Fronti Europian po mendon të ngrejë një interpelancë kundër anëtatarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Ne kemi paralajmëruar që ekziston mundësia që ne si Front Europian të ngrisim interpalanca për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sepse vlerësojmë se janë duke bërë një tendencë të rrezikshme në kuptim të rrezikimit të kohezionit të brendshëm ndër-etnik duke pasë për bazë peshën dhe rëndësinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve”, tha Elmi Aziri. Kjo iniciativë nfa Fronti Europian mendohet se vjen pasi dje shumica parlamentare OBRM-PDUKM-VLEN dhe ZNAM bashkë me partinë “E Majta”votuan interpelancën kundër pesë anëtarëve të këshillit gjyqēsor duke shtuar tashmë se ata duhet…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Garip Kaba, konfirmoi se koalicioni i pesë partive Vlen, ka pranuar vendimin e ministrit të ZNAM-it për uljen e përqindjes së shqiptarëve dhe përfaqësimit në administratë, nga 30 në 25%. Në një intervistë televizive, Kaba pranoi se angazhimi i tyre mbetet që të arrihet përfaqësimi deri në 25% duke pranuar kështu vendimin e partnerëve të tyre për të fshirë diasporën shqiptare nga numri i popullsisë dhe e drejta e përfaqësimit. Me këtë veprim, koalicioni Vlen pranon që të mohohen 172.492 shqiptarë nga çdo e drejtë që garantohet me Kushtetutë dhe ligjet në…
Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat i fitoi nga thirrja e parë qeveritare. Nga trembëdhjetë, në tre projekte tashmë punimet kanë filluar në terren. Një ndër ato është rruga “13” përballë shkollës së muzikës dhe e cila lidhet me “JNA”-në. Zhvillimin e punimeve nga afër e ka ndjekur një delegacion nga komuna e Gostivarit, drejtuar nga kryetari Valbon Limani. Ai me këtë rast sqaroi se në këtë rrugë zgjerohen punimet nga projekti fillestarë, pasi do të ndërrohet edhe gypi i ujësjellësit në gjatësinë e gjithë rrugës. “Sot kemi dalur për të inspektuar punimet…
Kryesia e Xhamisë “Mustafë Pasha” në Shkup ka publikuar disa video ku shihen disa persona duke vjedhur. Siç thonë nga kryesia e xhamisë, brenda dy ditësh rasti është përsëritur dy herë, ndërkohë kanë kërkuar nga personat që të kërkojnë falje, në të kundërtën do t’i publikojnë pamjet me fytyrat e tyre.
MPB ka njoftuar se me 11.03.2025, në orën 18:50, në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Boris Kidriç” me rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, një automjet i drejtuar nga një grua ka goditur A.Z. (18) nga Tetova dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e aksidentit, A.Z. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një video që ka shpërndarë në rrjetin e tij social me pak fjalë ka pasqyruar investimet e fundit që janë bërë në Shtëpinë e Shëndetit Likovë. “Investime në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë”, ka shkruar ministri Arben Taravari. Këtë mbishkrim e ka shoqëruar me një video të realizuar ku janë kapur pamjet e brendshme të Shtëpisë së Shëndetit në Likovë ku vërehet një ndryshim drastik nga gjendja e mëparshme. Në këto investime që janë bërë nga video shihet qartë se bëhet fjalë për një rinovim të plotë e të detajuar që nga muret e…
Pas paralajmërimit të BDI-së për interpelancë ndaj gjykatësve kushtetues, kryeministri Hristijan Mickoski tha se qëllimi i vërtetë i BDI-së është ta mbulojë krimin e saj. Sipas tij, BDI-së nuk i intereson as çështja e gjuhës e as interpelanca ndaj gjykatësve kushtetues. “BDI-ja ka më së paku interesim për gjuhën dhe çdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe gjykatësit kushtetues. Ata kanë frikë për kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminale dhe për dyshimet e bazuara për krimet që ndodhën vitet e fundit, sidomos dy vitet e fundit, sepse në këtë mënyrë të egër kriminale me të cilën ndryshuan kodin penal,…
TV21 mëson se Bekim Fetaji është zgjedhur rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Ai ka siguruar 38 vota, respektivisht tre vota më shumë se Blerim Saiti, i cili ka siguruar 35 vota. Në opinion pati reagime për kandidatin Blerim Saiti, i cili u kritikua pasi u zbulua se kishte nota 2-sha në shkollë të mesme, mirëpo si rrjedhojë, Saiti nuk morri “dritë jeshile” nga studentët dhe profesorët e UNT-së.
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi caktoi deputeten Imërlije Saliu që të udhëheqë me komisionin për politikë sociale, demografi dhe të rinj. Ky vendim erdhi pasi Fronti Evropian nuk e ka ndërmend të propozojë kryetar të ri të komisionit ndërsa para pak ditësh deputeti Bejxhan Iljas refuzoi të udhëheqë komisionin. Në rend dite ishte vetëm një pikë, propozim ligj për sigurim pensional dhe invalidor. Duke tentuar të vendosë në votim rendin e ditës, ndërhyri deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska. “Para konstatimit të rendit të ditës kam propozim për të shtuar pikë tjetër të rendit të ditës, e ajo është si pikë…
Në SPB Veles, dje në orën 13:25, Ndihma e Shpejtë e Velesit ka raportuar se në oborrin e shtëpisë familjare është gjetur i vdekur 63-vjeçari G.K. nga Velesi, me gjurmë gjaku në kokë, njofton sot policia e Velesit. Ata sqaruan se mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa në vendngjarje hetimet u kryen nga një prokuror publik në bashkëpunim me ekipin hetimor të SPB Veles. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi.
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të ketë përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë në rastin me furnizimin me mazut të dëmshëm, shkruan Alsat. Mickoski tha se nuk do të komentojë vendimin e gjykatës, por nënvizoi se këta persona janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe kanë rrezikuar jetën e tyre duke e shkelur të drejtën për jetë, e cila është e garantuar me Kushtetutë. “Të presim të përfundojë hetimi dhe pasi të përfundojë mund të komentojmë se cilat janë dyshimet e bazuara për te cilat këto persona do të akuzohen. Deri atëherë do të mbetemi në atë që…
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, edhe pse kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, për kryesuese e emëroi deputeten nga koalicioni në pushtet VLEN, Imërlije Saliu Fetai, pasi Parlamenti i votoi mosbesim ish-kryetares së këtij organi, Ilire Dauti. As Fetai nuk arriti ta vërë në votim rendin e ditës së mbledhjes, pasi deputetja nga LSDM, Jovana Trençevska, kërkoi që në rend dite të shtohet Ligji për “branitellat”. “Si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset plotësimi i Ligjit për të drejtat e posaçme për pjesëtarët e sigurisë të Maqedonisë së Veriut dhe të anëtarëve të familjeve të tyre…

