Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se janë të gatshëm për zgjedhje. Sipas liderit opozitar, momentalisht nuk kanë koalicion zyrtar me asnjë prej partive shqiptare, ndërsa janë të hapur me të gjithë të cilët janë afër sipas vlerave. “Ne jemi absolutisht të përgatitur për çfarëdolloj zgjedhjesh që të ketë në vjeshtë, qoftë vetëm lokale apo bashkë me parlamentare. Partia është në kondicion gjithnjë më të mirë. Me cilat nga partitë shqiptare sot LSDM qëndron më afër dhe më cilën ndoshta shpresoni për bashkëpunim për zgjedhjet lokale. Kishit partner një kohë BDI-në? Po, por megjithatë ai koalicion me BDI-në la pasoja…

Lexo më Shumë

“Protesta është mënyrë për të shprehur pakënaqësinë me nivelin e pagave të punëtorëve në Maqedoni, të cilat janë më të ulëtat në rajon, për të mos përmendur rajonin më të gjerë. LSM u bën thirrje të gjithë atyre që mendojnë mirë për punëtorin të na bashkohen në protestën nesër”, tha Slobodan Trendafilov, në lidhje me protestën e nesërme të 1 Majit të organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. “Në protestën e nesërme nuk do të shpërndahen sanduiçe”, theksoi kryetari i LSM-së. Trendafilov shpreh keqardhje që disa nga shoqatat e tjera sindikale po shkaktojnë dëm dhe tha se “kur sindikalistët…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës ka përfunduar dokumentacionin për dëmshpërblimet e vitit të kaluar. Nga reshjet e shiut dhe breshrit pësuan shumë toka bujqësore, por edhe shtëpi e dyqane. Pas kthimit të dosjes nga komisioni i shkallës së dytë për dëmshpërblimin e bujqve dhe banorëve që pësuan dëme nëpër objekte dhe dyqane, dokumentacioni i kompletuar u miratua nga këshilli i komunës së Tetovës, me qëllim që javën e ardhshme t’i dërgohet qeverisë. Dëmet e vlerësuara deri më tani nga komisioni komunal, rezultojnë mbi 60 milion denarë. “Kemi vlerësuar dëmet në dy kategori. Dëmet në amvisëri janë në vlerë prej 7.33 300 denarë,…

Lexo më Shumë

Deputeti Halil Snopçe vlerëson se zgjedhjet e parakohshme do të bëhën të pashmangshme nëse Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit del nga Qeveria. Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Snopçe tha se vetëm me nëntë deputetë shqiptarë nuk mund të funksionojë mazhoranca. “Pa shqiptarët nuk ka qeveri. Nëse ne dalim në opozitë, si mendoni të të funksionojë qeveria, nëse nuk ka prurje të reja prej shqiptarëve. Me 9 deputetë nuk mund të funksionojë qeveria duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht çfarë them unë apo dikush tjetër. Nëse Aleanca për Shqiptarët del nga Qeveria nuk ka mundesi pa shku në…

Lexo më Shumë

Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë kundër S.SH., i punësuar në Njësinë Policore në Mateç pranë SPB Kumanovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror” sipas nenit 235-a paragrafi 1 i Kodit Penal. Konkretisht, në periudhën nga 01.03.2024 deri më 09.01.2025, S.SH., me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme për vete, pa pëlqimin e Elektrodistibucionit SHA Shkup – KEÇ Kumanovë, kishte kryer lidhje të paligjshme…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.K.(66) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „rrezikimi i sigurisë“ dhe „përgjimi“. Më 18.12.2024 i denoncuari e ka sulmuar fizikisht partneren e mëparshme dhe më pas i është lajmëruar vazhdimisht përmes thirrjeve telefonike dhe ka kërkuar që ta tërheqë kallëzimin që e ka parashtruar ndaj tij, ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar fotografi të saja.TS

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së djeshme në Kosovë dhe në takim me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i BDI-së paska shprehur “shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut”, për njëfarë“ boshti hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve”, dhe për “zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.” VLEN e dënon publikisht këtë retorikë luftarake dhe nxitëse, sidomos kur ajo vjen nga një strukturë politike e cila ka qenë në qeveri nga viti 2002 deri në vitin 2024! Në stilin e diktatorëve komunistë nga të cilët edhe sot…

Lexo më Shumë

Të nderuar përfaqësues të mediave, Banka Botërore e ka rishikuar projeksionin e saj për rritjen e ekonomisë maqedonase për vitin 2025, nga 3,0% në 2,6%. Rishikimi në ulje vazhdon edhe për vitin 2026, me një rritje të pritshme të BPV-së prej 2,7%, në vend të 3,2% të parashikuara më parë. Bëhet fjalë për një sinjal që vjen nga rrjedhat reale ekonomike, e jo nga dëshirat apo marketingu politik. Banka Botërore nuk merret me retorikë, por me logjikë ekonomike, sipas së cilës edhe në vitin 2027 pritet një rritje prej 2,8% – dhe kjo duhet të merret seriozisht. Nëse e shikojmë…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Gj., një apartament dhe dy makina, si person i lidhur me shtetasin I.Gj, i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’. Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror nr.81, viti 2020, mbi shtetasin I.Gj., i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘Trafikim i personave të rritur’ parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal, ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet…

Lexo më Shumë

SPB Ohër sot ka paraqitur kallëzim penal kundër S.T. (50) nga Ohri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç”. “Ai, gjatë vitit 2024 në disa raste ka abuzuar seksualisht me një të mitur nga Ohri, e cila në mars të vitit 2025 ka lindur. Të denoncuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, megjithatë pa dhënë një datë të saktë për këtë proces. Deklaratën, Kurti, e dha në një prononcim për mediat lokale gjatë vizitës së tij në Istog, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për projektin e banimit të përballueshëm dhe social. Kurti theksoi se pas konstituimit të Kuvendit do të vijë edhe formimi i Qeverisë. “Fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria”, tha ai gjatë fjalës së tij. Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në TVM ka folur për raportet e tij me Ali Ahmetin dhe liderët tjerë brenda Frontit, ku ka shtuar se nuk i pengon takimi i Ahmetit me Taravarin pasi ai nuk është brenda Frontit për të ruajtur pozicione por se këtë e ka sqaruar që në fillim dhe raportet “hë për hë” janë korekte, shkruan Top24 “Kemi kontakte të rregullta sa her lindë nevoja për të diskutuar për diçka politike. Hë për hë, raportet janë korekte solide, nuk kemi pas edhe me partnerët tjerë të koalicioni ndonjë problem dhe vlerësoj se hë për…

Lexo më Shumë