Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri, Hristijan Mickoski sot duke folur lidhur me interpelancën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe kërkesën për dorëheqje të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, theksoi se në gjyqësor nuk duhet të ketë anëtarë partiakë. – Advertisements – “Mbrojtësi i fundit dhe mburoja solide në momentin e ish-qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së janë disa nga gjyqtarët dhe disa nga prokurorët, në mesin e të cilëve është edhe personi për të cilin po flisni tani. Shumica dërrmuese, do të thosha 95% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë njerëz që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri, që akuzojnë dhe gjykojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës.Por fatkeqësisht…

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër një banori 49-vjeçar nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka shkaktuar rrezik nga zjarri në afërsi të Katllanovës. “Më 11 mars, në zonën e fshatit Katllanovë ku ka qenë i punësuar si bari, i dyshuari, edhe pse e dinte se ekzistonte rreziku real për të shkaktuar rrezik, ka ndezur një zjarr që është përhapur nga era, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe prej 4.7 hektarësh, pjesë e së cilës ishte pyll dushku dhe bimësi e ulët. Nga zjarri janë shkaktuar dëme prej rreth 196.000…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela P. Aggeler u pyet se pse i është refuzuar viza e SHBA-së ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limanit, përcjellë TV21. Aggeler tha se nuk mund të tregojë për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë, por theksoi se ministri mund të përgjigjet, pasi Ambasada për çdo vendim informon aplikantin për vizë. “Pra, kemi ligje të rrepta të privatësisë në Shtete e Bashkuara, pra nuk mund të diskutojë asnjë problem me vizat, të asnjë individ, do t’ju drejtoja te ministri, ta diskutoni se çfarë ka ndodhur, por thjesht do ju them se…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë ankimuar vendimin e gjykatës që të dyshuarit Asmir Jahoski masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak dhe masën e kujdesit, përcjell TV21. “Të pakënaqur me këtë vendim, Prokuroria Themelore Publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka parashtruar ankesë brenda afatit të vendosur ligjërisht në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, për shkak të shkeljeve bazë të dispozitave të procedurës penale dhe kërkoi që Këshilli Penal të rishikojë faktet e përfshira në ankesë, si faktet vendimmarrëse në bazë të të cilave…

Lexo më Shumë

“Reduktimi i dëmit të duhanit” është një strategji e shëndetit publik që synon të minimizojë ndikimet negative shëndetësore të pirjes së duhanit. Dihet gjerësisht se pirja e duhanit shkakton rreziqe serioze për shëndetin.  Mënyra e vetme për të shmangur këto rreziqe është të mos filloni fare ta pini duhanin ose ta lini plotësisht.  Megjithatë, jo çdo duhanpirës është gati të lërë duhanin. Koncepti i reduktimit të dëmit nga duhani njeh rolin e rëndësishëm që alternativat pa tym, të cilat mbartin rreziqe më të ulëta për shëndetin*, u ofrojnë duhanpirësve, të cilët përndryshe nuk mund të vendosin të lënë…

Lexo më Shumë

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri, ka kërkuar nga sot zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok.Në 6 Mars, Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore.Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdornin këtë platformë për të shpërndarë përmbajtje dhe për të krijuar të ardhura. Megjithatë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper. Ky është një platformë e ngjashme me TikTok, që ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga…

Lexo më Shumë

Steve Witkoff ka mbërritur në Moskë. I dërguari i posaçëm i Donald Trump për luftën në Ukrainë pritet të takohet me zyrtarët rusë për bisedime mbi mënyrën e përfundimit të luftimeve. Kremlini tha më herët se SHBA ka dhënë informacione të caktuara në lidhje me një armëpushim të propozuar – i cili do të zgjasë 30 ditë – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në bisedimet ballë për ballë. Ndryshe, Moska ende nuk ka dhënë një përgjigje se a pajtohet me armëpushimin i cili do të ndalonte luftën për 30 ditë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi. Por, ka zbuluar disa kërkesa.…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar në Prizren për fajde, kamata e të cilit rast kalonte mbi 100 mijë euro.   Në njoftimin për media thuhet se Sektori Rajonal i Hetimeve/Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe një ekip nga Drejtoria e Krimit të Organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë -Prishtine, sot më datë 13.03.2025 ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e një personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajde”.…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit më shumë ka rënë shi në Kumanovë, 15 l/m2, ndërsa më pak 1 litër për metër katror në Pretor, Strumicë, Gjevgjeli, Berovë, Topollçan. Sipas DPHM-së, 14 l/m2 kanë rënë në Lazaropole, 13 në Hanet e Mavrovës, 11 në Krushevë, 10 në Kriva Pallankë dhe Tetovë, në Pozharanë 10, në Shkup-Petrovec 8, Kodrën e Diellit, 5 në Veles, 4 në Shkup-Zajçev, në Ohër dhe 2 në Manastir, Shtip dhe Vinicë. Moti sot është i ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në mëngjes proceset do të jenë më intensive në pjesët lindore ku…

Lexo më Shumë

Vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të blinte një makinë të re Tesla, u shfaqën raportime se Elon Musk po shqyrton një donacion prej 100 milionë dollarësh për komitetin politik të Trump-it. Sipas dokumenteve federale, Musk, i cili tashmë është një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës së Trump-it, ka dhënë mbi 290 milionë dollarë për ta mbështetur atë dhe aleatët e tij republikanë gjatë zgjedhjeve të vitit 2024. Përmes superkomitetit të tij politik America PAC, ai ka dhuruar më shumë se një çerek miliard dollarë. Burime për New York Times kanë konfirmuar se…

Lexo më Shumë

Deputeti nga koalicion VLEN në intervistë foli për interpelancën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor me çka theksoi se ka qenë e pritshme për të se ajo interpelancë do të dështojë për faktin se ata vetë paralajmëruan që nuk do të përfilllin atë interpelancë. Por, ka qenë e patjetërsueshme ta iniciojmë atë interpelancë pasi këta anëtarë kanë heshtur përballë rasteve të montuara politike edhe përkundër kompetencave që kanë. “Për mua ka qenë e pritshme se ajo interpelancë nuk do të kalojë, sepse ata vetë paralajmëruan se nuk do të veprojnë komformë interpelancës së ditës së djeshme. Në raportin e…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 12.03.2025 në orën 19.50 në rrugën ,,Bane Veljanovski“ në Gostivar, nëpunës policorë nga Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor Shkup arrestuan I.B.(34) nga Gostivari. Ai ishte i kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhërit gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjet për veprën e kryer penale sipas nenit 186 paragrafi 2 të Kodit Penal. Personi u dërgua në Institucion Ndëshkues-Korrektues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit.

Lexo më Shumë