Gjatë Konferencës së Kryetarëve, demokrati Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së organizimit të punimeve të Kuvendit dhe mënyrës së vendimmarrjes nga mazhoranca. Marrë shkasë nga seanca që pritet të mbahet sot në orën 12:00, Bardhi shprehet se nuk është caktuar asnjë çështje jashtë rendit të ditës, ndërsa kujton se e garanton rregullorja e Kuvendit këtë gjë. “E keni kthyer Kuvendin në pronë private. Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, kur në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar vetë me duart tuaja. Keni caktuar një seancë turpi, vetëm për të bërë një foto aty.…
Author: Hamdi Kumanova
Si pjesë e Planit Operacional të Punësimit për vitin 2025, Qeveria njoftoi se do të punësojë 400 zjarrfikës, të cilët do të vihen në dispozicion të komunave në vend, ku do të ketë nevojë më të madhe. Kjo masë është pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse për të ulur papunësinë dhe për të forcuar kapacitetet e komuniteteve për t’u përballur me zjarret. Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi në konferencën e sotme për shtyp se masat e parashikuara në Planin Operacional kanë një vlerë prej 40 milionë eurosh dhe synojnë të mbulojnë mbi 16,000 qytetarë. Punësimi i zjarrfikësve është vetëm një nga një…
VLEN vazhdon me emërimet në funksione kyçe në institucione publike. Së fundmi, Njomza Imeri Ismaili është emëruar drejtoresh e Qendrës për Kulturë në Tetovë. Emërimi i saj vjen si pjesë e reformave që VLEN ka premtuar për të sjellë energji të reja dhe profesionalizëm në drejtimin e institucioneve kulturore. Njomza Imeri Ismaili njihet për angazhimin e saj në fushën e kulturës dhe pritet të sjellë një frymë të re në zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve kulturore. Nga VLEN kanë bërë të ditur se ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë të reformimit dhe funksionalizimit të institucioneve në…
Bayerni ka zyrtarizuar nënshkrimin e Jonathan Tah. Lojtari gjerman, 29 vjeç, u transferua në Mynih si transferim i lirë nga Bayer Leverkusen dhe i është dhënë një kontratë deri më 30 qershor 2029. Qendërmbrojtësi do të veshë fanellën me numër 4 për kampionët gjermanë. “Jemi të kënaqur të mirëpresim Jonathan Tah te FC Bayern. Si një lojtar ndërkombëtar me përvojë dhe lider, ai sjell qëndrueshmërinë dhe cilësinë që do të forcojë mbrojtjen tonë. Ai është një fitim i vërtetë për ne – dhe gjithashtu ka provuar se mund të fitojë tituj.”, deklaroi Jan-Christian Dreesen, Drejtor Ekzekutiv i FC Bayern. “Jam…
Postimet në rrjetet sociale nga banorët e kryeqytetit të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë treguar një bollëk brejtësish që notojnë në lumin Milacka, i cili rrjedh nëpër qendër të qytetit. Banorët e Sarajevës, të mësuar prej kohësh me shërbime të dobëta publike, kanë postuar gjithashtu foto të kontejnerëve të mbeturinave të mbushur plot dhe hedhjeve të paligjshme të mbeturinave – së bashku me ankesa se autoritetet nuk kanë arritur të largojnë kafshët e ngordhura nga zonat publike, përfshirë këndet e lojërave të fëmijëve. E gjithë kjo krijon një mjedis të mrekullueshëm për shfaqjen e minjve. Megjithatë, për njerëzit, pamja është disi…
Aeroplani i marinës së Koresë së Jugut me katër anëtarë të ekuipazhit u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor të enjten dhe nuk dihet menjëherë nëse ata mbijetuan, tha marina. Aeroplani patrullues P-3C u ngrit nga baza e tij në qytetin juglindor të Pohang në orën 13:43, por ra në tokë për arsye të panjohura, tha marina në një deklaratë. Marina po punon për të përcaktuar statusin e katër personave në bordin e aeroplanit dhe arsyen e rrëzimit, tha deklarata. Nuk ka pasur raportime për viktima civile në tokë, tha ajo, raporton Associated Press. Stacioni policor i Nambu-së i Pohang konfirmoi…
Rusia i ka propozuar Ukrainës që raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe të zhvillohet në Stamboll në datën 2 qershor. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm rus Sergeji Lavrov. Sipas deklaratës së tij delegacioni rus është gati të vazhdojë bisedimet me një raund të dytë të hënën në Stamboll. Pala ruse synon të paraqesë gjatë takimmit “memorandumin” e saj për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Ukraina dëshiron të shohë kushtet e Rusisë për paqe Ukraina ka rënë dakord të takohet përsëri me negociatorët e Moskës, por dëshiron t’i shohë paraprakisht kushtet e Rusisë për paqe. Ministri…
Sipas burimeve nga persona të brendshëm NATO dëshiron që Gjermania të vërë në dispozicion edhe shtatë brigada të tjera, pra rreth 40,000 ushtarë shtesë për mbrojtjen e aleancës. Objektivat e reja për armët dhe madhësinë e trupave, për të cilat ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s pritet të bien dakord javën e ardhshme, konsiderohen si të rëna dakord, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters tre persona që kanë njohuri për këtë çështje. Sipas një zyrtari të lartë ushtarak objektivi për numrin e përgjithshëm të brigadave që aleatët e NATO-s do të duhet të vënë në dispozicion në të ardhmen…
Turqia do të jetë një nga aktorët kryesorë në procesin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, tha të mërkurën Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone. Në një konferencë për media pas Konferencës së 18-të të Shefave të Shtabit të Vendeve të Ballkanit, e cila u zhvillua në Komandën e Qendrës Shumëkombëshe të Luftës së Përbashkët në Stamboll, ai tha se armata turke është e dyta në Aleancë. “Turqia po bën shumë për aleancën. Është Armata e 2-të e aleancës. Prandaj, nuk mund ta shpërfillim këtë. Kjo do të thotë diçka. Dhe gatishmëria dhe përgatitja luftarake,…
Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka miratuar listën me 25 kandidatë për kryetarë komunash që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Megjithatë, emri i kandidatit për kryetar të Qytetit të Shkupit ende nuk është përcaktuar, pasi siç u tha, analizat dhe anketimet për këtë pozitë janë në zhvillim e sipër. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Gjorgjija Sajkoski, pas mbledhjes së Komitetit, deklaroi se shumica e kandidatëve të përzgjedhur kanë dëshmuar veten me punën e tyre në mandatin e kaluar si kryetarë komunash. Këta janë kandidatët e propozuar: 1. Aerodrom – Dejan Miteski 2. Butel – Darko Kostovski 3. Gjorçe…
Elon Musk ka njoftuar se po largohet nga administrata e Donald Trump, ku udhëhiqte zyrën që kishte për qëllim të ulte shpenzimet e qeverisë amerikane. Gjatë mandatit të tij, qindra mijëra punonjës u pushuan nga puna ose u ri-sistematizuan. Në një postim në platformën e tij X, njeriu më i pasur në botë i shprehu falënderim Trump-it për mundësinë që i dha për të udhëhequr Zyrën për Efiçiencë Qeveritare, e njohur me akronimin DOGE (Departamenti për Efiçiencën e Qeverisë). Sipas BBC-së, Shtëpia e Bardhë ka nisur procesin formal për largimin e tij nga pozita e “zyrtarit të posaçëm qeveritar”, pozitë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 55-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Sipas bluve, 55-vjeçari me iniciale L. D., është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”. “Rreth orës 07:20, në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. D., 55 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarës”, njoftoi policia.

