada e Austrisë erdhi pasi i pyetëm për detajet e takimit të ambasadorit austriak Martin Pammer dhe kryetarit të Komunës së Tetovës…

Lexo më Shumë

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Zylfi Adili i njohur me emrin si komandant Qufa përmes një postimi ka kujtuar 24 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së duke shënuar se ata nuk heshtën në vitin 2001, Pse duhet të heshtim sot?, shkruan Top24 Ne nuk heshtëm në vitin 2001. Pse duhet të heshtim sot? 14 mars 2001, plot 24 vite që kur krismat nga kalaja e Tetovës paralajmëruan ardhjen e ndryshimit, kthimin e dinjitetit dhe ngjalljen e shpresës për shqiptarët e Maqedonisë. Kjo pjesë e historisë, është e lavdishme nga vetë rezultati i saj, që ishte Marrëveshja Paqësore e…

Lexo më Shumë

shkruan: Fatmir Limani Moslejimi i hajdutit që të hyjë mbrënda teritorit të një shtetit bëhet nga droja se do të vjedhi dhe shkatërrojë ekonominë e shoqërisë, vendit, shtetit pretendues. Pengimi i hyrjes së një atdhetari bëhet nga frika e mos’ndikimit në ngritjen e vetëdijes te masa e gjerë popullore, për të kërkuar të drejtat elementare që cënohen nga vendet, të cilat përcaktojnë lirinë e lëvizjes. Historia personale dhe familjare nuk mund të zhbëhet, shlyhet.., e njëjta nuk duhet të ndjehet si hije turpërimi sepse veprimtaria dhe sakrifica është bërë në shërbim të lirisë dhe të drejtave kolektive. ● I pari…

Lexo më Shumë

Lajm i mirë. Maqedonia është ngjitur 10 vende në Indeksin e demokracisë së “Ekonomist”. Po shënojmë një kërcim prej 10 vendesh në Indeksin e demokracisë 2024 në listën e “Ekonomist”, duke u renditur e 62-ta në listë, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. Pas Maqedonisë, ka shkruar Mickoski, ishin Serbia, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina. Serbia është në vendin e 64-të, Shqipëria në vendin e 66-të dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të. Në vitin 2023 dhe 2022, Maqedonia u rendit e 72-ta në listën e “Ekonomist” të shquar në lidhje me Indeksin e…

Lexo më Shumë

Më datë 13.03.2025 në ora 23.55 në SPB Tetovë, personi E.A. (30) nga Tetova, ka raportuar se në kryqëzimin ndërmjet rrugës ,,Blagoja Toska” dhe rrugës ,,Lubo Bozhinovski” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

LSDM-së, konsideron se kjo qeveri është fajtore për faturat e larta të rrymës për qytetarët. Sipas LSDM-së, çmimi i rrymës është rritur për 30 përqind dhe për këtë fajin e ka qeveria, e jo leximi i dobët i njehsorëve. “Mickoski nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë për faturat e larta të energjisë elektrike, të cilat janë rritur deri në 30%. Faturat e larta të energjisë elektrike nuk janë për shkak të leximit të dobët të njehsorëve, por për shkak të menaxhimit të dobët nga qeveria. Ky është problemi kryesor, pamundësia e qeverisë për të blerë energji elektrike të shtrenjtë në treg,…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë bojkotojnë mësimin për shkak të ndryshimit të orarit, ata kërkojnë që të kenë orar të shkurtuar ashtu siç kanë pasur për dy javë, në mënyrë që ndërrimi i pasdites të arrijë iftarin në shtëpi. Por, nga Komuna e Tetovës thonë se nuk mund të ketë ndërprerje të mësimit, ndërsa shkollat duhet të përshtatin pushimin e gjatë në kohën e iftarit, shkruan Portalb.mk.  Nxënësi Artan Ejupi thotë se kërkojnë që orari të vazhdojë ashtu siç ka qenë dy javët e para.  “Me orar të rregullt procesi mësimor nuk do të ketë efekt, gjithashtu edhe për…

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i Drejtësisë Alen Dereban në një intervistë për Alsat duke komentuar zhvillimet e fundit për propozim shkarkimin e kryeprokurorin publik Lupço Kocevskin, tha se nuk presin që Këshilli i Prokurorëve të jap mendim pozitiv për shkarkimin e kryeporokurorit, megjithatë thotë se mendimi i tyre nuk është i domosdoshëm për shkarkimin e tij. Ai tha se është e qartë se Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve Publik është i partizuar, dhe se ata janë shkaktarët kryesorë për gjendjen në gjyqësor. “E dimë se si është përbërja në Këshillin e Prokurorëve, nuk presim të japin mendim pozitiv, të prononcohen pozitivisht…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e VLEN-it ka deklaruar sot para deputetëve maqedonas se “branitellat nuk kalojnë pa UÇK-në. “Ky ligj nuk kalon përderisa nuk janë të përfshirë edhe ish pjesëtarët e UÇK-së. Përndryshe në vazhdimsi do të kemi një problem dhe përgjegjësia për mos kalimin e ligjit do të jetë e juaja.”, është shprehu Shaqiri, u cili ka kërkuar që të ndërpritet kjo mbledhje. (INA)

Lexo më Shumë

– Hapja Madhështore e BIT Loft në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik: Një Pikë Kthimi në Inovacionin Dixhital – Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) organizoi një ceremoni madhështore për inaugurimin e pritshëm të Balkan Information Technology (BIT Loft). Kjo ceremoni u ndoq nga të ftuar të shquar, kompani lidere dhe komuniteti akademik, duke shënuar një hap të rëndësishëm në nxitjen e përparimit teknologjik dhe inovacionit në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Ndër të ftuarit e shquar ishte edhe z. Stefan Andonovski, Ministër i Transformimit Dixhital i Maqedonisë së Veriut, prania e të cilit theksoi rëndësinë kombëtare të kësaj iniciative. Në fjalën e…

Lexo më Shumë

Informacioni i fundit i bukur nga VLT vjen nga Probishtip. Lojtari ynë me fat N.M. fitoi xhekpotin SUPER MILIONARE, me vlerë 7.400.427 denarë. Po e mbyllim këtë javë me disa lajme të lumtura për VLT. Lojtari N.M. nga Probishtipi fitoi çmimin më të lakmuar VLT – xhekpot SUPER MILLIONARE, me vlerë 7.400.427 denarë. Loja e tij me fat është Super Hot, e cila i solli fitoren e tij me fat më 13 Mars 2025. Çmimi u fitua në terminalet e Video Lotarisë në partnerin tonë të biznesit Sportlife Trade në Probishtip. Video Lotaria Kasinos Austria ka kënaqësinë të përgëzojë fituesin…

Lexo më Shumë