Author: Hamdi Kumanova

Deputetët kanë planifikuar të debatojnë sot për interpelancën ndaj ministrit të MPB-së, Pançe Toshkovski të dorëzuar nga grupi parlamentar “E Majta”. Seanca plenare është planifikuar për në orën 11:00. Interpelanca u paraqit më 14 prill sepse, sipas “Të Majtës”, ministri Toshkovski e kreu funksionin e tij në mënyrë të papërshtatshme, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, gjë që çoi në një sërë veprimesh të paligjshme, skandalesh dhe transferimesh personeli në Ministrinë e Brendshme. Ndaj ministrit të MPB-së një interpelancë u ngrit edhe në janar, së bashku me katër interpelanca të tjera ndaj ministrave të qeverisë. Interpelancat…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, beson se koalicioni VLEN nuk bën pyetje në Qeveri për integrimin evropian të vendit. Askush nuk i pyet ata për BE-në apo për ndonjë çështje tjetër, pohon Osmani. “Jam i gatshëm të them se ku mund të kemi bërë gabime gjatë këtij procesi, nëse ka vullnet të mirë të vërtetë nga të dyja palët për të nxjerrë në pah gabimet në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje të mesme dhe të arrijmë një kompromis. Nëse ka vullnet për një konsensus shtetëror, le të themi se ku mund të kishte qenë më mirë. Nuk ka…

Lexo më Shumë

Partia Liberale e Mark Carney ka fituar zgjedhjet në Kanada – duke përfunduar një kthesë mahnitëse të fatit të nxitur nga kërcënimet e aneksimit dhe lufta tregtare e Donald Trump. Pas mbylljes së qendrave të votimit, Liberalët parashikohej të fitonin më shumë nga 343 vendet e parlamentit sesa Partia Konservatore. Megjithatë, nuk ishte menjëherë e qartë nëse ata do të fitonin një shumicë të plotë apo do të duhej të mbështeteshin në një ose më shumë parti më të vogla për të formuar një qeveri dhe për të miratuar legjislacionin. Duke folur pas rezultatit, Carney tha: “Presidenti Trump po përpiqet…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në ora 10:00 për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pas gjashtë dështimeve radhazi për të zgjedhur Albulena Haxhiun, kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje. Mungesa e shumicës së nevojshme për votimin e saj ka thelluar krizën politike, duke pamundësuar funksionalizimin e plotë të legjislativit dhe duke shtyrë kështu formimin e institucioneve në vend. Deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi, derisa ka folur për situatën politike, ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se si parti fituese, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka të…

Lexo më Shumë

Prokurori Ed Martin pretendon se Wikipedia po manipulohet nga “aktorë të huaj”. Administrata Trump vazhdon përpjekjet e saj në lidhje me qasjen e lirë në informacion – këtë herë duke synuar Wikipedian. Më herët këtë javë, Ed Martin, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së në detyrë për Distriktin e Kolumbias dhe një i emëruar nga Trump, i dërgoi një letër Fondacionit Wikimedia duke e akuzuar atë për ‘përhapje propagande’ dhe duke kërcënuar se do t’i japë fund statusit të tij jofitimprurës, raporton Gizmodo. Në një letër të botuar për herë të parë nga The Free Press, Martin pretendon se Wikipedia lejon…

Lexo më Shumë

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën “29 Nëntori”, një 35 vjeçar, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Ai u përplas nga automjeti teksa po kalonte trafikndarësen Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

Lexo më Shumë

Dje, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër arrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të dyshuarve tjerë për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, shkruan Insajderi. Sipas dokumentit terroristi Milan Radoiçiq bashkë me 19 persona dyshohet për vrasjen e 106 civil shqiptarë. Këta janë emrat e të dyshuarve tjerë: Milovan Kovacevic, Radomir Colió, Milos Đ osan, Milos Dosan, Predrag Ristié, Srdan Krstió, Ljubisa Obradovió, Zivko Sarié, Spaso Sarió, Lazar Draskovió, Zvonko Ristió, Darko Gligorijevié, Cedomir Bozovié, Vladimir Bozovic, Robert Dobrunaj, Radomir Rakovió, Ljubisa Rakovié, Milos Scepanovié, Milan Radoidió, Svetislav Gligorijevié, Tomica Avramovié. Vendimi është lëshuar më datë 15 prill…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e çuditshme është raportuar në Lipjan, ku një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen e veturës së tij luksoze, një Audi Q7, që kishte parkuar në muajin shkurt. Raportohet ser pronari i veturës, S.M kishte parkuar automjetin e tij në rrugën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Konjuh, përballë pompës së derivateve në datat 25 ose 27 shkurt 2025 – edhe pse vetë nuk është i sigurt për datën e saktë të parkimit. Sipas tij, më 16 prill 2025, kur kishte shkuar për ta marrë veturën, kishte konstatuar se ajo nuk ndodhej më në vendin ku e kishte…

Lexo më Shumë

Menjëherë pas çlirimit nga pushtuesi fashist, në Shqipëri u vendos regjimi komunist, i cili bazohej në diktaturën e proletariatit dhe në luftën e klasave. Qeveria e drejtuar nga Enver Hoxha, në vitet e para të pasçlirimit u paraqit si qeveri me vizion, e cila kishte hartuar projekte për zhvillimin arsimor, kulturor, ekonomik dhe shoqëror të vendit. Në fillimet e tij shteti komunist, nuk u afirmua në publik si shtet ateist, por si shtet laik. Megjithatë kjo nuk do ta pengonte shtetin që të fillonte luftën për zhdukjen e feve, si ideologji kundërshtare. E zhvilluar në një shoqëri të mbyllur dhe…

Lexo më Shumë

Analisti Ylli Hoxha në “Debat Plus” ka thënë se shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhje. “Lëvizja për dy-tre përqind që mund të ndodh gjatë kësaj kohe është e pamjaftueshme me prodhua zgjidhje”. Ai ka thënë se në momentin kur janë largu nga kombinimi nëntë deputetë që vijnë nga Lista Srpska për krijimin e shumicës sipas tij është tejet e vështirë që dy polet politike [VV në njërën anë dhe në anën tjetër tabori opozitar i deritanishëm] të krijojë një shumicë të tillë apo ndryshim të tillë zgjedhor që mund të jep zgjidhje në raundin e ri. “Pra, nuk mund të…

Lexo më Shumë

Pas lëshimit të urdhërarrestit për Millan Radoiçiq dhe 19 serbë të tjerë, për krime lufte në Kosovë, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka theksuar rëndësinë e ndëshkimit të kriminelëve të luftës. Ai kërkoi që ky proces të mos përfundojë me dënime të ulëta, siç ka ndodhur në të kaluarën. Hoti, ka thënë se, si familjar i një të zhdukuri dhe njëkohësisht kryesues i Komisionit për Persona të Zhdukur, konsideron se ky urdhërarrest është një hap i rëndësishëm, por që nuk mund të shërojë plagën e familjeve të viktimave pa vendosur drejtësinë. Ai ka theksuar se…

Lexo më Shumë

Më 29 prill 1945, njësi të Armatës së Tretë të Shteteve të Bashkuara, që komandohej nga gjenerali amerikan, George Patton, çliruan kampin famëkeq nazist të Dakaut, në afërsi të qytetit Mynih. Amerikanët zbuluan rreth 30 mijë të burgosur të uritur e të sëmurë dhe kufoma të panumërta pas gardhit të telave me gjëmba. Më 1933 Dakau u bë kampi i parë i përqendrimit, i krijuar nga qeveria e Gjermanisë naziste, për të mbajtur të burgosurit politikë. Më vonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një kamp pune prej skllevërish dhe një qendër kërkimesh shkencore ku mjekë nazistë kanë…

Lexo më Shumë