Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave, edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Bosnja dhe Hercegovina kishte diferencën më të madhe paga-produktivitet, ndërsa Serbia më të ulëtën, pasi rritja e pagave shoqërua me një rritje të ngjashme të produktivitetit prej 7%, sipas një analize të fundit të Bankës Botërore në raportin e fundit ekonomik për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Që nga janari i vitit 2025, rritja më e madhe në rajon e pagës minimale u vu re në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH), ku paga minimale u rrit…
Author: Hamdi Kumanova
Fashion Weekend Shkup me mbështetjen e UNIBank festoi edicionin e 30-të – jo vetëm si një ngjarje modë, por si një skenë e kulturës. Nëse dita e parë filloi me një ekspozitë që feston bashkësinë përmes artit, dita e dytë hapi modën drejt një maratoni diskutimesh për të ardhmen, e ndjekur nga defilet e guximshme të studentëve, dita e tretë u bë zëri i brezit të ri: i sinqertë, i guximshëm dhe vizionar. Si partner kryesor, UNIBank mbështet vizionin e FWSK për një modë që shkon përtej glamurit dhe reflekton pulsimin e komunitetit. Diamond Residence Carat West Office, vendndodhja e…
Fashion Weekend Skopje me mbështetjen e UNIBank festoi botimin e 30-të – jo vetëm si një ngjarje modë, por si një skenë kulturore. Nëse dita e parë filloi me një ekspozitë që feston bashkësinë përmes artit, vazhdoi me defile studentore më të guximshme se çdo trend dhe përfundoi me dizajnerë rajonalë që sollën vizion, jo vetëm veshje, dita e dytë ishte konfirmimi se kjo nuk është thjesht një javë modë – por një poligon kulturor ku moda nuk është vetëm për t’u shfaqur, por për t’u folur. Si partner kryesor, UNIBank mbështet vizionin e FWSK për modë që shkon përtej…
Shkupi, tashmë për 15 vjet, është një qendër e vendosur rajonale që e njeh modën përmes kontekstit kulturor dhe social të ndryshimeve. Dhe dita e parë e Fashion Weekend Skopje të fuqizuar nga UNIBank, sezoni numër 30, e vërtetoi pikërisht këtë: moda nuk jeton më vetëm në pistë, por në hapësirën midis njerëzve, fjalëve dhe dëshirës së përbashkët për ndryshim. Si partner kryesor, UNIBank mbështet vizionin e FWSK për një modë që shkon përtej glamurit dhe reflekton pulsionet e komunitetit. Nën sloganin “Community”, ky edicion jubilar nisi jo me shkëlqim, por me thellësi. Diamond Residence Carat West Office, vendndodhja e këtij viti të eventit, u shndërrua në një laborator…
Normalja e re e Kryeministrit Mickovski. (nga mini protesta jonë para Prokurorisë) Republika e Maqedonisë së Veriut ndodhet në krizë. Paaftësia e Kryeministrit Mickovski për të gjetur zgjidhje ndaj perspektivës evropiane, ekonomisë, përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike, shëndetësinë, ekologjinë si dhe reformat në gjyqësor, na solli të kundërtën. Pra, na solli izolimin e shtetit, regres në zhvillimin ekonomik, përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike, shëndetësi kaotike, ajër të papastër (ndër të parët në botë) si dhe partizim të Gjyqësorit. Eh, kjo është “normalja e re” e një Kryeministri të paaftë. Ai na solli një sërë krizash në më pak se…
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi juridik nga Tetova, ndaj I.C. (40) nga Tetova – menaxher i personit juridik, dhe A.H. (30) nga Tetova – i punësuar në personin juridik, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “organizim i lojërave të fatit pa licencë ose leje nga organi kompetent” dhe “inkasim ose pagesë e palejuar në para të gatshme të huaja”. Më 03.10.2024, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike kryen kontroll në subjektin juridik, ku konstatuan se organizoheshin lojëra të fatit, megjithëse…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur armëpushim të njëanshëm treditor në Ukrainë nga 8-11 maj. Ai i ka bërë thirrje edhe Kievit të bëjë të njëjtën gjë, ka njoftuar Kremlini të hënën, raporton CNN. Kremlini ka thënë se vendimi për armëpushim është marrë pasi Rusia në ato data feston Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Naziste. Armëpushimi do të fillojë më 8 maj dhe do të zgjasë deri më 10 maj. Vendimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtuar përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Deri në këtë moment, Putini kishte refuzuar të pranonte një armëpushim të…
Më 27.04.2025, në ora 13.30, në SPB Shkup, K.P. (41) nga Shkupi ka denoncuar se më 26.04.2025 në ora 20:00 në zonën e komunës së Aerodromit, vajza e saj 14-vjeçare ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitura, të cilat i ka njohur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS
Më 27.04.2025, në ora 13.25, në rrethinë të Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar L.Gj. (36), për shkak se në oborrin e shtëpisë familjare, ka sulmuar fizikisht babanë e tij 65-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.TS
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mbajti një fjalim sot në një aktivitet ku u shënua “Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”. Bashkangjitur Ju dërgojmë fjalimin e ministrit Durmishi. Në kushte të ndryshimeve të thella në botën e punës, globalizimit, ndryshimeve teknologjike, modeleve të reja të biznesit, etj., një nga sfidat më të rëndësishme të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës është të përcaktojë se cilët persona, respektivisht punëtorët, duhet të jenë objekt i mbrojtjes dhe të gëzojnë mbrojtje adekuate në punë. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe digjitalizimi i botës afariste në dekadën e fundit ka mundësuar…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,40 % në raport me vendimin e datës 22.04.2025. Nga data 29.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 73,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 75,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-Е V) 66,00 (denarë/litër) Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 65,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 37,155 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe…
Sot (28.04.2025) në ora 01.45 në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Çairit ishte djegur automjeti i pasagjerëve „audi a3“ me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e H.H.(38) nga Shkupi. Persona të plagosur nuk ka, ndërsa zjarri ishte shuar nga pronari i automjetit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS

