Paraditen e sotme është regjistruar një aksident tjetër në bulevardin “Cvetan Dimov” në Çair, te rruga e njohur si rruga “Jaja Pasha”, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 75-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërkaq shtojnë se autoritetet po kryejnë kontrollet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. “Sot (28.04.2025) në ora 10:15 në SPB-Shkup është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në Buevardin “Cvetan Dimov” në Shkup, në të cilin u përfshinë automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.D.(75), një furgon “Fiat” i parkuar me targa të Kumanovës, i drejtuar më…
Author: Hamdi Kumanova
Më 27.04.2025 në ora 08.40 në SPB Shkup, S.А. ka denoncuar se gjatë natës më 27/28.04.2025 nga autoservisi i tij në zonën e Gazi Babës ishte marrë automjeti transportues „iveko dejli–furgon“, pronë e ARM-së, që ishte lënë për servis, si dhe tabela regjistrimi të automjetit të pasagjerëve „mazda“ që ishte në servis. Po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit.TS
Më 27.04.2025 në ora 21.10 në SPB Shkup, S.S.(59) nga f.Gërçec, rrethi i Shkupit, ka denoncuar se mbi automjetin e tij të pasagjerëve „citroen“, me targa regjistrimi të Shkupit, që ishte parkuar në oborrin e tij, kishte rënë gëzhojë endacake nga arma e zjarrit. Po punohet për zbardhjen e rastit. TS
LSDM-ja sot publikoi një video për të cilën pretendon se është nga radari policor, ku shihet se si vëllai i kryetarit të komunës së Gazi Babës, Borçe Stefkovski, ngas me shpejtësi të madhe, ndërsa policia nuk e dënon. Më 20 prill, në ora 18:30, në bulevardin “Aleksandri i Madh”, policia me radar regjistroi një automjet që po lëvizte me shpejtësi shumë më të madhe se e lejuara, një “Mini Cooper” i Dalibor Stefkovskit, vëllai i kryetarit të komunës së Gazi Babës, Borçe Stefkovski. Ai po udhëtonte me 88 kilometra në orë, edhe pse shpejtësia e lejuar ishte 50 kilometra në…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një përvojë unike dhe një shenjë të jashtëzakonshme respekti për figurën e Atit të Shenjtë. “Në një ceremoni ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota – Afrika, Azia, Europa, Amerika Latine, Shtetet e Bashkuara, bota arabe dhe Lindja e Mesme – u dëshmua nderimi i madh për këtë figurë të madhe fetare dhe publike. Papa Françesku edhe një herë na dha një dëshmi të madhështisë së tij:…
Nga data 1 maj, rikthehet në funksion marrëveshja për lëvizje të lirë në mes të pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, e cila kishte pushuar së zbatuari që nga 1 marsi. Me rikthimin e kësaj marrëveshjeje, udhëtarët nuk do t’i nënshtrohen më kontrolleve kufitare në hyrje dhe dalje mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në këtë zonë. Ndërkohë, gjatë fundjavës, pika kufitare e Morinës ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh. Sipas të dhënave të fundit nga Dogana e Morinës, deri në mesditën e së shtunës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete, raporton…
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër М.D.(33) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 20.09.2024 në Shtip, nëpunësit policorë i bënë kontroll të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar amfetaminë dhe marihuanë.TS
Një incident i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në pikën kufitare “Tabanoc”, ku një qytetar nga Ohri, duke drejtuar një automjet të markës “Passat”, është përplasur në një shtyllë metalike mbi të cilën ishin të vendosura kamera të sigurisë, informon Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë. “Me datë 27 prill në ora 18:30 në vendkalimin kufitar “Tabanoc” është raportuar për një aksident trafiku, në të cilin automjeti “Passat” me targa të Ohrit, i drejtuar nga S.L.(59) nga Ohri, është përplasur në shtyllën metalike me kamera video vëzhgim”, thonë nga MPB.
MEPSO njoftoi ka shpallur një tender të ri ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, një projekt me rëndësi kyçe për integrimin rajonal dhe stabilitetin energjetik të RMV-së. Bëhet fjalë për tender me të cilin ShA MEPSO, së bashku me BERZH-in, vendos model të ri të procedurave transparente dhe profesionale, një prokurim publik i bazuar në kriteret më të larta për performancën teknike, cilësinë dhe aftësinë financiare. “Më vjen keq që për më shumë se tre dekada, pavarësisht pluralizmit politik dhe ndryshimeve demokratike, nuk ka pasur guxim dhe vizion institucional për të…
Dje në Bërnjak gjatë kontrollit të një automjeti me targa srbe kanë gjetur 11 mijë e 300 euro në kartëmonedha dhe 79 mijë e 780 dinarë të Serbisë në kartëmonedha. Rasti ës htë duke u trajtuar në procedurë të mëtejme për kundërvajtje doganore nga ana e Doganës së Kosovës. “Me datën 27.04.2025 rreth orës 12:55 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët policorë kufitarë, në bashkëpunim edhe me zyrtarët doganorë, kanë realizuar një kontroll të përbashkët. Me ç’rast gjatë kontrollit në një automjet me targa serbe me drejtues shtetas të Serbisë, janë gjetur 11.300…
Pas përfundimit të procedurës hetimore, prokurori i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për kryerjen e një krimi – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 dhe një tjetër krim – Tentativë për vrasje sipas nenit 19 të Kodit Penal. Gjatë hetimit janë siguruar prova që konfirmojnë se më 01.11.2024, në Haraçinë, dy vëllezërit me moshë 23 dhe 31 vjeç, me dashje dhe në mënyrë të fshehtë, privuan nga jeta një person dhe u munduan të privuan nga jeta edhe një tjetër. Me dy të dëmtuarit – baba…
Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë marsh më 29.04.2025 (e martë) duke filluar nga ora 12:05 si simbol i reagimit të vonuar në Shkup. Marshi do të fillojë para Prokurorisë në Shkup, do të vazhdojë në sheshin e qytetit në Shkup dhe do të vazhdojë para Kuvendit të Maqedonisë. “Ne meritojmë përgjigje, nuk jemi ekspertë të ligjit dhe procedurave ligjore dhe për këtë arsye nuk e kuptojmë se si ekspertët e ligjit arrestojnë dhe lirojnë, a janë të vetëdijshëm se besimi tashmë edhe ashtu i lëkundur në punën aktuale institucionale me arrestime e pastaj lirime…

