Javën e kaluar, nga data 21-26 prill u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ku marrin pjesë ministrat e Financave të vendeve anëtare, guvernatorë të bankave qendrore dhe drejtues të lartë të institucioneve financiare e përfaqësues të botës akademike, biznesit dhe shoqërisë civile. Në përfundim të takimeve, Guvernatori Sejko vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm me FMN-në dhe Bankën Botërore, duke nënvizuar rolin e tyre kyç në mbështetjen e reformave ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko mori pjesë edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar…
Author: Hamdi Kumanova
I dyshuari për një sulm të tmerrshëm me makinë në një festival të trashëgimisë filipinase në Vancouver është akuzuar për tetë akuza të vrasjes së shkallës së dytë, kanë njoftuar prokurorët. Ngjarja e tmerrshme, që ndodhi gjatë festivalit vjetor Lapu Lapu që kremton kulturën filipinase, la 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Kai-Ji Adam Lo, 30 vjeç, një banor i Vankuverit, është paraqitur në gjykatë dhe mbetet në paraburgim. Hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e terrorizmit dhe kanë njoftuar se Lo ka një histori të problemeve me shëndetin mendor. Prokurorët kanë theksuar se mund të ngrihen akuza të tjera…
Pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi të përdorë papritmas një ton më të ashpër ndaj Presidentit rus Vladimir Putin. Në platformën e tij online Truth Social, Trumpimadje e kërcënoi Rusinë me sanksione. Sulmet e fundit të raketave ruse mbi zonat civile në Ukrainë e bënë atë të besonte se shefi i Kremlinit nuk ishte i interesuar t’i jepte fund luftës. Trump shkroi se po vdesin shumë njerëz dhe “kjo më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron fare ta përfundojë luftën, por thjesht dëshiron të më mbajë zvarrë mua. Po ashtu…
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i konsideron propozimet e fundit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për lëshime të gjera territoriale nga ana e Ukrainës në favor të Rusisë si shumë largvajtëse. “Ukraina mund ta kishte arritur vetë një gjë të tillë, si të thuash përmes një kapitullimi një vit më parë”, tha politikani i socialdemokrat në emisionin “Bericht aus Berlin”. Ndihmat për Ukrainën do të vazhdojnë Pistoriusi e siguroi Ukrainën për ndihma të mëtejshme ushtarake nga Gjermania – edhe në rast të ndërprerjes së mbështetjes amerikane. Kjo është përcaktuar qartë edhe në marrëveshjen e koalicionit, theksoi ai. “Nëse…
Një delegacion fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit më 28 prill 2007 arriti për vizitë në Krushë të Vogël, ku serbët kryen masakra të tmerrshme ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ambasadorët e 15 shteteve anëtare të KS të OKB-së vizituan shtëpinë ku u masakruan, vranë dhe u karbonizuan të 113 meshkujt e këtij fshati, prej moshës 13-vjeç deri te pleqtë. Të pritur nga nëna, gra të veja e fëmijë jetimë, me emrat e të dashurve të shënuar në çarçafë të bardhë, ambasadorët u informuan nga gjashtë dëshmitarët e mbijetuar, se masakra e cila i ngjan…
Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e papaguara të Sirisë ndaj Bankës Botërore. Kështu kanë thënë të dy vendet në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA), duke hapur rrugën për miratimin e miliona dollarëve në grante për rindërtim dhe për të mbështetur sektorin publik të paralizuar të vendit. “Në vazhdim të përpjekjeve të vazhdueshme nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Shteti i Katarit për të mbështetur dhe përshpejtuar rimëkëmbjen e ekonomisë së Republikës Arabe Siriane, dhe në dritën e diskutimeve të fundit të mbajtura gjatë Tryezës së Rrumbullakët të Nivelit të Lartë…
Në emisionin “Review”, analisti Lavdrim Lita komentoi situatën aktuale politike, duke theksuar se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një ofertë të ulët për qytetarët, e cila, sipas tij, dekurajon masivisht votuesit. Lita theksoi se Kryeministri Edi Rama po përpiqet të dekurajojë votuesit e opozitës, ndërsa Sali Berisha nuk ka arritur të ngrejë një vrull shoqëror për ndryshim, por është fokusuar te besnikët e tij tradicionalë. Lita shpjegoi arsyet se pse ndodhin këto fenomene dhe theksoi se situata aktuale është pasojë e një produkti të bashkëpunimit midis PS dhe PD. Ai po ashtu theksoi se pasojat e ndryshimeve kushtetuese, si…
Shpenzimet botërore ushtarake arritën në 2718 miliardë dollarë në vitin 2024, që paraqet një rritje prej 9.4 për qind në terma realë krahasuar me vitin 2023 dhe është rritja më e madhe vjetore që nga të paktën fundi i Luftës së Ftohtë. Kështu thuhet në raportin e ri të publikuara më 28 prill nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm (SIPRI). Sipas raportit, shpenzimet ushtarake janë rritur në të gjitha rajonet e botës dhe një rritje e shpejtë është regjistruar veçmas në Evropë dhe Lindje të Mesme. Pesë shpenzuesit kryesorë ushtarakë – Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Gjermania…
SHBA “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht ftesës së SHMS “Besa” nga Çellopeku për të marr pjesë në aktivitetin e tyre të parë promovues, në marshin e quajtur Çellopeku 2025. Mali i Thatë ka shumë porta, sikur portat e qiellit dhe të tokës, e njëra prej tyre ishte edhe pjesë e shtegut përrallor 12 km që e kaluam bashkërisht me bjeshkatarë dhe alpinist nga të gjitha trojet shqiptare. Secili bjeshkatarë ndante nga vetja ngjarje dhe rrëfime nga vendet ku ka shkelur me këmbë, në këtë mënyrë duke motivuar njëri-tjetrin për sfidat dhe aktivitetet e ardhshme. Secili sport në epiqendër ka njeriun dhe…
Në vitin e ardhshëm shkollor 2025-26, maturantët për herë të parë do të përballen me tre lloje të maturës shtetërore në Maqedoni të Veriut, varësisht arsimit të mesëm që përfundojnë. Ndryshimet në Ligjin për Arsim të Mesëm parashikojnë: Maturë Shtetërore për gjimnazet, Maturë Shtetërore për shkollat profesionale si dhe Maturë Shtetërore për shkollat e Artit. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve shpjegojnë se këto risi janë pozitive ndërsa maturantëve ua lehtësojnë realizimin e këtyre provimeve. “Me maturën shtetërore kanë të drejtë të konkurojnë në të gjitha fakultetet ndërsa me Maturën profesionale shtetërore ata mund të orientohen në drejtimet ku ishin më…
Më 25.04.2025 në orën 21:00, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë privuan nga liria N.I. (45) nga rrethina e Dellçevës, duke vepruar në bazë të një denoncimi paraprak se ai e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresa përkatëse. TS
Janë zbuluar keqpërdorime në më shumë se 2000 hektarë tokë bujqësore që shteti i ka dhënë me koncesion, ndërsa inspektorati do të vazhdojë kontrollet për të siguruar që toka të arrijë te bujqit e ligjshëm, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë vizitës së sotme në Prilep. “Nga kontrollet që kemi kryer që nga dita e parë e marrjes së Ministrisë, bëhet fjalë për rreth 2000 hektarë që janë zbuluar, por ka edhe keqpërdorime me subvencionet që janë përdorur nga shteti në mënyrë të paligjshme. Kontrolli i inspektoratit për keqpërdorim është i vazhdueshëm”, tha Tripunovski.…

